| E enjte, 20.05.2021, 05:27 PM |
ZGJEDHJET
-Ndërkombëtarët
dhe zgjedhjet në Shqipëri i ngjasojnë fabulës “Fshatari dhe ariu”-
Nga
KOM JANI
Si
çdo vit, arat mbolli fshatari,
Mbinë
bimët, gjelbëroi ugari.
U
harlis misri, patatja, gruri,
Nga
gëzimi kësulën në sy fshatari vuri.
Këtë
vit do të kemë boll bereqet!
Vallëzonte
misri, gruri si det.
Patatja
fort e rriti kokrrën,
Lakra
garonte me karotën.
Një
ditë u trondit fshatar ziu,
Në
ara mbërriti derri dhe ariu…
Fshtari
thirri e sokëlliu!
Në
një qoshe mustaqet fërkonte miu…
Dërmojani
fshatarit prodhimet më shumë!
Se
kështu fitoj dhe unë…
Dha
e dha fshatari, s’po ia dilte dot:
-Ejani,
bashkëfshatarë, të bashkohemi sot!
Sepse
vetëm kështu të bashkuar,
Këtë
lukuni kemi për të përballuar…
Por
fshatarët rrinin si të hutuar,
Të
keqen që vinte nuk kishin kuptuar.
Atëhere
fshatari mori çiften, doli në lëndinë
Nga
erë e barotit grabitqarët morën arratinë…
Por
në arat e fshatarit bënë kërdinë.
Fshatari
në lot e kishte synë.
Ç’të
korrte, ç’të fuste në hambarë!
Si
mal i rëndonte ky zarar.
Me
vonesë u mblodhën ca fshatarë
Duke
ulëritur e duke qarë.
-Kërdinë
ta bëri derri dhe ariu.
Si
të të mbrojmë tashti nga miu!
-Ndihma
juaj është tepër e vonuar,
Në
vite e stinë nuk jemi kujtuar…
Ndaj
fshatari tash e ka kuptuar
Egërsira
përballohet vetëm i bashkuar…
Është
një fjalë nga kohët e lashta:
“I
zoti e nxjerr gomarin nga balta”!...