Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Remzi Limani: Një interpretim brilant

| E diele, 30.05.2021, 08:51 AM |


(Në foto: fituesja e garave, Nina Fushtica me prindër dhe vëllain e saj)

NJË INTERPRETIM BRILANT

Në garat pianistike për junior të cilat u mbajtën në Tiranë, vogëlushja, Nina Fushtica zuri vendin e parë, duke na dëshmuar, se ajo di të na dhurojë tingujt e nartë, për tu freskuar dhe mrekulluar me lojën e saj artistike, me të cilën na bëri për veti dhe për ta admiruar interpretimin e saj.

Shkruan Remzi Limani

Për një çast, ajo u nda nga vallja e fluturave dhe hapi krahët mbi tastierën e pianos në sallën e koncerteve "Tonin Harapi" në Tiranë.

Kjo pra është Nina Fushtica nga Prishtina, pjesëmarrëse në Garat e Juniorëve, "Tirana Talent", ku përformuan fëmijë nga Shqipëria dhe Kosova, ku pianistja jonë simpatike, Nina Fushtica me përformancën e saj të shkëlqyer zuri vendin e parë. Pra, kjo e arritur dëshmon talentin dhe punën e pamohueshme për të arritur aty ku dëgjohen tingujt e luajtur nga gishtat e njomë të dashurës sonë, Nina, e cila para publikut dhe jurisë profesinale, dëshmoi kulturën e interpretimit brilant duke premtuar, se kjo vashëz ka predispozita natyrore për t'u bërë emër i veçuar në fushën e interpretimit pianistik.