Kulturë
Remzi Limani: Një interpretim brilant
E diele, 30.05.2021, 08:51 AM
(Në
foto: fituesja e garave, Nina Fushtica me prindër dhe vëllain e saj)
NJË
INTERPRETIM BRILANT
Në
garat pianistike për junior të cilat u mbajtën në Tiranë, vogëlushja, Nina
Fushtica zuri vendin e parë, duke na dëshmuar, se ajo di të na dhurojë tingujt
e nartë, për tu freskuar dhe mrekulluar me lojën e saj artistike, me të cilën
na bëri për veti dhe për ta admiruar interpretimin e saj.
Shkruan
Remzi Limani
Për
një çast, ajo u nda nga vallja e fluturave dhe hapi krahët mbi tastierën e
pianos në sallën e koncerteve "Tonin Harapi" në Tiranë.
Kjo
pra është Nina Fushtica nga Prishtina, pjesëmarrëse në Garat e Juniorëve,
"Tirana Talent", ku përformuan fëmijë nga Shqipëria dhe Kosova, ku
pianistja jonë simpatike, Nina Fushtica me përformancën e saj të shkëlqyer zuri
vendin e parë. Pra, kjo e arritur dëshmon talentin dhe punën e pamohueshme për
të arritur aty ku dëgjohen tingujt e luajtur nga gishtat e njomë të dashurës
sonë, Nina, e cila para publikut dhe jurisë profesinale, dëshmoi kulturën e
interpretimit brilant duke premtuar, se kjo vashëz ka predispozita natyrore për
t'u bërë emër i veçuar në fushën e interpretimit pianistik.