E shtune, 05.10.2024, 12:56 PM (GMT+1)

Kulturë » Kozeta

Kozeta Zylo: Nëna nga Kosova Zoje Prendi iu bashkua në përjetësi 5 djemve të vrarë nga serbët

E merkure, 02.06.2021, 08:52 PM


Nëna nga Kosova Zoje Prendi iu bashkua në përjetësi 5 djemve të vrarë nga serbët

Nga Keze Kozeta Zylo

Nuk ka qenie njerëzore dhe për më tepër nënë në botë që të mos tronditet kur dëgjon rreth masakrave serbe në Kosovë!  Sot morëm lajmin e hidhur të ikjes nga kjo botë të Nënë Zoje Prendi, Zonjë Perëndie që kuçedra serbe i gllabëroi si nëpër legjenda 5 djemtë e saj  Viktorin, Sokolin, Markun, Robertin dhe Gjergjin. Çfarë tmerri kur e lexon!  Çfarë tragjedie ka ndodhur bash m’u në zemër të Europës në Mejë.

Masakra e Mejës ishte vrasja masive e 372 civilëve shqiptarë të Kosovës nga policia serbe dhe forcat e ushtrisë serbe, e kryer, më 27 prill 1999 në fshatin Mejë, afër qytetit të Gjakovës, gjatë luftës së Kosovës. Ata ishin kryesisht midis moshave 14 dhe 60 vjeç.

Imagjinata ime lëviz mbi trupat e masakruar të burrave të Mejës nga krokodili serb dhe ndaloj për momentin, ndaloj se shkruari, më zë gjaku i vëllezërve të mi nëpër foto tëperçudnuara, të nxjerra sysh nëpër rrugë e kudo.  Nuk është larg, thjesht 22 vjet më parë dhe bota e civilizuar akoma hesht për të sjellë në gjyqin ndërkombëtar kriminelët serb të cilët kryen genocid ndaj Kosovës vetëm pse ishte etnike shqiptare.  Por në ndihmë të kujtesës janëgjithmonë penat brilante të Kombit e meqënse jemi tek Gjakova e perëndeshës Zoje, pranë më vjen Din Mehmeti me poezine “Avulli iI zi” si “Bulevardeve të mënyrës dëftore/ zjarri e uji luftonin përsëri/ maskat ëngjëj maskat thikë/shkelinin pushtonin çdo pikë/ Rreth nesh vajtonte era/ rreth nesh ulërinin bishat/ mbi gjakun tonë të mbetur.

Në atë masakër, burrat u nxorrën nga kolonat e refugjatëve në një pikë kontrolli në Mejë dhe familjet e tyre u urdhëruan që të vazhdojnë udhën për në Shqipëri.

Sipas Studiuesve te Human Rights Watch,masakra e Mejës ishte vrasja masive e 372 civilëve shqiptarë të Kosovës nga policia serbe dhe forcat e ushtrisë serbe, e kryer, më 27 prill 1999 në fshatin Mejë, afër qytetit të Gjakovës, gjatë luftës së Kosovës.

Burrat dhe djemtë u ndanë nga kolona, pastaj u ekzekutuan pranë rrugës. Masakra konsiderohet si më e madhja gjatë luftës së Kosovës në vitet 1998-1999.

Vetëm një pjesë e kufomave janë gjetur, pjesa tjetër janë vënë në kamionë dhe janë transportuar në Serbi, ku janë varrosur në varreza masive ose janë djegur për të zhdukur gjurmët.

Meja është një fshat i vogël shqiptar në Kosovë, i vendosur disa kilometra në Veri-Perëndim të qytetit të Gjakovës.

Studiuesit e Human Rights Watch dëgjuan për masakrën në mëngjesin e hershëm të 28 prillit, kur refugjatët nga Kosova hynë në Shqipëri përmes pikës kufitare të Morinës. Refugjatët që mbërritën gjatë ditës raportuan se panë burra të rreshtuar përgjatë rrugës në Mejë. Refugjatët që mbërritën në mbrëmje, dhe ditën e nesërme, pretenduan se kishin parë një numër të madh kufomash pranë rrugës në fshat, ashtu siç i panë dhe refugjatët që kishin kaluar nëpër Mejë rreth mesditës.

Një vajzë tetëmbëdhjetë vjeçare që kishte kaluar nëpër Mejë në atë kohë deklaroi se ajo pa pesëmbëdhjetë kufoma në anën e djathtë të rrugës.  Rruga ishte e mbuluar me gjak. Në anën e djathtë ishin pesëmbëdhjetë burra. I numërova. Ata ishin shtrirë me fytyrë poshtë, gjaku ishte rreth e rrotull dhe nuk lëvizte.

Drithërimë të përshkon trupin kur lexon këto dëshmi makabare…  Nënë Zoja mori mbi vete dramën e familjes së saj, humbjen e 5 luanëve të Kosovës në masakrën e Mejës nga serbët.  Duke shkruar vazhdojne të enden vargjet lapidar të poetit të shquar Din Mehmetit si:

Rreth nesh vajtonte era/ rreth nesh ulërinin bishat/ mbi gjakun tonë të mbetur…

Flini e qetë Nënë Zoje, Zonjë Perëndie, se bijtë e rënë të Kosovës bashkë me djemtë tuaj Viktorin, Sokolin, Markun, Robertin dhe Gjergjin do të ringjallen si Feniksi nga hiri i Lirisë ndër shekuj.

Lamtumirë Nënë e Kosovës!

2 Qershor, 2021

Staten Island, New York



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Kozeta Zylo: Takim me Konsullin e Përgjithshëm të Kosovës, Ambasador Frymëzim Isufaj Kozeta Zylo: Ja pse do të votoj për Marko Kepin, këtë bir të Arbërisë Kozeta Zylo: Niagara, simfonia e ujit dhe betimi i Presidenti Roosevelet pas vrasjes së presidentit McKinley Kozeta Zylo: Kryesia e Shoqatës shqiptaro Amerikane “Skënderbej” vazhdon të punojë me dinjitet dhe atdhetarizëm Kozeta Zylo: Mësonjëtorja e parë e Korçës është pasuri kombëtare dhe jo lokale Kozeta Zylo: Lule mimozat e Shkollës Shqipe “Alba Life” në New York Kozeta Zylo: Lamtumirë Agim Krajka! Kozeta Zylo: Lamtumirë Kujtim Gjonaj, “Mjeshtër i Madh” Kozeta Zylo: “Alba Life” e festoi 13 Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me një koncert artistik Kozeta Zylo: “Skënderbej” nderoi 13 Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës Kozeta Zylo: Adem Jashari - Burri që lindi në Ditën e Flamurit dhe u bë Flamur i Lirisë Kozeta Zylo: Bisedë me Kryetaren e Komunitetit Shqiptaro-Hebre në Izrael, znj. Felicita Jakoel Kozeta Zylo: Lamtumirë prof. Branislav Sinadinovski, dishepulli i Rilindasit të madh Josif Bagerit Kozeta Zylo: Lindje në kohën e kolerës Kozeta Zylo: Ne perkujtim te 24 vjetorit te renies per Liri, Heroit te Kosoves Zahir Pajaziti Kozeta Zylo: U kujtofsh ndër breza Dr. Lazer Radi! Kozeta Zylo: Lamtumirë duararta Lida Grabocka Jonif Kozeta Zylo: Shkolla Shqipe “Alba Life” filloi me një klasë të re semestrin e dytë në Online Kozeta Zylo: Reflektime në ditëlindjen e Fan S. Nolit Kozeta Zylo: Lamtumirë poeti penë ndritur Luigj Çekaj!

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora