Kulturë
Resmi Osmani: Saga tragjike e famlijes së Aleksandrit të Madh
E hene, 24.05.2021, 09:44 PM
SAGA TRAGJIKE E FAMILJES SË ALEKSANDRIT TË MADH
Shkëputur
nga libri - ese
”Aleksandri
i madh i Maqedonisë – miti dhe njeriu”
Nga
Resmi Osmani
Njohja me pjesëtarët e
familjes të Aleksandrit të Madh dhe fundin e fatit të tyre, nuk është vetëm
kërshëri por edhe një rast për të mësuar sesa e egër,e pamëshirshme, çnjerëzore
dhe mizore, ishte lufta për pushtet dhe trashëgimin e fronit mbretëror, në
kohën për të cilën bëhet fjalë( vitet 316-295 e. v. )Oborret mbretërore kanë
qenë të zhytura në pellgjet e gjakut të derdhur për sundim, pa kuesyer as gratë
as fëmjët ende kërthi e të pafajsëm. Shembulli që e rrëfen më mirë, është fundi
I pjestarëve të familjes së Aleksandrit të Madh, që I përkasin dinastisë së
vjetër maqedonase Argeide.
I kapërcejnë përmasat e
teagjedive shekspiriane.
Filipi II, mbret, babai i Aleksandrit. Vdiq në kulmin e
fuqisë së tij, i vrarë nga oficeri i tij truprojtës, Pausaniu, më 316 e. v. gjatë ceremonisë së martesës së vajzës së tij,
princeshës Kleopatra me mbretin epirot Aleksandër Molosi. Ishte në moshën 48 vjeç.
Olimpia, nëna e Aleksandrit. U vra me urdhër të diadokut Kasandër, në
luftën për trashëgimin e fronit të mbretërisë, në moshën 58 vjeçe, pas një
rrethimi të gjatë në kështjellën e Pidnës. U ndalua nga vrasësit që të varrosej me
ceremonialin mbretëror që i takonte rrangut të saj.
Aleksandri
i IV; bir i Aleksandrit dhe
princeshës afgane Roksana,i lindur në Babiloni dhe i shpallur mbret që në
lindje të tij. U vra me urdhër të diadokut Kasandër, në Maqedoni më 309 e. v. në moshën 14 vjeç, që të mos ishte mtues për
fronin që e pretendonte Kasandri.
Barzina(363-309 e. v. ). Grua pa kurorë e Aleksandrit,
bijë e satrapit Artabaz, sundimtarit të Frigjisë në Azi të Vogël. Ajo ra robinë në kampin e Damaskut më 333 e. v.
Ishte 30 vjeçe kur Aleksandri e mori si Konkubinë. Më 327 i lindi djalin Herakliun. Pas martesës së Aleksandrit me Statirën, bijën
e Darit, u tërhoq në Frigji të Azisë së Vogël. Në luftën për trashëgimin e
fronit, u vra me gjith të birin nga gjenerali Polisperkon.
Herakliu, bir i paligjshëm i Aleksandrit me konkubinën
Barzina, u vra me urdhër të diadokut Polisperkon, më 309 e. v. ,në moshën 18
vjeç në Frigji të Azisë së Vogël.
Roksana, gruaja e parë e ligjshme e Aleksandrit, me
prejardhje Baktriane(Afgane), nëna e Aleksandrit IV. U vra pas të birit, në
qytetin e Amfipolit të Maqedonisë, me udhër të Kasandrit më 309 e. v. .
Statira, gruaja e dytë e Aleksandrit, e bija e mbretit Dar
të Persisë. Pas vdekjes së Aleksandrit
ajo ishte shtatzënë. U vra në Babiloni, pas vdekjes së Aleksandrit, për shkak
të xhelozisë nga Roksana, që edhe ajo ishte shtatzënë. E mbyti në pus, me
gjithë të motrën e saj më të vogël, Dripetidën, të venë e Ifestionit, shokut të
ngushtë të Aleksandrit. E bëri që i biri
që do të lindej të mos kishte pretendet për trashëgimin e fronit të Aleksandrit.
Kleopatra;e motra e Aleksandrit. Gruaja e Aleksandër
Molosit, u vra me urdhër të Antigon Gonates, më 308 të e. v. pas vrasjes së Olimpias, u internua në Sardi
të Lidisë në Azi të Vogël dhe kaloi dhjetë vjetët e jetës në arrest shtëpie. Në tentativë për tu larguar te Ptolemeu(Atë
kohë mbret i Egjyptit),që kishte zbarkuar në Traki, u kap dhe u vra. U varros
me nderime mbretërore.
Thesalonika;
motra e Aleksandrit nga i
ati, bijëe Nikesipolës ilire. U quajt me këtë emër me rastin e një fitoreje të
Filipiot në Thesali. U martua me Kasandrin, birin e Antipatrit. Me emrin e saj, Antipatri quajti qytetin e
sotëm të Selanikut. Lindi tre djem:
Antipatrin e Ri,Filipin dhe Aleksandrin. U vra nga I biri, Antipatri i Ri, pasi mori
anën e djalit Aleksandër për trashëgimin e fronit, midis tij dhe të vëllait më
295 e. v.
Aminta IV
dhe Kinana; Aminta IV, ishte djali i
mbretit Perdika, vëllai i Filipit. I takonte trashëgimi I fronit, por Ishte i
mitur kur i vdiq i ati, dhe Filipi II e shpalli veten mbret. Më von, Filipi e martoi me te bijen princeshën Kinana,(motër e Aleksandrit nga i ati), bijë e
Audatës. Trime,gjuetare dhe
lufrërare. Lindi një vajzë Euridiçen. Amintën IV, në luftën për fronin, e vrau Aleksandri dhe Kinana mbeti e ve. Nuk u martua dhe iu përkushtua rritjes së të
bijës. Vajzën, Euridiçen e martoi me Filip Arrideun, por më parë ia kishte
premtuar regjentit Perdika. Ky i fyer, u
hakmorr dhe Kinana u vra në luftë kundër Alketit, vëllait të diadokut Perdika,
më 323 të e. v.
Filip
Arrideu; vëlla i Aleksandrit nga
babai, djali i balerinës Filina. U
shpall mbret pas vdekjes së Aleksandrit në Babiloni me emrin Filip Arrideu. Ishte i metë nga mendja dhe epileptik, ishte
më tepër një mbret kukull dhe në vend të tij, mbretëronte e shoqja Euridika dhe
regjenti Kasandër. Mbretëroi gjashtë
vite. U burgos me gjithë të shoqen nga
Olimpia. U vra që t’i hapte rrugën për
mbretërim Aleksandrit IV, më 317 e. v.
E shoqja vari veten.
Evropa, motra e Aleksandrit nga babai, vajza e gruas së
fundit të Filipit,Euridiçe –Kleopatra. U
vra bashkë me të ëmën me urdhëer të Olimpias më 336 e. v.
Sikundër
shihet, askush nga familja mbretërore nuk ka pasur vdekje natyrore, ose janë
vrarë me njeri-tjetrin ose nga diadokët pretendentë për fronin e Maqedonisë. Dinastia e vjetër mbretërore Argeide, që për
katërqind vjet i kishte dhënë Maqedonisë
njëzet e katër mbretër, pas vdekjes së Aleksandrit të Madh, u zhyt në
një pellg gjaku. Fundi i saj qe një tragjedi rrëqethëse, e llahtarshme, me
shumë akte, me krime të përbindshme, që nuk kursyen as gratë as fëmijët e pa
fajshëm. Nuk mbeti asnjë trashëgimtar
dhe u shua. Në vend të saj mbretëruan dy
dinasti: Antipatride dhe Antigonide, që vazhduan mbretërimin deri në pushtimin
romak.
Tiranë,2008-2009
Botim i “Luma grafik”,
Tetovë 2010