Kulturë » Keka
Gjon Keka: Nuk bëhet e shkruhet historia nga shpella apo rehatia e kolltukut
E marte, 01.06.2021, 07:22 PM
Nuk bëhet e shkruhet historia nga shpella apo rehatia e kolltukut
Nga
Gjon Keka
Ka
vite që shkruaj, i kam postuar edhe në faqen time, madje edhe i kam botuar edhe
në libra të mi, disa portrete e gravura
të rralla të heroit tonë Gjergj Kastriotit si dhe dokumente historike të
ndryshme.
Por,
për habi janë disa të vetëquajtur „studiues“,
„historian“ etj, që i kanë marrë
disa nga portretet e Gjergj Kastriotit dhe dokumentet historike, si nga librat
e mi ashtu edhe këtu nga kjo faqe dhe kanë bërë shkrime, libra e tema pa e
vendos emrin dhe burimin se ku i kanë marrë ato.
Të
thuash jam „i ditur“, “studiues“ e „historian“në kurriz të atyre që me djersë i
kanë mbledhë dokumentet historike, portrete e gravura, nëpër biblioteka e arkiva të ndryshme
europiane, kjo ndodhë vetëm tek ne.
Ky
është turp dhe mjerim, veprat nuk bëhen e shkruhen në kurrizë të djersës së
tjetrit, por me mund e punën e vetmuar e
besnike ndaj shkencës dhe metodologjisë së saj,
duke heq pluhurin e vjetër që ka marrë libri, dokumenti historik, portretet, gravurat etj, nga arkivat e biblotekat.
Veprat
nuk shkruhen e bëhen duke i marrë të gatshme nga të tjerët, dhe duke mos i vendos as emrin e as
burimin, gjithçka mund të jetë por
shkencë e vepër nuk mund të quhet ajo.
Prandaj
është e turpshme se si injoranca e tillë e disa të vetëquajturve „historian“ e
„studiues“ e „eksperta“ të fushave të periudhave historike i marrin dokumentet,
portretet etj dhe i përvetësojnë.
Nuk
mund t'i thuash vetes jam studiues e historian nëse nuk ke hyrë me orë e ditë
të tëra, e vite e vite në arkiva e
biblioteka për t'ia hequr pluhurin e vjetër që i ka rënë dokumenteve që kërkon, dhe për të mbledhë dokumente historike që ke
për fushën tënde. Të gjithë do të donim që të gjitha dokumentet historike të
njohura e të panjohura t'i kishim të gatshme pa u munduar, pa djersë, por kjo
nuk është e mundur edhe përkundër arritjes teknoliogjike në shekullin XXI,
sepse në shkencë e studime të historisë nuk ekziston një gjë e të tillë, të bërit e të shkruarit histori nga shpella
që i kë gjetë vetes apo nga reahatia e kolltukut që i ke bërë vetes, jo, të
bërit e të shkruarit histori e studime shkencore është të rrishë në arkiva e
biblioteka dhe të dalësh prej saj me buzëqeshje dhe me burime e dokumente
historike që hedhin dritë për të kaluarën historike dhe të epokave dhe me
vizion për të ardhmen.
Për
veten time kam mësuar se që kur fillove t'i drejtohem arkivave e bibliotekave i
bëra ato si shtëpi e bibliotekë timen.Vetëm aty njeriu e harron zhurmën,
barbarizmin, varfërinë mendore, sharjet, fyerjet, mjerimin dhe injorancën e
botës, vetëm në arkiva e biblioteka një
studiues e historian dhe i çdo fushe ndriçohet,
flet, mbledhë, zbulon, ruan e shkruan të kaluarën i mbështetur në
fakte respektivisht në të vërtetën sipas dokumenteve historike bibliotekare e
arkivore.