E diele, 28.04.2024, 02:39 PM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Lirika maji

E premte, 21.05.2021, 06:49 PM


Lirika maji

(cikël  me poezi)

Nga Përparim Hysi

1. Nuk ka  moshë dashuria

Nuk ka moshë dashuria

(kështu flet e shkruan një i moshuar)

Sado ardhur pleqëria,

Ende jam i dashuruar.

Shoh një sy e  më"bie syri"

Shoh një buzë e buza lëng

Përparim mendja s'të hyri

Po ta bën koka "tëng!"

Se më del tym nga koka

Mendjen dot nuk e mbledh

Shkon "një miss" e tundet bota

Po mua syrin pse ma hedh?

Ende "bukën" s'e ha thatë

Ndaj dhe nisem pas asaj

Vetes hiç nuk i them"mjaft"

JU e dini ç'ndodh në maj...

2.Moj fqinjë e bukur

Moj fqinjë e bukur! Të lutem,  të më falësh!

Nuk është e  ndershme dhe nuk ka moral

Ja që s'është e mundur, kur me ty përballesh

Ndaj dhe sytë t'i ngul, me neps si djall.

Jo se jam djall, por kam një shpirt të brishtë

Para së bukurës,  unë bie në gjunjë

Të lutem,  mos m'u zemëro, se faj nuk kam hiç

Se dhe nga mendja bëhem rrëmujë.

"Fajin" e ka syri i madh dhe me bisht

Tek përballemi,  më duket sikur më shpon.

Më bën thirrje nepsi i djalërisë

Që rivjen tani,  në moshë të vonë.

3.E fshehta e dashurisë

E fshehta e dashurisë është si një  alfabet

Që, pa ia shpjeguar kujt, lexohet

Sado që këtë të fshehtë do ta mbash sekret

Duket, sikur nga të gjithë shikohet.

Se ndodh,  që kot së koti zë e skuqesh në mjedis

Sikur tek ti secili sheh një një"faj"

E fshehta nuk është më e panjohur si IKS

Dhe ta fshehësh dashurinë s'e ke kollaj.

Sa më tepër që do që ta"mbulosh"

Aq më tepër dashuria duket në"mejdan"

Nuk është se është aq lehtë që të dashurosh,

Por më  vështirë është që ta"mbulosh me jorgan"

4.Të  tregoj

Të tregoj  se ç'fsheh përbrenda,

Nuk e bëra dot.

Buzën tënde aq ma kënda

Por s'e putha dot.

Që s'e putha, nga ti dihet

S'kam si e mohoj

Por dëshira ime s'fshihet

Ndaj po të tregoj.

Sado ti ike larg,

Unë mbeta në pritje

Mu në shpirt m'u hap një plagë

Veç për ty,  moj mike.

Ndaj dhe pres, të kthehesh prapë

Të them,  çfarë  s'të thashë

Ta shërosh këtë shpirt-plagë

Me buzën-ilaç.

5. Dhe me vete bëj çudi ?!!!

Pej kohësh ju kam dashur... dhe ju dua dhe tani

Dhe pak me veten time, ndjej çudi!

Si është e mundur që t' ju dua kaq shumë

Sikur një ditë pa ty dhe më zë me shkumë?

E gjeta sekretin (tani mirë e di)

Ti je NËNA e fëmijëve të mi.

6. THUHET

Thuhet që EVA e mashtroi  ADAMIN

Por burrat përsëri mbetën"ADAMË!"

Se prapë vazhdojnë avazin

Pas grave"vrapojnë" si në alarm.

Po kur shumë syresh hiqen si burra

Gjasme as që pyesin për gratë

Para grave u humbet "vula"

Gratë"notere me vulë të thatë".

Për gratë janë falur mbretërira

Perandorë që para grave ranë në gjunjë

Me fakte plot është mbuhsur historia

EVAT ADAMËT i kanë çuar të"mbushin ujë"

I kanë kapur prej veshësh si fëmijë çamarrokë

Dhe lozin me burrat siç duan vetë.

Mos  thoni që këto vargje i shkroi  një"marrok"

"Marroku " i moshuar po thotë  një të vërtetë.

7. Ikën vitet

Ikn vitet dhe, dalngadalë,

Ne po plakemi e pakemi si gjithë njerëzia

Ndodh që shihemi dhe, sado të moshuar,

Befas,  një iksër e fshehur ndez shkëndija.

8. Ky gjerdan i  bukur

Ky gjerdan i bukur në qafën prej mjelme

Ta shton,  moj mike,  më shumë bukurinë

Je aq e bukur(sikur vjen  prej legjende)

Ndaj çdo i gjallë, mbet si"lajthim"

Lajthit dhe mendja del nga burgjia

Dhe goja ngel hapur sikur hëngre gjellë të nxehtë

Siç duket,  me"hile" punoka dhe PERËNDIA

Që të dha një bukuri që "vret".

Mos kujto se në këto vargje po stis

Shkruaj veç ç'më kanë parë sytë

Ti je bukur siç është një "miss"

Dhe ndaj m'u liruan "burgjitë".

9. Sytë e tu

Sytë e tu që po perëndojnë

Sikur janë tërë natën pa fjetur

Unë e di që më premtojnë

Një "diçka" që e mban fshehur.

Ata sy të mrekullueshëm

Që më janë aq intimë

Për mua janë aq të lexueshëm

Se në ta shoh një premtim.

Më premtojnë, mike,  ngrohtësi

Ndaj po hidhet zemra ime

Se e di, mike,  e di

Ti më ngroh si furrëkamine.

10.Një këshillë për "fillestarët"

Në të thotë mikja që zure,

-Do na shohin,  kur e puth,

Mos hiq dorë, po vazhdo puthe

Është e jotja,  o babush!

U tërhoqe,  se u trembe

(se të shohin, sikur tha)

As mos e ço në mendje

Shkoi e iku(kthim nuk ka)

E vlerësoni këtë "leksion"

Se e mban një"veteran"

I fituar është kush guxon

Dhe në"beteja" ia bën"bam".

Tiranë, 18 maj 2021



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora