E merkure, 16.06.2021, 02:49 PM (GMT+1)

Kulturë

Luan Kalana: Koha s'ndalet!

E diele, 06.06.2021, 05:39 PM


Luan Kalana

KOHA S’NDALET !

"Jeta e Njeriut lë gjurmë në Kohë, kushtojuni Asaj pozitivisht !"- L.K.

-Koha shkon si shigjetë, përpara,

më shpejt se ora,  se akrepët,

koha fluturon me ëndërrat, s’ndalet,

s’na pret Ne, sa të nxjerrim fjalët.

Koha jetën e rinon, mendja e flijon,

moshen e numëron, njeriun e zbukuron,

lulet celin kur vjen koha, koha s'e ndalon.

dashuria lind me kohën, zemra e gjallon.

Ah, ta ndiqja si hija, mos më linte pas,

mos mbetesha peng “maskë” e njerëzve,

as rrobër , vëllavraëes, i ushtrisë së luftrave,

me flamurin e Paqes të pushtoja Tokën.

E di që s’do ta arija, do vrapoja si maratonist,

le të mbetesha mbrapa, në moshën e fëmijeris,

por do të isha njeri i pastër, bir i perëndis,

do desha pa dalim, miq dhe “armiq”, si vllezër.

Do i mblidhja “Lideret” e cmendur të botës,

që vendet dhe botën po fusin në zi, në tokë

t’i mblidhja ne “geto”, të shihnin skllavërinë,

që duan ta kthejnë mbrapsht historinë, kohën.

E dimë qe kohën, s’jemi të zot,  s’e ndalojmë dot,

mos bëhemi pengesë, mos i vemë prenga,

lumturis të njerzve, erës pranveror të tokës,

mos vuajnë, vdesin jetimet, për bukën e gojes !

Nuk pyes për moshën time, le të zbardhem,

do rend pa undalur , pa lodhje pas kohës,

sa të kem frymën, mendjen, këmbët e krahët

do dhuroj dashuri, pena ime s’do të ndalet.

@Shkronjësi Modest

Maj 2021, Florida SHBA.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora