Kulturë
Sadik Bejko: Ngjarje qe bejne histori
E diele, 30.05.2021, 08:55 AM
NGJARJE QE BEJNE HISTORI
Nga
Sadik Bejko
Dje,
me 27 maj, isha i ftuar ne ceremonine e nderimit te Ismail Kadarese nga Bashkia
Fier.
Eshte
nje nderim per gjuhen shqipe, per letersine shqipe, per cilindo shkrimtar
shqiptar nje ceremoni e tille nderimi.
Kadareja
ka qene per ne pasardhesit e tij, mjeshteri me i larte, udheheqesi yne
shpirteror. Te gjithe, e themi apo jo, te gjithe ne kemi dashur qe vepren tone
ta lexonte, ta vleresonte Kadareja, ta kishte nen veshtrimin e tij Kadareja.
Ai
ishte Shkrimtari, me SH te madhe.
Dhe
eshte ende i tille.
Nje
miresi e madhe nga ana e tij qe vlereson lexuesit, koleget e tij kudo qe jane, ne Kavaje, ne
Vlore apo ne Fier.
Per
me teper se keto takime po ndodhin edhe ne kete ajer te semure, nen kete
vdekjeprurese pandemi.
Mosha
dhe vitet e kane bere Kadarene me te ndjeshem ndaj lexuesit, atij lexuesi
shqiptar qe me se shumti eshte pasuria e tij, lexues qe mund te thuash se
ekskluzivisht, kryesisht, eshte i
krijuar prej tij. Prej me se nje gjysme shekulli ky lexues panderprere u ushqye
dhe ende ushqehet nga pena e tij.
Pas
ceremonise solemne, edhe dje Kadareja u ul ne intimitet me lexuesit e tij,
foli. firmosi libra dhe beri foto me cilindo qe iu afrua, i buzeqeshi. Dha
autografe per kedo, per ata qe blene, apo dhe nuk blene nga librat e tij.
Kjo
eshte nga ato ngjarje qe neser mund te permenden ne histori.
Ngjarje
qe beri histori ne Fier...
PO...
Nje
takim me nje shkrimtar nderkombetar, me Ismail Kadare, mund te beje histori, po te ndodhe, edhe ne
Paris, edhe ne Hamburg, edhe ne Milano a kudo ne cdo metrepol te botes sone.
Madheshtia
e tij eshte pjese, eshte pjelle e historise.
Ai
15 vjecari fierak, qe dje mori nje aotograf, beri nje foto me shkrimtarin,
neser mund ta percjelle kete ngjarje deri te niperit e tij... dhe niperit te
sterniperit...
https://www.facebook.com/sadik.bejko.3