E diele, 28.04.2024, 03:40 PM (GMT+1)

Kulturë

Kom Jani: Zgjedhjet

E enjte, 20.05.2021, 05:27 PM


ZGJEDHJET

-Ndërkombëtarët dhe zgjedhjet në Shqipëri i ngjasojnë fabulës “Fshatari dhe ariu”-

Nga KOM JANI

Si çdo vit, arat mbolli fshatari,

Mbinë bimët, gjelbëroi ugari.

U harlis misri, patatja, gruri,

Nga gëzimi kësulën në sy fshatari vuri.

Këtë vit do të kemë boll bereqet!

Vallëzonte misri, gruri si det.

Patatja fort e rriti kokrrën,

Lakra garonte me karotën.

Një ditë u trondit fshatar ziu,

Në ara mbërriti derri dhe ariu…

Fshtari thirri e sokëlliu!

Në një qoshe mustaqet fërkonte miu…

Dërmojani fshatarit prodhimet më shumë!

Se kështu fitoj dhe unë…

Dha e dha fshatari, s’po ia dilte dot:

-Ejani, bashkëfshatarë, të bashkohemi sot!

Sepse vetëm kështu të bashkuar,

Këtë lukuni kemi për të përballuar…

Por fshatarët rrinin si të hutuar,

Të keqen që vinte nuk kishin kuptuar.

Atëhere fshatari mori çiften, doli në lëndinë

Nga erë e barotit grabitqarët morën arratinë…

Por në arat e fshatarit bënë kërdinë.

Fshatari në lot e kishte synë.

Ç’të korrte, ç’të fuste në hambarë!

Si mal i rëndonte ky zarar.

Me vonesë u mblodhën ca fshatarë

Duke ulëritur e duke qarë.

-Kërdinë ta bëri derri dhe ariu.

Si të të mbrojmë tashti nga miu!

-Ndihma juaj është tepër e vonuar,

Në vite e stinë nuk jemi kujtuar…

Ndaj fshatari tash e ka kuptuar

Egërsira përballohet vetëm i bashkuar…

Është një fjalë nga kohët e lashta:

“I zoti e nxjerr gomarin nga balta”!...



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora