Kulturë
Gëzim Llojdia: Busti i Donikës në Vlorë dhe piktura e Roberto Gammone për “Andronica Castriota Scnderbeg”
E marte, 11.05.2021, 09:20 PM
Busti i Donikës në Vlorë dhe piktura e Roberto Gammone për “Andronica Castriota Scnderbeg”
Nga Gëzim
Llojdia
1.
Në
Vlorë gjen mjaftë buste për figura të shquara. Ca prej tyre janë
bërë tashmë simbol të qytetit dhe të tjerë të mbetur në hije.Në hyrje të rrugës,
që të shpie të xhamia e qytetit.Në cep të ish bibliotekës së vjetër(banesa e
hebrenjve),sot shkolla private Nr 1, në trotuarin e madh dhe të
rikonstruktuar, befasisht përpara të del edhe busti i princeshës
Donikës së Arianitëve,bashkëshortes së Skënderbeut.Ky bust duket se është
vendosur, aty rastësisht .
...Të vjen
keq për vendin e zgjedhur dhe për atë krijim, që në të vërtetë
duket se nuk ka ndonjë vlerë të madhe artistike.Në një cep të kësaj rruge ,ky
bust nuk tregon shumë për princeshën, ngase edhe specialistët shprehen se
kësaj vepre i mungojnë shumë elementë.
2.
Piktura
e Roberto Gammone realizuar në vaj me përmasa:40x55cm ,
titulluar:”Andronica Castriota Scnderbeg” është një kryevepër. Roberto ka lindur në Romë, Itali, në vitin 1979. Ai ka
kaluar vite në trajnim duke studiuar mjeshtrit e vjetër: stilet e tyre,
penelatat e tyre, skemat e tyre të ngjyrave, materialet e tyre dhe frymëzimet e
tyre. Ai kërkoi për tekste letrare se si maestrot e së kaluarës
përgatisnin vajrat dhe kanavacat e tyre dhe se si ata krijuan pajisje primitive
të projeksionit. Dhe pikturoi. Edhe gjatë viteve që ai ishte një
artist i vendosur në instalacion, ai gjithmonë pikturon.Portretet e tij janë
teknikisht të shkëlqyera, po aq të shkëlqyera sa ato që dolën nga punëtoritë
shekuj më parë, por ato kapin në mënyrë koncize dhe me zgjuarsi epokën tonë
bashkëkohore. Bukuria e dukshme e pikturës së tij i bën subjektet e tij të
duken disi magjepsëse, të rëndësishme dhe të pashlyeshme.Punimet e tij
për portrete përfshijnë personalitete publike, familje dhe
fëmijë... Mirëpo le të kthemi te portreti i Andronikës....Florinda
Muja shkruan ndër të tjera;Portreti në fjalë titullohet “Andronica Castriota
Scnderbeg” dhe është realizuar nga artisti italian Roberto
Gammone vitet e fundit. Pra, ndonëse ka pamjen e një portreti historik,
piktura është aktuale. Pikturat e të talentuarit Gammone duken njëherësh
moderne dhe historike pasi ai përdor teknikë të re në pikturë por përmbajtja
ruan disa detaje të cilat zakonisht i sheh vetëm në portrete të hershme, si
gravura me të cilën jemi mësuar të identifikojmë nusen e Skënderbeut. Shumë
prej nesh e njohim Donikën nga imazhi më poshtë, i gdhendur nga artisti Johann
Theodor de Bry në vitin 1596.Disa nga detajet në fjalë, në portretin e Gammones,
janë data e shkruar në pikturë (ndonëse 1556-a është plot 50 vjet pas vdekjes
së Donikës) apo edhe imazhi i Donikës në profil, të dy elementë të stilit të
portreteve të shekullit të 16-të.Gammone gjithashtu i ka dhuruar interpretimin
e tij edhe portretit të Skënderbeut, por ishte portreti i Donikës që pati
jehonën më të fortë.”
Kur zbulon
portretin e artistit italian magjepsesh nga bukura e princesësh shqiptare.
3.
E para:
Duhej zgjedhur një vend i përshtatshëm, ndoshta një shesh me pamje të dukshme .
E dyta:
Busti ka nevojë për përmirësim, sipas një rivlerësim më të mirë nga
specialistët e kësaj fushe për ta ripunuar sërish apo variante të tjera,
që mund të zgjedhin.
...Çfarë
shkruan kritiku Ilir Hivzi Muharremi nga Prishtina:Shtatorja tjetër e shëmtuar
e cila u zbulua vitin e kaluar në qytetin e Vlorës është ajo e Donika
Kastriotit gruas së heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit –
Skënderbeut. Kjo shtatore duket shumë qesharake sidomos fytyra e saj të cilën e
kanë quajtur si fytyrë nga personazhi i filmit vizatimor Shrek, pra Fiona e
Shrekut. Deformimet e shumta të fytyrës, paqartësi te pjesa e syve, gojës së
shtrembër, qafës së gjerë e të deformuar, nxjerrë në pah një imazh qesharak dhe
fyes ndaj figurës së Donikës. I mungojnë elementet e Dukeshës, princeshës. Ajo
në skulpturë ka një shikim të paqartë, buzëqeshje të pa arsyeshme dhe asgjë nuk
i shkon këtij personazhi. Si duket skulptori ka qenë i verbër derisa e ka
punuar këtë skulpturë.
Çdo
shtatore ose bust që vendoset në hapësirë publike duhet të filtrohet përmes
komisionit profesional, ngaqë Shqipëria dhe Kosova po vuajnë nga kitchi i
shëmtirave të skulpturave të cilat çdo muaj po krijohen nga njerëz jo
kompetentë.
4.
Ëikipedia shkruan:Andronika Kastrioti ka qenë një fisnike arbërore, e
bija e princit të famshëm Gjergj Arianiti dhe e shoqja e
Gjergj Kastriotit.U lind në Kaninë, më 1428. Ky vit i lindjes së saj del
nga shumë të dhëna të historianëve të ndryshëm, të cilët thonë se ajo ka qenë
23 vjeç, kur u martua me Skënderbeun. Martesa u bë në vitin 1451;
Skënderbeu ishte sa dyfishi i saj në moshë, 46 vjeç.Andronikes i thërrisnin dhe
Donika. Ishte vajza e madhe e Gjergj Arainitit . Gjergj Arianiti ishte martuar
dy herëMe gruan e parë, Marie Muzakën pati gjashtë vajza: Donikën, Gojsavën, Anën,
Halenën, Dhespinën dhe Komitën. Me gruan e dytë, Pietra Franko, ai pati tetë
fëmijë ndër të cilët mund të përmendim vajzat: Marie, Teodora, Katerina, Mara
si dhe djemtë: Thoma, Kostandin, Arianit, pra gjithsej pati 14 fëmijë. Donika
ishte e para e të gjithëve. Ajo lindi dhe u rrit në Kaninë të Vlorës.U martua
me Skënderbeun më 23 prill 1451; dasma në Kaninë zgjati tri ditë, 21-23 prill.
Për dasmën e këtij çifti të shquar të Arbërisë ka gojëdhëna, vargje popullore,
të dhëna historike. Thonë se Skënderbeu erdhi me 500 kalorës. Kënga dhe vallja
buçiti dhe kalaja e Kaninës llamburiti nga pishat dhe fenerët e shumtë. Aty u
bë shkëmbimi i unazave. Në Qishbardhë (Kishën e Bardhë) afër Kaninës, çiftit iu
dha bekimi ungjillor. Më pas ceremonia vazhdoi në manastirin e Ardenicës
, në afërsi të Lushnjes, dhe më pas në kalanë e Beratit. Populli buçiste
e duartrokiste kudo ku shkelte çifti. Ja disa vargje folklori për dasmën e
tyre:
"...Ç'dasmë
që bë
Araniti /Atë
natë kalaja ndriti, /Kënga dhe vallja
buçiti /Çelën
llamba, ndezën pisha /Plot tryeza me të
gjitha,/ Mish
dashi, Labërie, / Verë Parge Çamërie..."
Vargu i
dasmorëve lebër e përcolli çiftin, deri tej
Vjosës. Më 26
prill 1451, atyre iu dha kurorëzimi në
Berat. Për
bukurinë e këtij çifti kanë folur,
pikturuar e vargëzuar
shumë njerëz të artit, midis
tyre dhe poeti
i madh Naim Frashëri: "...Dhëndëri si
dielli
ndriste,/ Edhe nuseja që prunë, / Porsi hëna
vetëtinte,/
Dritënë në dritë e shtunë..."