Kulturë
Atdhe Geci: Sa bukur që sot s'është e diel
E hene, 17.05.2021, 08:35 PM
FJALA E POPULLIT NË
SHESH
Shumë
shpata perandorësh janë shembur mbi né
dhe
shumë ëndrra njerëzish janë vrarë për atdhe
jemi
nipash të pellazgo-ilirëve, fisesh të hershme
jemi
pjesë e krijimit të qytetërimit të Evropës
jemi
vendlindja e dy botëve të shenjta e himnore
Në
vendlindjen tonë prej 54 shkronjash pellazge
rilindëm
me 36 germa të Alfabetit të Manastirit
rilindëm
përmes shkrimtarëve dhe luftëtarëve
derdhëm
gjak që atdheun ta mbrojmë nga fqinjët
Kosovë
Dardane, Atdhe i të gjitha luftërave tona
je
i lashtë kur s´ kishim fqinj; serbë, grekë e turq
se
kufijtë tanë shtriheshin përtej dardaneleve
O
bijë pellazgësh dhe bijë të lashtë të Ilirisë antike
i
gjithë mesdheu ishte toka jonë dhe vendi ynë
kaluar
kemi nëpër dy vendlindje luftërash, nëpër
dy
epoka të trishta! Por, fati s´ishte në anën tonë
kështu
përjetuam dy fitore luftash të pakënaqura
Nga
zotat e hershëm tek monarkët e sotëm, udha
ishte
plotë mistere. Pyes, si i mbijetuam luftave,
mizorisë
së Evropës dhe fqinjëve, po, Austria qé,
dhe
Amerika, që na e dhanë dorën të mos shuhemi!...
Me
17 shkurt “trimat” e ngritën një tjetër flamur
jo
atë të betejave, jo atë të rënëve dhe të busteve
ngritën
një flamur të konsultuar dhe me pazare
se
Dardania, tokën dhe qiellin e ka të natyrshëm!...
Në
qytete dhe nëpër fshatra të dardanisë iliriane
liria
vuri veten mbi plagët e popullit të pagjumë
duke
mos patur frikën e arrestimeve e të burgjeve.
Një
Dijemir duhet ta udhëheq kauzën e popullit!
Ilir,
mbushur jemi me përmendore varresh të reja
dhe
kemi me mija të rënë të harruar të hershëm
Ky
libër i trashë me turq, serbë, grekë e malazez
I
tëri është me plagë dhe me beteja të mbijetesës
Historisë
né s´i thamë lamtumirë, nuk u ndamë
se
historia jonë ende është gjallë dhe pellazgjike.
Historisë
né s´i thamë lamtumirë, nuk u ndamë
se
historia jonë ende është gjallë dhe
pellazgjike.
Atdhe Geci – Poezi nga
libri, "Dora e Atdheut".
SA BUKUR QË SOT S´ËSHTË
E DJELË
Ky
libër i mendjes, i syve e i duarve
është
pasioni im për artin e poezinë
në
kraharor i kam të gjitha muzat,
dashurinë
për tokën dhe për atdheun
Sa
bukur që sot s´është ditë e djelë
të
vërtetat për shiun dhe bubullimat,
dhe
farat me të cilat kohët ushqehen
nuk
janë në vonesën e diellit tek retë.
Jetë,
më jep dhe pak kohë të shkruaj
çastin
kur unë u bërë pjesë e lumit që
rrjedhë,
pjesë e kopshtit me fruta dhe
pjesë
e maleve me këngë kreshnikësh.
Fjalët
e këtij arti janë drita kozmike
ato
s´humben as kur bien në duar të
erërava
të çmendura dhe të stuhive,
në
libër e ndiej trokitjen e hapjes së
qiejve
dhe, zbritjen e frymë në tokë.
Njeriu
dhe toka janë dy të dashuruar
janë
dhe të xhelozuar në njër-tjetrin
janë
zemër e dheut, qenie e materje.
Kjo
jetë arbitër të fatit e ka mendjen
punën
e çdoditshme në motivet e saj
idenë
për një rilindje në tërë atdheun
Sa
bukur që sot s´është ditë e djelë
të
mirat e lirisë kurrë nuk vjetërohen
shpirt,
poezia s´njeh moshë as stinë
brenda
i ka yjet, diellin dhe hënën.
Ky
libër jam unë dhe, ky libër je ti
tërë
jetën unë e jotova si një i dënuar
zemër,
e di një këngë që nuk përdor
kurrë
fjalë, rrënjët i ka të padukshme
por
ëndja çastet i shndërron në shpirt!...
Atdhe Geci - Dortmund ,
Gjermani