Kulturë
Kozeta Zylo: Takim me Konsullin e Përgjithshëm të Kosovës, Ambasador Frymëzim Isufaj
E shtune, 29.05.2021, 08:22 PM
Takim me Konsullin e Përgjithshëm të Kosovës, Ambasador Frymëzim Isufaj
Konsullata
e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Manhattan gjithmonë ka qenë si
shtëpia jonë e dytë për shkollën Shqipe “Alba Life” në New York.
Nga
Keze Kozeta Zylo
Pas
lehtësimit të masave nga pandemia botërore për shkak të Covid 19-të,
themeluesit dhe drejtuesit e Shkolles Shqipe “Alba Life” patën një takim të
frytshëm me Konsullin e Përgjithshëm të Republikës së Kosovës në Manhattan
Ambasador Frymëzim Isufaj.
Ndonëse
prania e tij është ndjerë si për stafin e Shkollës Shqipe Alba Life po ashtu
dhe për nxënësit në festimin e Ditës së shenjtë të Flamurit Kombëtar si dhe të
Pavarësisë së Kosovës, takimi fizikisht dhe për të biseduar më shumë rreth
mësimit të Gjuhës Shqipe në Diasporë dhe
çështjeve
të tjera ishte i domosdoshëm.
Ne
u mirëpritëm ne hyrje të derës ngrohtësisht nga kolegja jonë e nderuar
znj.Vlera Sela Thaqi e punësuar pranë Konsullatës se Kosovës si dhe diplomatja
Albesjana Iberhysaj.
Ambasadori
Frymëzim Isufaj vlerësoi lart punën e drejtuesve dhe mësuesëve të shkollës
Shqipe “Alba Life” si dhe përkushtimin maksimal ndaj çështjes së mësimit të
gjuhës shqipe në Diasporë. Vazhdimisht
ka qenë preokupimi ynë për të bashkëpunuar me shkollat shqipe kudo ku janë në
Diasporë dhe me sa mundemi të shpërndajmë abetaret dhe librat shqip ndër
shkolla. Ne bashkëpunojmë me ministritë
përkatëse për shpërndarjen e librave dhe për të qenë më pranë jush. Ne duhet të
organizojmë ekskursione dhe vizita midis nxënësve të Diasporës dhe Atdheut për
të njohur më mirë dhe më thellë historinë e Mëmëdheut tonë. Unë kam qenë shumë i emocionuar kur dëgjoja
nxënësit e Shkollës Shqipe “Alba Life” pasi ata interpretonin poezi në shqip
për Atdheun, Flamurin, Kombin, Adem Jasharin në festimin e Ditës së Flamurit që
u realizua në Online. Ishte kënaqësi
shumë e madhe për mua dhe ju inkurajoj ta vazhdoni këtë punë dhe mos u ndalni
kurrë në misionin kombëtar. Shpresoj që të hapen klasat nëpër shkolla në muajin
shtator dhe do t’ju vizitojmë dhe marrim takime direkte me nxënësit dhe
mësuesit.
Ambasadori
Isufaj vlerësoi lart gjithë Diasporën që në momentet më të rëndësishme
historike ka qenë pranë Kombit. Ne
ndihemi shumë krenar me Diasporën që asnjëherë nuk i harron rrënjët e saj.
Me
mjaft dashamirësi dhe plot inkurajim përshëndeti dhe diplomatja Albesjana
Iberhysaj duke diskutuar më shumë rreth punës me nxënësit për t’ju mësuar gjuhën shqipe dhe për të mos u ndalur
kurrë në këtë mision atdhedashës.
Z.Qemal
Zylo themelues dhe drejtues i Shkollës Shqipe “Alba Life” që operon në të
gjitha lagjet e Nju Jorkut falënderoi përzemërsisht Ambasadorin Isufaj. Ai shprehu mirënjohjen për mikpritjen e tij
dhe gatishmërinë për të mbeshtetur shkollat shqipe si dhe pjesemarrjen e tij në
Online në festimin e Ditës së Flamurit dhe të Kosovës. Ne gjithmonë kemi pasur lidhje të vazhdueshme
me Ambasadorët e Kosovës në Manhattan dhe në Washington dhe e kemi ndjerë nga
afër mbështetjen e tyre morale dhe me libra sipas mundësive. Konsullata e
Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Manhattan gjithmonë ka qenë si shtëpia
jonë e dytë. Eshtë kënaqësi të bashkëpunojmë së bashku si shqiptarë dhe të
ndihmojmë njeri tjetrin, pasi na lidh Kombi dhe gjuha shqipe. Ne kemi ardhur
disa herë në aktivitetet që ka organizuar Konsullata dhe i kemi mbuluar dhe si
media “Alba Life”, të fundit kanë qenë me Ambasadoren Teuta Sahatqija e cila
organizonte herë pas here festat kombëtare.
Gjejmë rastin ta falënderojmë pasi siparin e 10-të Vjetorit të Kosovës
në Diasporë e hapi me aktivitetin madhështor të realizuar nga nxënësit e Shkollës
Shqipe “Alba Life”. Z.Qemal Zylo foli
gjithashtu dhe për unifikimin e abetareve midis dy vendeve, të librave të
mësimit shqip pasi njëkohësisht po punon dhe si anëtar i Kryesisë së Këshillit
Koordinues të Arsimtareve në Diasporë. Ndonëse shumë gjëa nuk janë të lehta,
por në bashkëpunim me mësueset e përkushtuara ne ja kemi dalë me plot sukses
dhe do ta vazhdojmë këtë mision kombëtar pa u ndalur asnjëherë.
Në
fund bëmë një fotografi të përbashkët si kujtim pranë Konsullatës së
Përgjithshme të Kosovës dhe takimit me Konsullin e Përgjithshëm të Kosovës
z.Frymëzim Isufaj.
28 Maj, 2021
Manhattan, New York