E diele, 28.04.2024, 03:21 PM (GMT+1)

Kulturë

Meti Rexhepi: Gand

E merkure, 19.05.2021, 06:15 PM


G A N D

Nga Meti Rexhepi

anames  zjarrmie

mëtime të djegshme  për shenjtëri të lume

Ai  u përmbys  mbi  rraqe    kripura  urine

koha rrudhej në milimetra    gramë  oksidimesh

grilat i falnin  një pëllëmbë të qiellit

kornizë e ngrirë e pëllumbave pafundësia

pengu i mbetej varë  mes  esëlltish tek jermit

pije e haje shijen e disfatës

ç`ti  bëje orë-gjatës

të visheshe  me    butën  lëkurë

  dashit    prerë  pa  torturë

*

pikturë torture

në kokë e mure

por kambanoret  për Ty

nuk kishin kumbuar

*

a  mund ta tjerrje  secilën  gjatësi  milimetrike

me  fije  shpirti    një  furkë    durimit

kjo  ishte  sprovë   e parafundit  e  provimit

e nisnin  me  gaca  e të  bëhej akull

sapo  nisje  thurjen për lëkurën e plasur

t`i  shpërbënin  unazat

nuk thurej  me lëkurë të ngratë

as xhaketë as çorapë

*

brenda grilash  gjakohej  shqiponja  krah-thyer  për  ndonjë  orbitë

krejt i lehtë i pa peshë pendla-këputur gand

sprova  e  shtrirë    hodhi    zbehtën  dritë

të mos i heqësh  peshës    filozofisë  asnjë  presje  asnjë  miligram

*

dhe do ta mbash  atë  trastë  tënden  me kujtime

kurdo që e hap të pikojnë sumbulla peline

*

t`i përçuakan  telat  e zemrës  deri  te retë

brodhe  mjegullnajave    stolisura  dhe  shikon  faqe-zbehtë

të përvdirur rrjedhin  jubiletë

Gjilan, mars 2021



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora