Faleminderit
Rexhep Shahu: Pse bën diferencë deputeti Flamur Hoxha
E diele, 11.04.2021, 06:59 PM
PSE BËN DIFERENCË DEPUTETI FLAMUR HOXHA
NGA
REXHEP SHAHU
1.
Flamur
Hoxha që sot është kandidat për deputet i Partisë demokrartike në Qarkun Kukës,
kryesues i listës së saj, nr. 1, është deputet. Ai ka cilësi të rralla
njerzorë. Është fisnik, aristokrat, njeri i realizuar në jetë, njeri që di të
dëgjojë, di të durojë, njeri i suksesit.
Zgjedhësit
e qarkut Kukës mendoj se duhet ta njohin personalitetin e dimensionet shoqërore
të Flamur Hoxhës. Ai nuk po konkuron për bashkiak por për parlamentar, po
konkuron pas sukseseve të mëdha si sipërmarrës i nivelit të lartë. Ai është
njeri me ide.
Por
sot do të shkruaj pse ai është ndryshe nga të tjerët, çfarë ka bërë ndryshe,
pse bën diferencë me të tjerët, çfarë ka bërë me jetën e tij, çfarë
kontributesh të përveçme ka.
Flamur
Hoxha është ndryshe nga shumë të tjerë sepse vjen nga një familje e madhe
qytetare, vjen nga një familje me emër e me zë, e bujshme, e dukshme dhe me
ndikim. Kësaj familje, 15 vjet para demokracisë, ia pushkatuan të parin e saj,
gjyshin e Flamurit, kur familja e tyre ishte 40 anëtarëshe, pothuaj të gjithë
të shkolluar e të punësuar, njerëz me reputacion të mirë. Sipas logjikës që
rrufeja godet lisa, edhe diktatura goditi atë familje të madhe që të dëgjojnë
të tjerët se kur godasim këtë familje të madhe, ju të tjerëve u shkrijmë.
Flamur
Hoxha pra vjen nga një familje jo thjeshtë e përndjekur politikisht por nga një
familje e pushkatuar politikisht në mesin e viteve ’70 të shekullit të kaluar,
kur Flamuri ishte në klasë të dytë fillore dhe që nga ajo kohë gjithë familja e
tij u linçua, u debua dhe shkoi në internim, por nuk u mbars me urrjetje, nuk i
edukoi me urrejtje pasardhësit e shumtë të saj.
Flamur
Hoxha është rritë në internim dhe i njeh mirë sytë e urrejtjes, të përbuzjes,
të linçimit por dhe sytë e mirësisë. Vuajtja e ka fisnikëruar, e ka bërë të ndjeshëm,
shumë njerzor.
U
rrit në kushte të pamundësive të rënda, ra në gjumë shpesh pa bukë (lexuesi i
sotëm çuditet me këtë që po shkruaj kështu…) e gjumi nuk e zinte se nuk të zë
gjumi pa bukë.
Nuk
mund të mos e tregoj një rast kur Flamuri kishte fjetë pa bukë, pa darkë dhe
kishte shkuar në shkollë pa mëngjes se nuk kishin bukë në shtëpi, pasi babai
nuk ishte aty. Aty afër drekës xhaxhai i tij Bahri Hoxha pasi kishte blerë bukë
në një fshat të afërt, para se të shkojë në shtëpi, shkon në shkollë te Flamuri,
i merr leje, e nxjerr nga klasa ku ishte në mësim dhe i jep të hajë bukë thatë
aty në oborr të shkollës. E kam dëgjuar këtë histori nga të dy, edhe nga Bahriu
edhe nga Flamuri dhe rrenqethem sot për atë herë.
Demokracia
e gjeti në internim, u angazhua natyrshëm me Partinë Demokratike në Durrës që
në krijimin e saj si drejtues lokal. Kishte mbaruar shkollën e mesme të
ndërtimit dhe e dërgojnë ushtar në ishullin e Sazanit në repart pune se ishte
me biografi të keqe.
2
Në
mars 1991 si shumë shqiptarë që i dëboi atdheu edhe Flamuri iku me anijet e
fatit në Itali.
Rrëfimi
i tij për jetën që kishte bërë në Shqipëri atje ku ishin mijëra refugjatë, bëri
të heshtnin të gjithë që dëgjon fatin e tij. Ia dhanë menjëherë letrat në Itali
por mendja e Flamurit ishte tek prindërit, tek motrat, tek familja pasi ai
ishte djalë i vetëm, vëlla i vetëm i motrave të tij dhe që fëmijë ishte edukuar
me ndjenjën e përgjegjësisë për tu kujdesë për të tijtë, për tu kujdesë për
tjetrin me përkushtim deri në sacrifice, për ta mbajtë familjen të bashkuar.
Për
herë të parë në jetën e tij në Itali ai feston ditëlindjen, 23 vjetorin e
lindjes së tij. Ia festojnë të tjerët, italianët, se atij nuk i shkonte mendja.
Kurrë nuk kishte ndodhë t’i festohej ditëlindja ndonjëherë, pasi nuk kishte orë
gëzimi në jetën e tij në internim. Dhe ai sot e gjithë ditën e ka kujtim të
pashlyeshëm se si italianët ia festuan ditëlindjen, kur Flamuri as e mendonte.
Iku
nga Italia pasi ai mendoi dhe besoi fort se po të punohet në atdhe me atë
intensitet, përkushtim e me dije siç punojnë shqiptarët jashtë atdheut, edhe
këtu mund të fitohet.
Erdhi
nga Italia dhe çeli rrobaqepësi me mall porositësi. Punoi me përkushtim, me
seriozitet, punoi me cilësi e standarte europiane dhe u shpërblye. Produktet që
prodhonte pranoheshin në tregjet e Europës.
Flamur
Hoxha dhe sipërmarrja e tij është shembulli që verteton se serioziteti dhe
cilësia e një sipërmarrje gjithmonë shpërblehet, malli cilësor gjithmonë
shitet.
Ai
mundi ta zgjerojë sipërmarjen, rriti fuqinë punëtore, mbi 500 familje mbahen me
punën që bëjnë në sipërmarrjet e Flamurit.
Në
sajë të cilësive dhe aftësive të tij, arriti ta zgjerojë e të ngejë
sipërmarrjen në Itali dhe të shpërndajë produktet e tij këmisha cilësore në
gjithë botën, deri në Japoni etj.
3.
Ja
një përmasë jo aq e njohur e Flamur Hoxhës që e bën të veçantë nga deputetët e
tjerë, që e bën të ketë diferencë me të tjerët.
Në
vitin 2015 u bëra botues dhe iu drejtova Flamurit me një projekt ambicioz për
të botuar disa libra të “refuzuar” apo të padëshiruar në Shqipëri, por libra
shumë të nevojshëm.
Sipërmarrjet
e tij nuk kishin lidhje me librin, por pasi më dëgjoi, miratoi menjëherë idenë
e projektin që ia paraqita. Zëri i ndërgjegjës e thirri që ai të ndihmonte
botimin e librave të zinj të akademikëve serbë të mbushur plot urrejtje ndaj
shqiptarëve. Ai u tregua i gatshëm që të sponsorizonte botimin e librave të
tillë si “Shpërngulja e shqiptarëve” të akademikut famëkeq serb Vaso
Çubrilloviq, kësaj platforme apo dekalogu shkencor serb për shfarosjen e
shqipatarëve. Ose librin e kryeministrit serb Vlladan Gjorgjeviqit “Shqiptarët
e Fuqitë e mëdha” që i ka bërë shqiptarët me bisht, libër që e ka përkthyer
kryeministri shqiptar Mustafa Kruja. Edhe Flamuri habitej atëherë pse këto
libra nuk janë botuar akoma në gjuhën shqipe. Dhe ramë dakort që të botohen
prej meje me Klubin e Poezisë dhe njerzit ta dinë se si është shkruar urrejtja
serbe kundër shqiptarëve nga intelektualë, shkrimtarë e akademikë serbë. Por që
atëherë ramë dakort që të botohen edhe librat e miqve serbë të shqiptarëve si
Dimitrije Tuceviq apo Kosta Novakoviq. Kujtoj ende sot se sa rëndë e përjetoi
Flamuri shkrimin Tuceviqit me titull Masakrimi në Lumë, të cilin e kemi vendosë
edhe te Memoriali i kujtesës në Kukës në kujtim të mbi dy mijë kuksianëve të
masaktruar në vjeshtë 1913. Si kundërvënie ndaj këtyre librave të zoi, botuam
humanistët francezë Justin Godart “Shqipëria në 1921” dhe d’Estournelles de
Constant, Nobelist i paqes, kumbara i Shqipërisë, “Unë i kam shumë borxh
Shqipërisë”, libra që e shpartallonin urrejtjen serbe te Gjorgjeviqit.
Vendosi
gjithashtu të sponsorizojë printimin e revistës illz, revistë letrare e
Tiranës, dy mujore, ballkanike e më gjërë, revistë që e boton Klubi i Poezisë
dhe pas 30 numrave që janë botuar, ajo revistë rezulton një histori e madhe
suksesi, një vlerë e cmuar në historinë e letërsisë shqipe. Mbi 2500 autorë e
përkthyes kanë shkruar në rreth 7 mijë faqet e 30 numrave të kësaj reviste
elitë. Cilido sipërmarrës i shkolluar e i ditur do të ishte i nderuar ta kishte
një kontribut të tillë për një revistë të tillë yjesh.
Ky
kontribut i Flamur Hoxhës është shumë i përveçëm, i munguar dhe nuk e ka bërë
askush më parë si ai e me guximin e tij. Siç e ka përkufizuar me kohë poeti
Petrit Ruka, Flamur Hoxha është Anastas Avramidhi-Lakçe i kohës tonë. Ashtu siç
Anastas Lakçe ia sponsorizoi librat poetit tonë kombëtar Naim Frashërit, ashtu
edhe Flamur Hoxha po sponsorizon revistën letrare illz dhe librat e poetëve të
pushkatuar nga regjimi komunist. Është mbresëlënëse që Flamuri ka sponsorizuar
botimin e veprës së plotë të poetit të varur Havzi Nela, të Vilson Blloshmit e
Genc Lekës si dhe shumë librave të tjerë të rrallë e shumë të veçantë për
bibliotekën shqipë deri tek libri i fundit “Diell pa hije”, Antologjia e parë
poetike ballkanike me 54 poetë nga 12 shtete të Ballkanit, që nuk ëshët botuar
kurrë më pare në shqip.
Dhe
ndersa jemi në këtë veçanti të Flamur Hoxhës, nuk mund të harroj ta falenderoj
në emer të viteve që do të vijnë për sponsorimzimin e botimit të korpusit të 12
veprave të etnologjisë të profesor Shefqet Hoxhës, libra të rrallë në shërbim
të kujtesës, një shërbim i rrallë ndaj kulturës e visarit të kombit tonë, vepra
këto që kanë marrë jehonë të madhe dhe janë shpërndarë në institucione të
rëndësishme të dijes e kulturës në vend e jashtë Shqipërie.
4.
Deputetë
ka shumë Parlamenti, ka patur gjithmonë shumë, sipërmarrës ka shumë Shqipëria.
Por pak janë ata meritorë që bëjnë diferencë, pak janë ata që kanë fisnikëri e
sillën si aristokratë. Ndër këta të paktë e të rrallë është Flamur Hoxha.
Ndoshta
kujtesa e fati i tij i fëmijërisë e motivojnë që ai të jetë përkrahes e
mbështetës për të nderuar shkrimtarët martirë, të varur, pushkatuar apo të
mbytur në burgjet e regjimit komunist.
Unë
jam impresionuar dhe si unë mjaft shkrimtarë me emer të madh të vendit tonë kur
kemi bërë pelegrinazhet e shkrimtarëve tek shtëpia e poetit të varur Havzi Nela
në Kollovoz të Kukësit, tek rrënojat e shtëpisë se poetit të pushkatuar Trifon
Xhagjika në Peshtan të Tepelenës, tek shtëpia e poetit Vilson Blloshmi dhe
rrënoja e shtepisë së poetit Genc Leka në Bërzhestë të Librazhdit, tek shtëpia
e homerit shqiptar Gjergj Fishta në Fishtë të Lezhës.
Këto
veprimtari të munguara, që i kam bërë unë me Klubin e Poezisë, me mbështetjen
financiare të humanistit Flamur Hoxha, veprimtari që nuk janë bërë asnjëherë më
parë me pjesëmarrje të mbi 40 shkrimtarëve me emër të vendit, janë një vlerë e
paçmuar dhe një shërbim i rrallë që i bëhet kujtesës kombetare.
Shtoju
këtyre veprimtarive edhe traditën që nisëm me Netët poetike që organizonim për
shkrimtarë të ndryshëm të vendit, traditë që do ta vazhdojmë e zgjerojmë me
shkrimtarë nga jashtë Shqipërie, me përkrahjen e Flamurit, sa të ikë pandemia.
Flamur
Hoxha besoj ka ditur ku të japë mbështetjen, ka besuar se nderimi ndaj
shkrimtarëve të vdekur është shërbim i madh ndaj kulturës e memories, ndaj
kujtesës kombëtare.
Ky
nuk është një biznes me leverdi, por është një akt i lartë fisnikërie ndaj
shkrimtarëve të dënuar, ndaj shkrimtarëve me emër të vendit.
Ndaj
për këto arsye e shumë të tjera, për këto punë fisnike që nuk i bëjnë dot të
gjithë e aq më pak njerëz pa ide e vizion, Flamur Hoxha bën diferencë me të
tjerët, është i veçantë nga të tjerët, nuk është i ngjashëm me të tjerët.