E enjte, 28.03.2024, 05:29 PM (GMT)

Kulturë » Kozeta

Kozeta Zylo: Agroni dhe Ylli dy artistë grykë argjendi të Tepelenës dhe Kombit

E merkure, 09.06.2021, 07:29 PM


Agroni dhe Ylli dy artistë grykë argjendi të Tepelenës dhe Kombit

Nga Keze Kozeta Zylo

E ridëgjoj këngën e re “Miniera e Floririt” së bashku me Qemalin në këtë mëngjes me fllade pranverore Nju Jorkeze dhe emocionohemi pamasë.  Është një këngë që të ngacmon pejzat e shpirtit si me tekstin të shkruar mjeshtërisht nga Agron Duka, muzikën nga Klodian Qafoku, po ashtu dhe me intepretimin nga dy artistë grykë argjendi Agron Llaka dhe Ylli Baka, lindur dhe rritur në Memaliaj.  Zërat e tyre vibrojnë në thellësi atje ku mund të gjendet pika e floririt, pikat e djersës dhe të gjakut të minatorëve që i jepnin qytetit aq gjallëri dhe dritë shpirtërore.  Titulli “Miniera e floririt” është shumë ngacmues, i bukur, i dhimbshëm, trishtues si dhe me tinguj të përmallshëm që dalin nga shpirti i dy artistëve të florinjtë Agron Llaka dhe Ylli Baka i fundit me origjinë nga Arrëz e Madhe.

Tekstin e dëgjova me shume kujdes si e profesionit dhe ajo që më preku shumë zemrën time është togfjalëshi “O qyteti i pagjume”, se ç’më dha një ndjesi në miniaturë me Manhattanin, kryeqytetin e botës që quhet ndryshe: “The City That Never Sleeps” që përkthehet: “Qyteti që s’fle kurrë”…

Është një epitet i njohur për qytetin e New York-ut.  Ky epitet u popullarizua nga artisti dhe aktori i famshëm amerikan botëror, i cili ishte një nga artistët muzikorë më të njohur dhe me ndikim të shekullit të 20-të Frank Sinatra, në kengën si në vargjet: “Dua të zgjohem në një qytet që nuk fle kurrë/ Dhe ta dini se unë jam numri një, në krye të listës”...

M’u dukën kaq tunduese këto vargje sa kur shikoja ato peizazhe aq të magjishme të qytetit të Memaliaj në ekran që ka një hapësirë dhe pozicion të pazakontë m’u shfaqën të dy qytetet shumë binjakë

Rrallë të mos ketë tepelenas dhe fshatra përreth të mos kenë patur ose në familje ose të afërm që të mos kenë punuar në “Minierën e floririt”.

Rrallë ka tepelenas që s’ka kujtime me qytetin e “floririt” të pagëzuar tashmë nga dy artistë, Mjeshtra të Mëdhenj: Llaka dhe Baka.

Kjo është një këngë qe më magjeps për disa arsye, por ajo më kryesorja është se këtë këngë nuk mund ta këndojë dot asnjeri në botë si Agroni dhe Ylli.  Dhe ja pse: do t’ju tregoj vetem një arsye:  Agronin dhe Yllin i kemi miq të familjes, por edhe të TV dhe Shkollës Shqipe “Alba Life”, New York.  E kemi thënë dhe derisa të kemi frymë do të vazhdojmë se Agron Llaka mori rrugën nga “Miniera e floririt” dhe erdhi të puthte në ballë si Rilindasit e mëdhenj nxënësit e Shkollës Shqipe në 10 Vjetorin që organizuam në Manhattan në Simphony Space.  Ai ngriti peshë Diasporën me artin e tij në skenë.  Kur e intervistova në studio në New York ajo që më bëri më shumë përshtypje ishin currilat e lotit të tij kur përmendi Memaliaj, “minieren e floririt” i cili ka punuar në moshë shumë të re etj.  Edhe Ylli Baka ka po aq dashuri për qytetin Memaliaj dhe gjithmonë e kujton me nostalgji, mallshëm fëmijërinë e tij.  Kështu ka kënduar disa herë nëpër koncerte në Amerikë dhe në New York dhe ne na bënte të ndiheshim krenar.

Ata të dy s’mund ta harrojnë kurrë vendlindjen e tyre sepse siç dhe këndojnë e kanë si: “Miniera qyteti i zemrës ku hodha hapat e para, muzikë e ëmbël e Vjosës, sinfoni që ndjek nga mbrapa”.

Në shtëpinë tonë kujtonte me plot nostalgji stacionin e Luftinjës që duhej të shkonte për në Arrëz të Madhe dhe që ishte aq afër me “Minierën e Floririt”, rrugët, gjallërinë e qytetit, varfërinë e tejskajshme, por dhe mikpritjen aq të çmuar.

Të dy artistët si me mushkëritë e qytetit të tyre vibrojnë me kordat vokale dhe dinë mjeshtërisht të përdorin zërin e tyre nga gryka e argjendtë si një instrument të florinjtë.

Ata i këndojnë ëmbëlsisht si: “O qyteti i pa gjumë të këndoj me mall dhe unë/ O minera e floririt je loti në dritën e syrit”.

Ç’mrekulli hyjnore të jenë një binom i pandarë dy artistët e shquar me “Minierën e Floririt”!

Zëri i tyre udhëton, është unik, kapërcen oqeane dhe dete dhe vjen më prek dhe mua një tepelenase me 9 male kaptuar nga Mezhgorani im…  Zëri i tyre është i jashtëzakonshëm sepse jo vetëm dëgjohet ndër njerëz mbi tokë, por ka aftesinë të shkojë dhe nën tokë të sjellë verbimin dhe shkëlqimin e përjetshëm të “Minierës së Floririt”.  E florinjtë u bëftë Memaliaj sic dhe e ka bekuar Zoti me peizazhe të hatashme, male, lumi Vjosa, fusha të gjelbërta dhe floriri nën tokë që dy artistë grykë argjendi të Tepelenës dhe të Kombit i këndojnë me aq dashuri dhe përmallshëm!

Për më shumë të interesuarit mund ta dëgjojnë në këtë lidhje:

https://www.youtube.com/watch?v=odA6TRHMVA4

8 Qershor, 2021

Manhattan, New York



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Kozeta Zylo: Shkolla Shqipe “Alba Life” NY, mbylli me plot sukses vitin shkollor akademik Kozeta Zylo: Nëna nga Kosova Zoje Prendi iu bashkua në përjetësi 5 djemve të vrarë nga serbët Kozeta Zylo: Takim me Konsullin e Përgjithshëm të Kosovës, Ambasador Frymëzim Isufaj Kozeta Zylo: Ja pse do të votoj për Marko Kepin, këtë bir të Arbërisë Kozeta Zylo: Niagara, simfonia e ujit dhe betimi i Presidenti Roosevelet pas vrasjes së presidentit McKinley Kozeta Zylo: Kryesia e Shoqatës shqiptaro Amerikane “Skënderbej” vazhdon të punojë me dinjitet dhe atdhetarizëm Kozeta Zylo: Mësonjëtorja e parë e Korçës është pasuri kombëtare dhe jo lokale Kozeta Zylo: Lule mimozat e Shkollës Shqipe “Alba Life” në New York Kozeta Zylo: Lamtumirë Agim Krajka! Kozeta Zylo: Lamtumirë Kujtim Gjonaj, “Mjeshtër i Madh” Kozeta Zylo: “Alba Life” e festoi 13 Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me një koncert artistik Kozeta Zylo: “Skënderbej” nderoi 13 Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës Kozeta Zylo: Adem Jashari - Burri që lindi në Ditën e Flamurit dhe u bë Flamur i Lirisë Kozeta Zylo: Bisedë me Kryetaren e Komunitetit Shqiptaro-Hebre në Izrael, znj. Felicita Jakoel Kozeta Zylo: Lamtumirë prof. Branislav Sinadinovski, dishepulli i Rilindasit të madh Josif Bagerit Kozeta Zylo: Lindje në kohën e kolerës Kozeta Zylo: Ne perkujtim te 24 vjetorit te renies per Liri, Heroit te Kosoves Zahir Pajaziti Kozeta Zylo: U kujtofsh ndër breza Dr. Lazer Radi! Kozeta Zylo: Lamtumirë duararta Lida Grabocka Jonif Kozeta Zylo: Shkolla Shqipe “Alba Life” filloi me një klasë të re semestrin e dytë në Online

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora