Kulturë » Keka
Gjon Keka: Gjergj Kastrioti i vetmi burrë-shteti që e bëri me famë Arbërinë e tij
E shtune, 05.06.2021, 06:03 PM
Gjergj Kastrioti i vetmi burrë-shteti që e bëri me famë Arbërinë e tij
Nga
Gjon Keka
A
nuk ishte drita e tij ajo që ndriçoi kombin tonë arbëror dhe turpëroi armiqtë e
paragjykuesit e të gjitha llojeve?
A
nuk ishte guximi i tij që e ushqeu ushtrinë e tij të vogël arbërore duke e bërë
atë një ushtri të pakapërcyeshme?
A
nuk ishte arti dhe strategjia e tij e luftës,i cili e dëboi armikun të shumtë
për nga numri?
A
nuk ishte vetë ai si burrë-shteti që me gjithë vështirësitë, varfërinë dhe
mjetet e pakëta e ndërtoi dhe unifikojë Shtetin e Arbërit duke e bërë atë
pishtar të lirisë jo vetëm të vendit të tij, por edhe të gjithë Europës?
A
nuk ishte ai që e pranoi çdo të madh e të vogël që donte t'i bëhej mik atij dhe
i cili vendosi marrëdhëniet e tij shtetërore,realizojë traktatet dhe aleancat e
tij?
A
nuk ishte ai gjenerali më i madh i të gjitha kohërave, saqë gjeneralët e shumë
popujve e kombeve morën planet e tij nga shpirti i tij i artit luftarak,
mbretërit e princat e shteteve të ndryshme morën nga arti i tij i qeverisjes?
A
nuk ishte ai e mira e atdheut tonë dhe sot nderi i kombit tonë?
Nga
kjo mund të thuhet se,nëse ka ekzistuar ndonjëherë një Shtet që kishte një plan
thellësisht të menduar, të lidhur kudo me veten e tij, i llogaritur për efektin
më të lartë të mundshëm ; ai ishte Shteti i Arbërit në krye me Mbretin e tij
Gjergj Kastrioti.
Kjo
është mënyra e vetme si një pasardhësi i tij për ta lavdëruar Mbretin tonë
Arbëror europian me të cilin Providenca na ka bekuar.