E diele, 28.04.2024, 06:15 PM (GMT+1)

Kulturë

Kalosh Çeliku: Natë Lufte në Ëndërr

E enjte, 20.05.2021, 06:25 AM


NATË LUFTE NË ËNDËRR

NGA KALOSH ?ELIKU

(Armiku im besnik pas porte

nëse është shqiptar)

Armiku im besnik?! Nëse, është shqiptar

Patjetër, duhet të ketë Besë. Dashuri!

Dhe, nuk duhet të më vë pusi pas ferre

Vrasë, natën në pabesi. Qaj,ditën. Varr.

Armiku im. Nëse: Është shqiptar me Besë

Dihet, Qeveritare. Nuk duhet, presë në Besë!

Shqiptarët: Armikun e kanë pritur në Shtëpi

Paeditur, se: E, kanë pasur armik shekullor:

Ia kanë vrarë Cucën. Djalin e vetëm, në pusi.

Krahë më krahë, ia kanë hapur Derën si mik:

Edhe, ia kanë hapur zemrën, në Shtëpi.

Hapur, shpirtin. Konak me kafe “turke”;

Natë, kalimtari rasti. I kanë bërëkonak.

Ditën e Nesërme, e përcjellin: Rrugë të mbarë

Kur,ekanë kuptuar si armik. Vrasës i pabesë:

Që, Sot: Ne, gjithë jetën si familje jemi hasëm.

Armiku, nuk duhet të më vë pusi, pas porte:

Po, dali,  si burrat përmajdani. Fushë Lufte

Dhe, vrasë natën në rrugë. Nesër, qajë, ditën:

Fjalimeve patetike. E, lule plastike, mbi Varr.

Armiku im besnik, nëse: Është shqiptar

Nuk, duhet të më vrasë natën pas porte:

Dhe, qajë ditën me luleplastike mbi varr ...

(Porosia e Qeverisë “përbashkët”

dhe e Imja si Poet Shqiptar)

Edhe, porosia e Qeverisë “përbashkët”:

Popull, kini kujdes! Respektoni masat!

Unë, them: Jepni popullit ushqim cilësor

Vitamin D. Dhe, pak rreze Dielli mbi Mal!

Jo, Koronavirus. Lopë shterpa Katundi

Qeveri, me “armikun e padukshëm”:

Që, i keni rritur masat policore Qeveritare.

Nga të katër anët, rrethuar me Koronavirus:

Besë politike. Pabesi. Dhe, Liri artistike.

Shkak, që Sot, u përgjigjem publikisht:

Popullit, jepni bukë! Liri. Jo, Koronavirus!...

(Kalosh ?elikun natën në ëndërr

e kafshoi dhe gjarpëri Shullanit)

Kalosh ?elikun, natën në ëndërr

E kafshoi, dhe gjarpëri Shullanit:

Në gishtin e madh të dorës majtë.

E preu mishin. Dhe, e shtrydhi gjakun

Burri botës, e nxorri jashtë helmin.

I doli gjumi. Dhe, tha: Është, ëndërr.

Ditën e Nesërme. E dogji Gishtin e Madh

Kalosh ?eliku, Poet. Nuk e fshiu ëndrrën:

E vazhdoi gjumin. Edhe, Ditën, e Nesërme...

(Në jetë i pranoj gratë kurva

po jo edhe rrospitë meshkuj)

Edhe, në jetë i pranoj gratë kurva. Kurtizane

Shkaku, se: U ka hije partizaneve. Xhadive.

Jo, rrospive meshkuj me dimia “kuqezi”

Nateditë, brekët mbi Dimia “shqipomjë”:

Zarzavateve Kopështit, me Covid -19 -të

Që, shiten shum lirë në “Bit-Pazar”. Shkup.

Unë, kur pi raki rrushi. Dhe, rrokem futas

Keq, me dy shtambat me verë të Mikes Di:

Dudumët, pinë çaj rusi në rrugë. E, Xhami...

(Armiqtë e mi i luftoj

me raki rrushi)

Po. E  kam thënëMoti kohë: “Armiqtë”

E mi politik i luftoj me Poezi Erotike:

Sot, nuk mbaj armë. Kashikara serbi

Po, Dy kashikara me barot: Raki Rrushi.

Nuk, ka problem: Kur, të duan ata, Sot

U them: Unë, e pi edhe Raki Rrushn:

Dhe, Dy shtamat me verë të Mikes Di!..

(Lufta Ime me Penë vazhdon

me armikun e pabesë

Ende, jam në Luftë me Penë. Mejdan

Dihet, me dudumët e pabesë në Shkup.

Gratë e mia besnike. Kurva azgane:

Rrospitë meshkuj “Bit-Pazari”, nën Rrap

Dhe, Dy shtambat me verë të Mikes Di.

Lufta, edhe Sot vazhdon me Penë kaçaku

Ibrikët me Raki rrushi. Kashikara serbi:

Që, i nxorra nga brezi shqiptar. Përmejdani

Fushëbetejë. Dyluftim, me hasmin e pabesë...

(Herët në mëngjes

Ditën marr Grua)

Gjithë Natën me errësirën

Pa drita. Pa raki rrushi. Verë.

Vetëm me Ditën. Errësirë

Nuk më lente rehat Rrugaçja.

Herët, në mëmgjes doli Drita

Rrugaçen do ta marr për Grua!

Shkaku, se: Erdhi në Errësirë

Lindi Dita. Dhe, bënte Dritë:

Xixëllojë Nate, në Errësirë.

Iku me Hënën e plotë. Mal

E, më la me Ëndrrën, Diellin.

Dy shtamat me verë të Mikes Di

Dhe, rakinë e rrushit në Errësirë...

(Festa e Tetë Marsit 2021)

Festën, që e pata në Tavernë

Dihet, pa një pritje në Qytet.

Nuk pata kujt t’i dhuroj lule

Miket e mia nuk ishin në Shkup

Gra. E, sot: Nuk kam azgane.

Cuca, me Dy shtama verë. Shtrat.

Moti “Parkun e Grave”, në Shkup

E shpalla: “ Parku i burrave”.

Shkaku, se: Është, “Park i Grave”

Me një ditë festë.  Lule Kopështi.

E, Unë e dua një Cucë azgane

Përtej gardhi. Përmes fushe:

Nxjerrë nga Errësira me një Ibrik

Raki rrushi. Dhe, Dy shtama verë...

(Dy Teze i kam në shtëpi

dhe një Xhadi)

Dy teze, Sot i kam në jetë. Xhadi

Dihet, edhe një Mike politike.

Xhadi, sallonesh partiake. Grua

Nuse, që nuk do ta marr për Grua.

E di. Vështirë e keni me mua si Poet:

Shkuesë mali. Cilën do marr për Grua.

Koçisë t’i prini me dajre. Pushkë:

Unë, do ta marr për Grua: Poezinë...

(Natë Lufte në Ëndërr)

Natë pa rrymë. Drita. Dhe, Jetë,

Errësirë. Me xhindet në Katund.

Siç duket: Erdhën dhe në Shkup:

Edhe Sot: Hudhin dorë më dorë

Mbi çatia. Shelgje. Majë lisave.

Natë e errët. Dhe, e ftohtë. Akull

Gjithë natën jam me të vdekurit:

Mësuesin, që udhëton për Shkup.

E, Unë jam në Shkup. Nën Rrap

Agimi. E, ata më presin në rrugë

Unë, bëhem gati me ta për udhë.

Nata e ftohtë. Unë, ende në shtrat

I ngrirë. E, ata më presin në rrugë

Përtoja të çohem nga shtrati drurit

Tymeflakë, t’i fus dy-tri gota raki.

Shkaku: hajdutët ma ndalin rrymën

Në kohë Pandemie. E, shtihen, se:

Popullin e duan me vaksinë ruse.

Përderisa, ai vdes për bukën e gojës.

E pres mëngjesin. Ditën me Diell.

Dhe, zgjova Veten me dy gota raki...



(Vota: 10 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora