Kulturë
Ibrahim Kabili: Flora - Model i forcës dhe inteligjencës
E diele, 23.05.2021, 10:52 AM
Flora - Model i forcës dhe inteligjencës, shembull i përballimit të dhimbjes..
Nga
Ibrahim Kabili
Intelektuale dhe specialiste e një
niveli të lartë! Një grua e fortë, e guximshme dhe shumë aktive në jetë dhe
shoqëri. Për më tepër një model i forcës, qëndresës dhe përballimit të
fatkeqësisë së madhe që i ndodhi! Kjo është Flora Thoma Agolli Lara!
Flora Agollin e kam njohur ne? vitin
2007, kur shoku im Hysa me? foli gjere? e gjate? pe?r ke?te? zonje? e
cila është martuar me zotin Sokol Agolli. Një oficer kariere që punoi me
përkushtim dhe krenari në ushtri. Ai rrjedh nga një familje e njohur nga Dibra,
me tradita patriotike dhe atdhetare. Vetë Flora vjen nga një familje
dëshmorësh, me kontribute të çmuara në Luftën Antifashiste.
Nacionalçlirimtare. Daja i saj Anastas Kuri, djalë i vetëm, ish debatikas dhe
djalë i ri, vritet nga forcat italiane. Ishte pjesë e brigadës së Hysni
Kapos... Bie në krye të detyrës dhe shpallet dëshmor i atdheut... Nëna e saj
Praksithe, e "ushqente" shpesh me ngarjet e luftës, lavdinë e saj,
dhe rënjen heroike të vëllait të vetëm të saj, në këtë luftë. Gjaku i
dëshmorëve nuk mund të bëhet ujë... citonte, shpesh ajo! Çifti Agolli, në tetor
2007 humbi tragjikisht djalin, Arielin, nga një aksident në rrugë... Përballimi
i dhimbjes nga familja, e veçanërisht Flora si nënë, më mitivojë pa mëdyshje të
bëj këtë shkrim për Të. Një motiv plotësues është edhe pjesmarrja e saj në
gjithë eventet e Shoqatës "Atdhetare Kulturore Benda".
E premte 16 prill 2021. Dita e katër
e muajit të madhërueshëm të ramazanit. Biseda me të, u bë te kafja në Pazar të
Ri. Vetëm unë piva kafe... Flora e agjëronte. - "Eshtë viti i 8-të që
agjëroj ,tha ajo"... Bukur, shumë bukur, kur agjëron edhe ortodoksja...
Përsëri bukur, kur agjëron dhe ish mësuesja e marksizmit... Unë mundohem
të shkruaj diçka!
Flora Lara lindi në Tiranë më 3
shtator 1961. Ajo vinte nga një familje e shkolluar, qe mjaft e shkathët si
fëmijë dhe kishte etje për shkollim. Shkollën fillore dhe atë tetë vjeçare e
fillon tek Shkolla "Emin Duraku" në vitin 1968 dhe e përfundon në
vitin 1976 me të gjitha notat 10-ta, dhe me fletë nderi. Ajo kujton me shumë
nostalgji dhe respekt disa nga mësuesit që i dhanë mësim në këtë shkollë si:
Afërditën, Juanën, Alidinë, drejtoreshën Mira Dauti etj. Ajo duke kujtuar ato
vite shton: "Shkolla jonë pati një staf pedagogjik shumë të përgatitur .
Mësuesit qenë mësimdhënës, edukator, për ne edhe prindë të dytë, të shkëlqyer.
Këtu erdhëm fëmijë dhe dolëm të rinuar. Baza materiale, laboratoret, kabinetet
dhe rrethet jashtëshkollore qenë model. Unë isha në Rrethin Jashtëshkollor të
Korit dhe Kitarës", përfundon ajo. -Shkolla juaj mbante emrin e heroit nga
Gjakova, Emin Durakut. A dije diçka atëherë për heroin? "Po. Na vinin
veteranë në atë kohë dhe na bënin biseda për luftën e dëshmorët. Mbaj mend se
E. Duraku qe partizan shumë aktiv, i lindur në Gjakovë me 1 janar 1918. Vjen në
Shqipëri më 1932, fillon shkollimin dhe angazhohet me lëvizjen komuniste.
Përjashtohet nga shkolla dhe internohet në Ventotene të Italisë më 1941. Më pas
kthehet në Tiranë dhe merret me organizimin dhe forcimin e lëvizjen komuniste.
Vritet në Grashkë të Suharekës më 5 dhjetor 1942 prej një ushtari italian, i
dekonspiruar prej një serbi... Këto kanë qenë e do mbeten serbët... E kam për
nder që shkolla ime mbante emrin e patriotit dhe atdhetarit të madh Emin
Duraku".
Shkollën e mesme e filloi në vitin
1976 në Shkollën e Mesme të Ndërtimit. Pasi bëri një vit atje, regjistrohet në
Shkollën e Mesme Ekonomike në vitin e dytë dhe e përfundon edhe këtë shkollë në
vitin 1980 me të gjitha notat 10-ta. Duke kujtuar, ajo shton: "Shkolla
ekonomike qe shkollë model. Kishte një staf profesorash mjaft të
përgatitur". Ajo dhe tani mban lidhje me to. Ndërkohë që unë mbaje
shënime, ajo telefonon dhe bën një bisedë të ngrohtë me ish mësuesen e
marksizmit Bukurie Lila, tani e shtyrë në moshë, dhe saktëson disa të dhëna...
Sa ndjesi e jukur!
Krahas mësueses në fjalë ajo fol me
shumë respekt për mësuesit: Ditar Hajdëri, Selam Pulaj, Ginerva Beqiri etj.
Arsimin e lartë e vazhdoi në vitin
1981 në U.T. në Fakultetin Ekonomik dega Financë dhe e përfundon në vitin 1985
me mesatare 9.7. Duke folur për arsimin e lartë ajo shprehet: "Gjithçka që
ne morëm atje bazohej mbi libra të konsoliduara dhe shkencë. Shtonj këtu, dhe
stafin e shumë përgatitur të profesorëve si:
Fatos Nano, Leontjev Çuçi, Zana
Pepa, Genc Ruli, Përparim Dërvishi, Anastas Angjeli etj. që kishin njohuri dhe
nivel të lartë mësimdhënie".
Pas mbarimit të arsimit të lartë ajo
punon:
•Në vitet 1987-1994, llogaritare e
parë në Qytetin Studenti.
•Në vitet 1995 në PNUD, me detyrë
llogaritare.
•Në vitet 1996-99, punon në
Ministrinë e Ekonomisë, si drejtore e auditit.
•Në vitet 2000-2001, punon në
Prokurinë e Përgjithëshme, me grupin përllogaritës të ekspertëve financiar të
firmave piramidale.
•Në vitet 2002-2014, në Ministrinë e
Punës dhe Çështjeve Sociale, me detyrë shefe e sektorit të monitorimeve.
•Në vitet 2015 dhe në vazhdim punon
si llogaritare në dy firma private ndërtimi.
Gjatë kohës së punës ajo është
dalluar për përkushtim dhe korrektësi në kryerjen e të gjithë detyrave të
ngarkuara.
Ajo ka kryer edhe disa kualifikime
ku ka fituar:
•Liçencë Ekspert Kontabël e
Miratuar.
•Liçencë Ekspert Kontabël.
Po kështu ka bërë trajnime në
Danimarkë, Suedi dhe Finlandë për pushtetin vendor.
Çifti kishte dy djem, nje? jetë
profesionale të mirë në karierë. E gjithë qetësia prishet nga aksidenti tragjik
i orës 14:45 i datës 19.10.2007, ku një benz me shpejtësi të madhe i merr jetën
djalit të madh, Arielit. Ai qe 13- vjec?,
nxënës në klasën e shtatë, të Shkollës së Kuqe. Humb jetën duke kaluar në vijat
e bardha... Kjo tragjedi shokoi familjen, fisin, shoqërinë, mediat,
Tiranën... Kjo qe një sfidë e rënde? për familjen. Në këtë
kohë te? zezë e njoha unë këtë zonjë kur shkova për ngushëllim se bashku me
kolegun tim. Dhimbja qe e madhe edhe për mua që nuk e kisha njohur më parë,
djalin e ndjerë, Arielin... Përshtypjet ne? atë c?ka përjetova ishin të atilla që edhe sot i kam të
paharruara. Ata qëndronin denjësisht në pe?rballimin e ke?saj gje?me?!
Nuk e kuptoj dhe sot ku e gjenin këtë forcë?!
Në 1 vjetorin e tragjedisë, ishte
botuar libri i parë për djalin: "Ariel Agolli Ne kujtime e mbresa".
Nje? pritje shumë e mirë në familje. Vjen klasa e Shkollës se “Kuqe” me
mesuesen kujdestare, mbushe?n shtëpia përkujtohet shuku i tyre Arieli.
Secili nxënës mori me dedikim nga një libër të shokut të tyre. Me bëri
përshtypje se si e përballoi, Flora, këtë plagë? Zemra e saj kullonte gjak, dhe
ajo nuk dorëzohej! Një qëndresë mbinjerëzore - mendova dhe vazhdoj të mendoj
edhe sot që po shkruaj këto radhë. Në promovimin e librit të pare? që
mamaja kishte shkruar për djalin e shtrenjtë Arielin, dhe që e dhuronte me
autograf për secilin, të gjithë ne të pranishmit morëm mësim se si përballohet
vdekja me dinjitet... E njëjta situatë vazhdoi edhe në dreken e shtruar ne?
lokalin te Rruga Qemal Stafa... Ne kuptonim se me sa sforco e bënte ajo këtë,
për ta përballuar situatën së bashku me të shoqin... E shpjegimin përsëri e jep
Flora ku sot citon: "Askush nga ne nuk duhet të dëshpërohet pse është
lagur nga shiu, as nga kohëzgjatja e tij, sepse ai ka mësuar se jeta nuk është
e gjitha Verë... Ajo ka dhe tre stinët e tjera". Ajo është një grua e
fortë, e kjo do shihet, në krijimin e poezive të shumta për Arielin, në librin
e dytë të saj, për Të...
Me datën 19.10.2010, tre vite pasi i
biri kishte ndërruar jetë, ajo kishte organizuar ne? Shte?pine Qe?ndrore të
Oficerëve një përkujtimore. Gjatë kokteit, shperndau librin e saj të dytë për
të birin: "Ariel Agolli Libri 2 - Poezi e shkrime nga Arieli dhe për
Arielin. Më mirë se në këto vargje malli, dhimbje dhe qëndrese të mamasë për
djalin, nuk mund të përshkruhet dhe përballohet tragjedia në familje për
humbjen e djalit... Disa nga krijimet e saj janë: Pas, Turbull, Do rrini për
drekë, Kukullat, Të nesërmet, Mësuesja e fizikës, Para pasqyrës, Krahasim,
Foto, Bleva, Prona, Në lokal, Ndryshim, Ujë deti, Mesazh në telefon, Në
shtyllë, Çorapet, Bar-Kafe, Mikja ime shkrimtare, Sekretaria telefonike,
Pishinë, Homazh për Xhelil Kukën, Mushkonja; Ma, sa vjeç; Nesër bëj 6 vjeç?,
Shpirt; Plepa, Durrës; Pas dite në top-chanel, Pranë shkollës Misto Mame, Kafe
me Shpresa Lundrën, Jehona, Sugjerim, Lëvizje në ngërç, Vlora, Do kalojë koha,
Gjyshja Ksela, Gjyshi Thoma, Bota, Fragment, Të tjerat, Shitësja e
luleve, CaCO3, Te lokali "kolonat", S'më besohet, Endërr, Lot mbi
tualet, Djersë, Doktor Arqile Boti; Liqen, vjeshtë 2009; Arielit, Arieli im,
Përjetim, Biberoni yt Ariel, Televizori yt, Deti, Guackat, Breshkat, Libri yt
Ariel, Motra e Vasilikës, Marika, Gërshëra, CD dhe MP3, Jemi, MP3, Jasht,
Zgjim, Këpucët e reja, Dëshmitarët e Jehovait, Kullat binjake, Komshillëk,
Frutat, "Fiks-Fare", etj. Në të dy librat kanë shkruar për Arielin,
shumë shokë e shoqe të shkollës, mësues, shokë dhe miq të familjes Agolli...
Librat për Arielin qenë shkrirë në një dashuri cilësore lotësh në prozë dhe
poezi ku qenë përfshirë kujtimet për Të... I përjetshëm qoftë kujtimi i Tij!
Në takimin përkujtimor fola dhe unë
diçka, në përkujtim të Arielit, pohova dhimbjen e madhe për Të, për
vazhdimësinë e jetës dhe shpresën e tyre, te Davidi, djali tjetër... Duke u
kthyer në kohë e pyes Florën: Mbasi ndodhi fatkeqësia si munde të shkruaje këto
dy libra për Arielin? -"Une jam mësuar që në moshë të hershme të jem sistematike
dhe të ruaj kujtimet, fotot dhe mbresat e ndryshme. Engjëlli im vërtet jetoi
pak por jeta e Tij qe kaq e larmishme, kaq e ngjeshur, kaq aktive, kaq
interesante saqë nuk qe shumë e vështirë për të pasqyruar aktivitetin dhe
ecurinë e Tij, tepër të suksesshme.Të gjithë ata që e kishin njohur më ndihmuan
me kujtimet dhe mbresat e tyre, gjithashtu dhe shkolla ku kishte mësuar,
Ai. Nëna për fëmijën bën gjithçka, ky motiv më bëri të "sfidoj"
dhimbjen, dhe ta përjetësoj në libra Arielin tim, dritën e syve të mi. Shumëçka
e bëra nëpërmjet poezisë. Më ka pëlqyer gjithmone, poezia. Duke qenë e sigurtë
me të u mundova të shprehem nëpërmjet saj. Ne mjaft nga vargjet e mia shpaloset
brenga, dhimbja, ëndrra dhe shpresa për ditë më të lumtura". Gjithmone
poezia pasqyron realitetin, apo nëpërmjet mesazheve pozitive i paraprin atij.
Ky është shembulli e modeli se çfar mund të bëjë nëna për djalin, për djalin që
iku nga kjo botë, nga fajësia e një barbari...
Flora është një admiruese e Bendës
dhe e banorëve të saj. Ajo ka marrë pjesë pothuajse në gjithë eventet e
organizuara nga Shoqata "Atdhetare Kulturore Benda", ka sponsorizuar
krahas të tjerëve, në botimin e librit "Benda në rrjedhën e
historisë", mban lidhje me shumë njerëz nga krahina jonë.
Në aspektin patriotik, shoqëror dhe
human, si familje dëshmori ajo merr pjesë dhe kontribuon:
• Eshtë anëtare e Komitetit Kombëtar
të Veteranëve të L.A.N.Ç.
• Eshtë antare e Komitetit të
Organizatës së Dëshmorëve të Atdheut. Ajo bën edhe kontroll- revizionimin e
aktivitetit financiar të kësaj organizate.
• Eshtë Nënkryetare e Organizatës së
Pensionistëve të Shqipërisë.
Këto angazhime, e plotësojnë edhe më
shumë portretin e saj... Pyetjes sime se çfar dëshiron të shtosh, si diçka të
fundit? Ajo i përgjigjet: "Të falenderoj jasht mase për bisedën që
bëmë në funksion të shkrimit për mua. Unë kam shumë konsideratë për krahinën
dhe banirët e saj. Ndërtimi i rrugës së Arbërit, i Rrugës së Zall-Bastarit,
rregullimi i Qendrës, bujqësia, blektoria dhe turizmi do tja ndryshojnë
pamjen zonës, dhe mënyrën e jetesën banorëve të saj. Shpresojmë që tani e
tutje, krahina dhe banorët e saj, të dominohet nga rrezet e diellit,
drita dhe ngrohtësia e tij".
IBRAHIM KABILI
Tiranë më
17.04.2021