Kulturë » Mërkuri
Timo Mërkuri: Lisat e shpirtit të Sabit Rrustemit
E marte, 18.05.2021, 08:36 PM
LISAT E SHPIRTIT TË SABIT RRUSTEMIT
Shënime mbi librin e dymbëdhjetë të serisë
HYJNORJA IME JE TI 1
Sabit
Rrustemi është nga poetët e rrallë të botës sonë që me prirje dhe me përkushtim
të veçantë ka bërë objekt poetik dashurinë… - Anton Nikë
Berisha
Nga
Timo Mërkuri
I-Në qoftë se pas leximit të librave poetikë të serisë “Hyjnorja ime je ti” të Sabit
Rrustemit do përballemi me
thënien e Persi Shellit se:“Poezia është kujtesa
e çasteve më të mira,më të lumtura të mëndjeve më të lumtura e më të mira” me siguri
që këtë përkufizim do ta rezervonim pikërisht për poezinë e këtij autori dhe atë
vetë, dhe këtë jo rastësisht. Sabit Rrustemi është i vetmi poet, jo vetëm në
letërsinë shqipe që i ndërton dashurisë
një tempull prej dymbëdhjetë vëllimesh poetike, shtrirë kjo në një hapësirë
prej 14 vjetësh (2009-2021). Ajo që duhet theksuar me këtë rast është fakti se
poezitë e këtyre vëllimeve janë krijuar në një moshë të pjekur krijimtarie, çka
ka bërë që niveli i tyre artistik të jetë i rafshit të epërm, ndërkohë që kanë
freskinë e moshës së re.. Që nga vargu i parë i librit të parë dhe gjer te
vargu i fundit i librit të dymbëdhjetë, më shumëm se sa lexon, ndjen dhe përjeton një
stinë dashurie në një botë ku “andralla” e vetme e jetësështë dashuria, të cilën
poeti na e “shet2”nëpërmjet vargjeve të tij.. Dihet
qëdashuria ka “andrallat” më të shumta të jetës, por edhe më të bukurat mbi
dhe. Madje dashuria edhe dhimbjen e ka të “bukur”, si njëpoezi më vete.
Nuk na habit fakti që Sabit Rrustemi
shkruan e “shet” poezi të bukura dashurie por të impresionon fakti se këto
poezi dashurie,pavarësisht kohës kur janë shkruar, viteve kur janë përjetuar
ende janëme aromë rinie e mbushurplot “gjelbërim”, thua se mosha e dashurisë nuk ka as vjeshtë e as dimër, por
veç pranverim, ku dhe kur “rriten” lisat që synojnë yjet e qiellit. Vargjet
çelin nëpoezi natyrshëm si bisqet e njomë në trungun a degët e një lisi të “moçëm”, duke formuar një kurorë
të re, të gjelbër që të tregon për së largu se këtu është pranverë.
Brenda Teje jam
nga zanafilla e
këndej
më mirë askund s'
e kam
........................................
Koha e ikur
në një të nesërme
kthehet
për t’më parë si
të dua
E dashur
këtë ëmbëlsi të
hidhur jete
që e kam shijuar
prapa këtyre
qiejve po e lë
Deri në amshimin e
pajetuar
më mjafton vetëm
Ti
(MË MJAFTON VETËM TI 17 dhjetor 2020)
II-Poezitë e dashurisë së Sabit
Rrustemit kanë një muzikalitet nëpër
vargje, që në rastin e parë të krijohet përshtypja se buron nga vetë
tema e dashurisë, por mjafton të lexosh
disa poezi të tij ku heroi qëndron pak i
menduar a i “trishtuar” nga vonesa e vashës dhe të ndjesh të njëjtin
muzikalitet nëpër vargje, të ngashëm me “melodinë” e gjetheve kur i ledhaton
flladi që fryn nëpër lisa apo rrahjen e krahëve të një trumbe zogjsh që
fluturojnë përmbi pyll.
Një mal ëndrrash
që i pashë e më ikën
i lashë mënjanë
e kah Ti u nisa.
Asnjë shenjë
Tënden s'e kisha
pos një portreti
shfaqur pas shiut
në murin e kaltër
të shpirtit tim
sa qiellor
sa engjëllor
që s'arrihej
s'prekej
vetëm ndjehej e
shijohej
si ëndrra më e
pafajshme
që shkrihej syve
të mi.
(PËR SHPIRTIN TËND)
A nuk të vjen të
marësh kitarën dhe t’i këndosh më zë rinie këtëo vargje? Nuk po ju sjell shëmbuj
të tjerë se e ndjej që do ti këndoni gjatë çfletimit të librit.
Duke kërkuar burimin
e këtij muzikaliteti në poezinë e tij, të tërheq vëmëndjen fakti se Sabit
Rrustemi, pavarësisht se është një poet ndër më të mirët në poezinë shqipe,
ndonëse kishte patur mundësinë dhe të drejtën të sistemohej në kryeqytet, jeton
në Zhegër, pranë Gjilanit, në rrëzë të
malit të Çepurit, shpatet e të cilit i ka “mbjellur” me lisa poezie, që janë
rritur e kanë formuar një pyll, i cili të fton ta vizitosh shpesh.. Po të shohësh me
vëmëndje poezitë e Sabit Rrustemit duket se janë shkruar diku rrëzë një shpati
të këtij mali, te ndonjë gur a ndonjë krua, mbështetur te ndonjë lis a shtrirë
në ndonjë livadh të cilëve shpesh herë u citon dhe toponimin.Ështëpikërisht ky
ambient i frymëzimit poetik që i ka përcjellë nëpër vargje muzikalitetin e tij
natyror. Tipike naimiane.
Këtu kuptojmë se
Sabit Rrustemi për “hatër” të poezisë i ka qëndruar
larg Prishtinës zyrtare dhe me “ndihmën“e dashurisë ka ngritur një “kryeqytet” të
ri poetik, ku zë fill meridiani zero i poezisë së dashurisë, si meridiani i Griuniçit. Ai që nga Zhegri i jep Prishtinës
letrare orientimet dhe koordinatat estetike tëpoezisë së kohës sonë, sepse ai ka
ngritur tempullin poetik të dashurisë me besimin se dashuria do e bëjë botën më
të mirë. Ju ftoj të nisemi për te ky tempull, ku kryefalltariSabit Rristemi do na thotë nëpërmjet
vargjeve të ardhmen e dashurisë sonë. Unë kam besim te Sabiti dhe te varg-thënia
e tij sepse ai është një poet i thellë në ndjenja e mendime, i mbushur me një
qetësi poetike, ndonëse me një fije
trishtimi, si të gjithë të dashuruarit që presin një shënjë anjë fjalë
nga Zoti a nga vajza.
Sabit Rrustemi është i dhën pas artit,
më saktë duhet thënë se ai është shkrirë e bërë pjesë e artit poetik. Ai jeton
nëpër poezi dhe kjo dallohet lehtë po të
shohësh ritmikën e krijimeve të tija, gati të përditëshme. Ai frymon poezi dhe
kjo është e dukëshme te vargjet e tij, të krijuara me një gjuhë të qartë e të
lexueshme nga kushdo, si ajri që thithet njësoj nga të gjithë njerëzit.
III-Ka marë dhe
diçka tjetër kjo poezi nga ambienti i frymëzimit. Sabit Rrustemi shkruan me
varg të lirë, por pikërisht ky varg ka ndikuar që poezia e tij të jetë plotë
dritë, si drita në pyjet me nivele të ndryshme lartësie pemësh. Po kështu dhe
ajri mes vargjeve është plot oksigjen si ajri nëpër pyje. Nuk lodhesh duke e
lexuar këtë poezi, qoftë edhe duke e lexuar me tonalitetin e një recitimi. Të
duket se ajri i pastër i vargjeve mbush mushkëritë e tua gjatë leximit(Mushkëritë
e mia/petaleve të saja marrin frymë/si vetë imja jetë) dhe kupton se nuk është efekti i temës së poezisë,
por është efekti i stilit të tij poetik. Në poezitë e Sabit Rrustemit nuk rri të
mendosh domethënien e vargjeve apo të metaforave, ato i ndjen menjëherë shpirtërisht
edhe kur ndonjë fjalë a varg nuk e kupton shprehimisht, edhe kur ndonjë metaforë
të “sheh”me sy të ulur, si shikimi i një djali të drojtur, në pritje të fjalës a
shikimit të vajzës që e ka mbretëreshë nëpër ëndrat e tij.
IV-Sabit Rrustemi shkruan me me vargje
të lira, madje edhe me strofa të paregullta, ndonëse me ritëm e ritmikë të
brendëshme. Ka një afëri me stilin e vargut të Ali Podrimes dhe Mirko Gashit3,
ndonëse me një nerv poetik të vetin, më
të butë, më tëëmbël..
Ka stilin e tij në vargje, ku veç të
tjerash, në një poezindërthurenedhe strofat me disa vargje të shoqëruar me strofat
me dy ose një varg. Interesant është fakti se çdo strofë e poezive të Sabit
Rrustemit, qoftë strofë shumë vargore apo një e dy vargore, e marë e shkëputur
më vete ka edhe kuptimin e një poezie të shkurtër.
Ka edhe më vargu i tij, shpesh herënë
mes të strofave, një varg i vetëm apo së paku dy vargje përbëjnë një strofë më
vete, të paraprirë dhe të pasuar shpesh herë
nga një strofë disa vargëshe. Këto
vargje njëshe apo
dyshe, në kontekstin e poezisë të konceptuar si “një pyll lisash” të lartëshpesh
ngjajnë me trungje pemësh të rrëzuar mbi
vija uji a përrenj,duke u bërë në këtë mënyrë“ura kalimi” për lexuesin për te strofa tjetër. Le ta shohim
këtë që thamë psh te poezia
LULJA E JETËS:
Në kopshtin e
kësaj zemre
ngjitas meje
sythoi
e çeli
Një botë me aromë plot
ma dhuroi
Erërash sa herë u
shkund
a shirave u qull
imja dorë iu gjend
pranë
dhe ky trup
ndërsa te poezia
SECILA STINËE ETURËSHTË PËR TY këtë fenomen e konstatojmë edhe
me strofë një vargëshe:
Ato që i la stina
e mëparshme
s’janë më
e pangopshmja kohë
i zhbiu
dhe ato fryte jete
që sillnin kënaqësi
Trungje të zhveshura mbetëm
para stinës së bardhë
Ardhja jote me
ngrohtësi na mbështjell
shprush dhe nëpër
dej
gacat e një zjarri
të pashuar mbledh
Mos praj së
riguari
derisa t’i njomësh
majat e rrënjëve
thellësive të
paprekshme
aty ku fija e
dritës sate
I jep jetë një sythi të ri
Pastaj kthehet ajo
stina e re
me njomësinë e
buzëve tua
na bekon me
dashuri
V-Shpesh dëgjojnë të thuhet se qysh nga
Homeri e gjer më sot në poezi janë rrahur gjithë temat e jetës dhe s'ka mbetur
asnjë për t’u rrahur nga poetët e sotëm. Qysh këtu nis keqkuptimi mbi temat e
ezauruara nga poezia. Po të flasim psh për temën e dashurisë, duhet të themi se
vete dashuria ka pafundësi tingujsh, dritash dhe ëndrash ku secili prej tyre është një poezi më vete.
Në fakt, dashuria është një lëndinë epamatëmbushur me lule të porsaçelura skaj
më skaj, si hapësira qiellore mbushur plot me yje, ku çdonjëra prej tyre është
një poezi më vete.
Rasti i poetit Sabit Rrustemi me dymbëdhjetë
libra kushtuar dashurisë, pa pasur asnjë rast përsëritjeje (ndonëse edhe Homeri
i urtë nganjërehë bie dhe fle gjumë mbi vargje) na tregon se edhe një temë si
dashuria, për të cilën kanë kënduar të gjithë poetët e botës në të gjitha kohërat, ka një pafundësi
kënd vështrimesh, mënyrash, stilesh e ngjyrash për të kënduar..
Pyesni po deshët Sabit Rrustemin, ai do
t'jua thotë.
Sarandë, më 15.05.2021
1-Vëllimet e serisë HYJNORJA IME JE TI
përfshijnë librat poetikë;
I-Vëllimi i parë përmban librat:
a-Nën atë strehë zemre. In Tima 2009
b-Mëkatet që nuk i themi. In Tima 2010
c-Pjesa e pashuar e ëndrës. In Tima
2011
II-Vëllimi i dytë përmban librat:
a-Stina mbetet ajo që është. In Tima
2012
b-Me bekimin e një të diele. In Tima
2013
c-Stinëve që erdhën pa ty. In Tima 2014
ç-Nëpër grimca të padukëshme. InTtima
2015
III-Vëllimi i tretë përmban librat
a-, MË NDEZ E PATHËNA JOTE In Tima,
2016/17
b-NËPËR ËNDRRA TË FJALËVE In Tima 2018/19
IV-Vëllimi i katërt përmban librat
a -Zoti nuk më thotë harroje In Tima,
2009 -2019 apo Libri i Dhjetë
b-. Era përpush ndjenjave të mia In
Tima, 2020 apo Libri i Njëmbëdhjetë
c-.( Etna e shpirtit tim) In Tima 2021
apo Libri i Dymbëdhjetë.
2-Perifrazim i fjalës së Alda Merinit
kur thotë: .”Çdo poet shet andrallat e tij më të mëdha”.
3-Ndoshta kjo përafëri ka ndikuar tek unë që shkrimin tim për Mirko Gashin ta
titulloja “Mali me lisa” duke i riprurë lisat poetikë edhe te ky shkrim.