| E merkure, 19.05.2021, 05:15 PM |
 G
A N D
G
A N D
Nga
Meti Rexhepi
anames  zjarrmie
mëtime
të djegshme  për shenjtëri të lume
Ai  u përmbys 
mbi  rraqe  të 
kripura  urine
koha
rrudhej në milimetra  në  gramë 
oksidimesh
grilat
i falnin  një pëllëmbë të qiellit
kornizë
e ngrirë e pëllumbave pafundësia
pengu
i mbetej varë  mes  esëlltish tek jermit
pije
e haje shijen e disfatës
ç`ti  bëje orë-gjatës
të
visheshe  me  të 
butën  lëkurë
të  dashit 
të  prerë  pa 
torturë
*
pikturë
torture
në
kokë e mure
por
kambanoret  për Ty
nuk
kishin kumbuar
*
a  mund ta tjerrje  secilën 
gjatësi  milimetrike
me  fije 
shpirti  në  një 
furkë  të  durimit
kjo  ishte 
sprovë   e parafundit  e 
provimit
e
nisnin  me  gaca  e
të  bëhej akull
sapo  nisje 
thurjen për lëkurën e plasur
t`i  shpërbënin 
unazat
nuk
thurej  me lëkurë të ngratë
as
xhaketë as çorapë
*
brenda
grilash  gjakohej  shqiponja 
krah-thyer  për  ndonjë 
orbitë
krejt
i lehtë i pa peshë pendla-këputur gand
sprova  e 
shtrirë  të  hodhi 
të  zbehtën  dritë
të
mos i heqësh  peshës  së 
filozofisë  asnjë  presje 
asnjë  miligram
*
dhe
do ta mbash  atë  trastë 
tënden  me kujtime
kurdo
që e hap të pikojnë sumbulla peline
*
t`i
përçuakan  telat  e zemrës 
deri  te retë
brodhe  mjegullnajave 
të  stolisura  dhe 
shikon  faqe-zbehtë
të
përvdirur rrjedhin  jubiletë
Gjilan,
mars 2021