Kulturë » Kozeta
Kozeta Zylo: Shkolla Shqipe “Alba Life” NY, mbylli me plot sukses vitin shkollor akademik
E hene, 07.06.2021, 08:55 PM
Klasat e nivelit te pare, 5 qershor 2021
Shkolla Shqipe “Alba Life” NY, Mbylli Me Plot Sukses Vitin Shkollor Akademik 2020 2021 Me Një Program Shumë Të Pasur Në Online
Nga Keze Kozeta Zylo
Çfarë dite e dielltë ishte dita e shtunë, si suksesi i
Shkollës Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit që vepron dhe mëson nxënësit në
të gjitha lagjet e Nju Jorkut! Sfida me
pandeminë dhe mësimi me Gjuhën Shqipe ishte një punë e madhe nga më
profesionalet dhe më frytdhënëset! Kjo shkollë me të 13 klasat në Online nuk e
humbi për asnjë ditë mësimin e Gjuhës Shqipe.
Ishte e para shkollë në Diasporë që hapi programin në Online qysh në
muajin shtator, 2021, dhe prej asaj dite nuk e ka ndërprerë mësimin asnjëherë,
por me kulturë dhe profesionalizëm e vazhdoi gjithë vitin. Bordi së bashku me mësueset tejet të
kualifikuara, shumica të licensuara nga shteti amë dhe Nju Jorku sollën risi të
reja didaktike dhe pedagjogjike duke e bërë shumë të larmishëm programin dhe
duke tërhequr mjaft nxënës jo vetëm nga shtetet e Amerikës, por Kanadaja dhe
Europa. Mësueset zbatuan me rigorozitet
disiplinën shkencore të pedagogjisë si teori e mësimit dhe e mësimdhënies, por
edhe të kushtëzuara nga vetë zhvillimi i formave dhe i përmbajtjeve të punës
mësimore në platformën në Online. Disa
mësuese kishin nga dy klasa në Online për gjatë vitit të cilat punuan me plot
përkushtim.Gjithmonë e gjithmonë e vlerësoj dhe e çmoj në maksimum secilin mësues
pranë shkolles sonë dhe në Diasporë për përpjekjet shpesh herë dhe të
mundimshme për të arritur deri këtu.
Ky vit ishte i jashtëzakonshëm për shkak të pandemisë botërore,
Covid 19-të. Ndërsa mendoj për shprehjen
e vitit për Altruizmin kuptoj se mësuesit realizuan gjënë më tëçmuar për
njeriun që do të thotë: "Respekt dhe devotshmëri vetëmohuese ndaj shërbimit
me plot kulturë për te tjerët”.
Të gjitha mësueset vlerësuan lart
bashkëpunimin
me themeluesit si vizionarë për këtë mision kombëtar si
dhe gjithë stafin
qe i janë bashkuar
këtij
programi tejet professional dhe serioz. Mësuesit i mbështetën nxënësit e
Diasporës në kohrat më të vështira!
Doemos kanë bekimin e tyre!
Program shumëi pasur për mbylljen me
plot sukses të Vitit Akademik 2020 – 2021
Programi i klasave të nivelit të parë
Programi u nda në dy grupe, në dy seanca të shfaqjes për
shkak të numrit të madh të klasave. Programi
filloi në orën 10 paradite.
Z.Qemal Zylo themelues dhe drejtues i TV dhe Shkollës Shqipe
“Alba Life” Ambasador i Kombit që operon në të gjitha lagjet e Nju Jorkut si
dhe anëtar i
Kryesisë së Këshillit të Arsimtarëve në Diasporë përshëndeti
mësuesit, nxënësit dhe prindërit në emër të Bordit të Shkollës.
Ai tha se është një kënaqësi e veçantë t’ju përshëndessot
me rastin e mbylljes së vitit
shkollor akademik 2020-2021 e t’ju falënderoj për përkushtimin
tuaj për këtë detyrë
të rëndësishme
mbarë kombëtare të mësimit të gjuhës shqipe.
Viti mësimor që po mbyllim sot ishte viti me i vështirë në historinë e shkollës shqipe “Alba Life” pasi ishte viti ku të gjithë ju u përballët me vështirësi të mëdha qëna shkaktoi pandemia botërore, Covid 19.
Mësimi gjatë këtij viti
mësimor u
zhvillua në Online
dhe ka qenë ndryshe
nga vitet e mëparshme që e zhvillonim nëpër klasa dhe për këte u desh një trainim
dhe përgatitje
shumë serioze
e të gjithë mësuesëve të shkolles
sonë për t’i bërë orët e mësimit të gjuhës shqipe sa më
interesante dhe me një informacion
të
gjithanshëm. Mesimet e larmishme që sillnin mësuesit e
shkollës sonë të përgatitura e prezantuara në Google Meet ishin të një niveli shumë të lartëpasi në të nuk përfshiheshin vetëm
materialet bazë
didaktike të teksteve
të para
Abetares, Abetares dhe librave të gjuhës, por në to janë pasqyryar edhe shumë
materiale nga tekstet ndihmëse të miratuara dhe veçanërisht të platforms “Schoolme”, që ishte një ndihmesë tjetër që e bëri shumë interesant mësimin në Online të gjuhës shqipe.
Shkolla jonëështë shumë krenare
që ishte e
para shkollë në Diasporë që filloi mësimin
qysh javën e parë të shtatorit
të vitit të shkuar dhe nuk humbi asnjë orë mësimore gjatë këtij viti akademik.
Po ashtu interesimi i nxënësve ka
qenë shumë i madh gjë të cilen unë e kam vërejtur nga vëzhgimet që kam bërë në të gjitha klasat ku nxënësit hynin qysh në minutën e parë të mësimit dhe
e kishin vështirë të
largoheshin nga ekrani pas mbarimit tëmësimit. Ky është një vlerësim shumë i lartëi punës së mësuesëve: Adelina Lacaj që zhvilloi
mësim në dy klasa, Dr. Manjola Dulit, mësueseve Entela Muda, Vlera Thaqi, Gela Bulku, Fatbardha
Shiqerukaj, Mirvete Veselaj, Sonilda Koci Kadria dhe Vjollca Skënderi qe po ashtu dha mesim në dy klasa.
I përgëzoj të gjitha mësueset që përmenda më sipër si dhe koordinatoret Arta Xhaferi, Blerim Gjocaj, Eligerta
Cuka si dhe bashkëthemelueset
Kozeta Zylo dhe Dr.Valbona Zylo Watkins qëkanë dhënë një ndihmesë të
vazhdueshme.
Pa dashur të zgjatem
konkluzioni i Bordit të shkollës shqipe “Alba
Life” është se viti
mësimor
2020-2021 ishte mjaft i suksesshëm në cilësi dhe në numër të nxënësve pasi e shtrimë
aktivitetin jo vetëm në lagjet dhe shtetin e Nju Jorkut që i kishim vitet e mëpareshme,
por këtë vit ne patëm nxënës nga
shkollat Halifax Kanada, shkolla në Chicago,
nga Florida, Alabama, Washington State, Pensilvania, Masachusets, Spanja,
Suedia e të tjerë .
Ju faleminderit të gjithë nxënësve, mësuesëve dhe prindërve që bashkëpunuam në këtë mission kombëtar dhe
ju uroj suksese në programin
e sotëm të fundvitit dhe pushime të mbara e suksese në vitin e
ardhshëm mësimor.
Faleminderit të gjithëve për
vemendjen tuaj.
Programi u hap me këngën “1 Qershori” kënduar nga kori i
Shkollës Shqipe “Alba Life”, New York
Mësuese
Sonilda Koci që operon në Brooklyn, solli pranë ekranit
nxënësit më të vegjël duke
filluar nga mosha 4 vjeç të cilët si zogj
ndër pemë të gjelbërta çuçurisnin ëmbël shqip. Ajo i kishte
pagëzuar si
Flilizat e rinj të Shkollës Shqipe “Alba Life”.
Ata ishin: Abella Bora Delisi, Aleena Osmani, Ana Skrapalliu, Arabella
Gjeka, Besart Hysolli, Emily Gardella, Era Kondakciu, Ethan Çela, Hana Demiri,
Nikolas Niko Gard, Rian Dobrova.
Mësuese
Vlera Thaqit që operon në Staten Island dhe me nxënës nga
Long Island, Westchester solli nxënësit të cilët recituan këto poezi
si: Chloe Kaso, Gjuha Jonë nga Naim
Frasheri, Nina Kastrati- Gjuha Shqipe nga Gjergj Fishta, Saranda Halstad-
Abetare, Abetare nga Xhevair Spahiu.
Mësuese
Mirvete Krasniqi Veselaj që operon në Bronx kishte përgatitur
nxënësit si Kevin Duka nga Philadephia me poezinë: “Abetare, Abetare
dhe Keci”, Bora Kurtolli: “Kosova ime”, Julia Loci: “Kenga tik tak tik tak,
poezia “Shkronja”, Ariel Dalliu: “Abetare dhe shkronja A”, Edion Shiqerukaj:
“Dua të luaj dhe
shkronja E”, Alisa Gjika: “Kenga 1 Qershori dhe poezia Abetare”
Mësuese Vjollca Skënderi qëka dy klasa në Brooklyn dhe
Queens kishte përgatitur këta nxënës si: Aleksia Kola me poezinë: “Librat rrinë
radhë radhë”, Eliana Cuko, Chikago: “Abetarja ime”, poezi nga Kozeta Zylo, Kiara Hila: “Gjuha
Shqipe”, Klea Kola: “Abetare, Abetare”.
Shtoj këtu se shumë prej nxënësve tëdy klasave ishin me pushime në vende
të ndryshme dhe nuk kishin mundësi për të marrë pjesë në këtë program të
fundvitit.
Mësuese Gela Bulkuqë operon në Brooklyni kishte përgatitur
nxënësit jo vetëm me poezi nga shtëpia, por dhe në mjedise me peizazhe të
mrekullueshme nga Nju Jorku duke kënduar këngë shqiptare.
Programin e hapi me këngën “Zogu dhe Abetarja” kënduar nga
Dëbora Shehu e cila iu uroi: “Gëzuar festën e Abetares dhe mbylljen e vitit
shkollor të gjithë nxënësve të Shkolles Shqipe “Alba Life”.
Udhëtim nëpër shkronja u intepretua nga: Adisa Tahiri, Aria
Stoja, Brandon Grada, Dëbora Shehu, Enzo Rustani, Jori Lamçe, Laura Torollari, Rilind Shehu.
“Vallet shqiptare” u vallëzuan me plot pasion nga Jori Lamçe dhe Enzo Rustani
“1 Qershori!” Interpretoi, Aria Stoja
Ndërsa kënga 600 vjeçare
shqiptare “Moj e bukura More“u këndua nga Brendon Grada
Mësuese Fatbardha
Shiqerukaj që operon në Bronx u paraqit në këtë program
me këta nxënës si:
Simelba Xhaferri: “Librat rrinë radhe radhe”, Lediana Hasanaj: “Dijeni botërore”, Fatjon Gjocaj: “Shoku im”, Fatjona Gjocaj: “Truri”,
Yllëza
Sejdiu, Emma Watkins: “Shqiponja” nga
Xhevahir Spahiu, Leon Gashi: “Alfabeti”, Saranda Krasniqi: “Për një
shkronje”, Luan Krasniqi: “Nëna Shqipëri”, Edvin Dalliu: “Unë jam”, Rami
Elkordi: Yunis Elkordi.
Për shkak të numrit të madh të klasave, programi u shfaq nëdy grupe dhe orë të ndryshme duke filluar me saktësi nga ora 10 të e paradites.
Programi i klasave të nivelit të dytë
Në grupin e
dytë programi u hap me Dr. Manjola Dulin, mësuese në Queens. Nxënësit e saj të rritur në moshë sollën një larmishmëri me slide show në Power
Point, duke shfaqur mësimet
shumë të rendësishme që kishin përgatitur
gjatë vitit.
Ato ishin nga gjithë Kombi,
Shqipëria
Kosova, Dibra, Mali I zi, Çamëria, Arbëreshët, Presheva etj. Nxënësit që morën pjesë me këto
projekte ishin: Agon, Agona dhe Loreta
Sadiku: Projekt “Çamëria” nga Georgia.
Klaus dhe Stivi Veshi: “Luftrat e Skënderbeut nga NYC.Adina Zdruli nga
Kanada interpretoi poezinë nga
“Naim Frashëri”, Lir
Shala nga Kanada: “Projekt i Shkollës Shqipe, “Lufta e Kosovës”. Zana Shala nga
Kanada: Poezia “1 Qershori”. Klevis Zhala nga NYC: Poezia, “Shqiponja”.
Isabel Zhala, NY: Vjershë e Naim Frashërit: “Ti Shqipëri më ep nder”. Det Ramosaj Kanada, poezia: “Sa të dua Kosovë. Ryan Pjetergjoka NY: Poezia “I dashur
Atdhe”. Adea Kastrati nga Long Island:
Interpretim për “Rozafën”. Giuliano Meta NY:
“Ujërat dhe
lumenjtë e Shqipërisë”. Francesco Hila, New York.
Mësuese Adelina Lacaj e cila u paraqit me dy klasa ne Bronx
dhe Brooklyn solli përvojën e saj dhe nxnësit që kishte përgatitur
në Bronx
sollën
larmishmëri me
projekte për Atdheun
dhe përshtypjet
e nxënësve gjatë këtij viti. Ata ishin:
Arelt Xhaferri: “Përshëndetja e prindërve/
Figura të njohura
shqiptare Skënderbeu/
Ismail Qemali/ Nënë Tereza. Jessica
Ndregjoni: “Përpjekjet
për të folur shqip/ Sendet tradiocionale shqiptare në shtëpitë tona”. Jonathan
Ndregjoni: “Gjeografia, peizazhi bota bimore dhe klima”. Keida Shiqerukaj: “Bashkëbisedimi shqip në klasë dhe rëndësia e tij”. Adrian
Krasniqi: “Lojërat në klasë”. Harry
Lumshi: “Gabimet shqiptare”. Kenkrest
Lumshi: “Industria ushqimore në Shqipëri”. Kleidi Zaimi: “Arbëreshët e Italisë”. Fiona Zaimi: “Qytetet dhe Trevat tona-
dallimet midis tyre”. Sofia Sandria: “Ilirët
dhe trevat e tyre / Powerpoint Ksamili/ Mali i Jezercës dhe ngjitjet alpine”. Nora Balidemaj: “ Mësonjëtorja e
parë shqipe /
Filmi dhe përshtypjet”. Albo Peraj: “Muzika dhe instrumentet e
ndryshme. Tipet e ndryshme të valleve
dhe lidhja e tyre me historinë”.
Mësuese
Entela Muda me klasën e saj në Staten Island solli nxënësit me intepretime të ndryshme
duke e pasuruar programin dhe me vallen e Kosovës interpretuar mjeshtërisht nga
nxënësit e Shkollës Shqipe
“Alba Life”. Ata ishin: Dea Watkins e
cila kishte përgatitur
esenë: “Gjuha
e Nënës”. Amina Shegaj: “Krujë, O qytet I bekuar” nga Naim Frashëri, Reona Kovaçi: “Korça”
nga Naim Frasheri, Blin dhe Rubik Rugova: “Korça” nga Naim Frashëri, Ariana
Daci: “Kundër Mallkimit të Gjuhës Shqipe” nga Petro Nini Luarasi. Ne ekran me plot entuziazëm dhe mjeshtëri u
shfaqën valltarët e shkollës me
“Vallen e Kosovës”.
Mësuese
Vjollca Skenderi solli dhe dy emrat nga Suedia si: Uklea dhe Kleidi Buzi.
Mësuese Adelina Lacaj paraqiti nxënësit e saj
ne Brooklyn si: Erla Lamce: “Iu uroi mirëseardhjen
prindërve , nxënënsve dhe
mësuesve/
Riviera Perëndimore
–Deti Adriatik dhe deti Jon. Blenda Sehu- Mesimi Online për Vitin 2020-2021/ pyetje drejtuar shokëve. Elio Tahiri:
“Mbresat e vitit / familja në Shqipëri (gjyshi- gjyshja )/ Teknologjia (avantazhet dhe
disavantazhet e saj.) Enson Nallbani-
Karakteri shqiptar- kultura, arti dhe
shoqëria. Zenel Agolli: “Diversiteti i trevave
shqiptare – arti i të
gatuarit”. Altea Balla: “Shqipëria një vend i
bukur turistik- udhëtim në Atdhe/ këngët vallet dhe veshjet
popullore. Kelvin Rustani, përmbledhje
e viteve të tij në Shkollën Shqipe “Alba
Life”. Përshëndetje
dhe falënderim
stafit tëshkollës. Jon Agolli- Përmbjedhje
e temave të punuara
gjatë Vitit/
Muzika shqiptare dhe vecoritëe saj në Shqipëri dhe
Amerikë, këngetarët e famshëm nëbotë, gatimet tradicionale. Detion Shehu: “Mbresat tona për Shqipërinë, Udhëtim
ndjenjash dhefalënderim stafit të
shkolles”.
Programi u mbyll me vallen e Tropojës interpretuar nga nxënësit e Shkollës Shqipe
në Bronx
dhe Brooklyn.
Në fund të gjithë u përshëndetëm mallshëm me
njeri-tjetrin, duke shpresuar dhe lutur se së shpejti do të shihemi
në shtator
nëpër klasat tona në shkollat
e Nju Jorkut. Ndarja pati dhe lot mësuesesh dhe gëzime për cfare I dhuruan profesionalisht dhe me plot perkushtim nxënësve në këtë mision Kombëtar.
7 QERSHOR, 2021
NEW YORK
Klasat
e nivelit te dyte, 5 qershor 2021
Filizat
e Alba Life, 5 Qershor 2021
Gjuha
e nenes, Prezantimi i Deas, 5 Qershor 2021
Klasa
e nivelit te pare, Bronx 5 Qershor 2021
Klasa
e nivelit te pare, Staten island 5 Qershor 2021
Klasa e nivelit dyte, Staten Island 5 Qershor 2021
Klasa
e nivelit dyte, Queens 5 Qershor 2021