Kulturë
Vladimir Shyti: Aktori që nuk e braktisi Durrësin
E enjte, 27.05.2021, 09:34 PM
Aktori që nuk e braktisi Durrësin
Nga
Vladimir Shyti
Gjatë
gjithë jetës aktori i skenës dhe i filmit Guilem Radoja ruajti mall për
vendlindjen e tij Shkodrën, por qyteti që i dha vlerat njerzore e artistike
Durrësin kurrë nuk e braktisi. Qysh herët në mëngjez ai përshkonte me
bixhikletë dhe herë në këmbë qytetin bregdetarë. Rrëzë kodrave e bregut të
Curriave tek-tuk ai shëtiste nën korin emocional të pulëbardhave, që fluturonin
shumë pranë tij. Përshkonte vijën bregdetare, të mbuluar nga drita e ngrohtë e
mëngjezit. Dallgët që përplaseshin me shkumëzim dhe deti me një hapsirë të
pafund dukej sikur pëshpëritnin me të dhe me qiellin e mëndafshtë.
Në
një nga mëngjezet si këto u takuam rastësisht me Guilemin pranë një lokali tek
brryli, ku të çon në plazhin e Currilave. Po çelte një ditë plot diell. U ulëm
jashtë në bar-kafe, ku plloçat dhe tryezat rrumbullake vezullonin nën qiellin e
kaltër dhe nga pas dëgjoheshin lehtë dallgët që përlesheshin me leshterikët. Mbasi
pimë kafet, i fola për dramën qe sapo e kisha mbaruar së shkruari. U tregua i
gatshëm të më ndihmonte në redaktim dhe në ndonjë gabim që ai mund të haste
gjatë leximit dhe më la ditën, orën dhe vendin se ku do të takoheshim, për të
sjellë matrejalin artistik.
Forca
shpirtërore e zotit Radoja, sekreti për të ruajtur veten krejsisht të papërlyer,
dëshira për tu dhënë me gjithë shpirt vetëm pas asaj që përfshin gjithçka në
jetë, sidomos jetën artistike. Një aktor, i zgjedhuri, tu dhurojë të tjerve
gjithçka që mund të jap nga vetja. Nuk dëshironte realitetin”që shkatërron”, por
synoi përjetësisht botën e paqtë e të papërlyer. Këto veti ai i shprehte qartë
edhe në rolet skenike dhe kinematografike, si në personazhet pozitive ashtu
edhe ato negative.
Abonenë
e trenit, e cila ndonjëherë dhe e hidhëronte e mbante gjithnjë me vete. Treni
dhe bixhikleta ishin mjetet e tij për të udhëtuar drejt Tiranës, ku zhvillonte
jetën e atij artistike. Mbrëmejeve kur kthehej, ai shihte dritat e qytetit si
veshukë të argjendë, që mbushnin kodrinat e plazhet përreth dhe shkriheshin me
mjegullën, që ngrihej nga deti në ajri. Ndihej plot jetë dhe i kënaqur me
modestinë që e karakterizonte dhe, bëhej njësh me qytetin e tij. Personazhi në
jetën e përditshme nuk e njeh shprehjen e tërthortë organike, por flak tutje, sa
më larg vetes, atë luftë të brendëshme për tu çliruar nga nevojat e tepërta që
e mbajnë njeriun në shtërngesë të vazhdueshme. Thjeshtësia midis njerzëve
shkonte përballueshëm tek ata;vetëm ajo mund tu jepte formë konkrete
kundërshtive të tij, për dhimbjet e natyrshme të aspekteve jetsore.
Gujlemi pikëllohej, kur shihte artin të zvarritej si një shumkëmbësh, që nuk dihej se ku shkonte. Përndizej dhe vinte në lëvizje avujt e shpirtit, ku dhe hynte në elementin jo natyror, të kundërvnieve. Këtë gjë e vura re më qartë, kur mësojë për fatin e keq të dramës, pasi e kishte lexuar e korigjuar pjesërisht. ”Ne Durrësakët gatuajmë më shumë për të tjerët…”shpërtheu ndjesi me një forcë të madhe emocionale dhe dukej krejt i padjallëzuar. E çtjetër nuk i kishte hije aktorit të madh, ku dhe përballë vdekjes e kërkonin në skenën e artit. Ai u largua nga ne entuziasmin më të lartë;shpirti tij vërshojë e do të ngjitet në skenat hyjnore. Këtu la velin e tij të mëndafshtë, që do të shfaqet here pas here në brigjet e Adriatikut dhe në këtë tokë që ai e dashuronte.