Kulturë
Vladimir Shyti: Shqipëria, dëborë, që e ndyjnë qentë
E diele, 21.03.2021, 10:54 AM
Vladimir Shyti
Shqipëria,
dëborë, që e ndyjnë qentë
Oh,
trup selvi në një tokë hyjnore,
Si
vesë të shkrinë, u trete, moj zonjë,
As
guna ime e murrmë s’të mbronë,
Veshur
ke tesha ngjyrëzeza të vajtimit,
Frymë
të rëndë, thellë psherëtin,
Me
lotë që derdhë faqe vrarë,
Kufomë
e krrusur, formë e zisë,
Më
kullon zemra, kapërxen çdo pamje,
Eh,
s’ka stoli të mbulojë këtë vramje,
Dëborë
shkëlqimtare, që të ndyjnë qentë,
Jazëk,
jazëk!Si kopësht i patarrur,
Që
rrjedhin farët;driza e shkurre të egra,
E
qelbur aromë të mbyti krejt.
Kemi
zgjedhje lehin qentë,
Të
bajatur pa shije,
Filluan
grindjet, fytyra të rrepta,
Qiell
e Dhe,
Si
gjithnjë oreksi u rritet,
Orator
sa s’ka më,
Të
bindin popullin me fjalë fisnikrie,
Vallë
do e hanë dhe këtë herë?
Tu
çelim zemrën në këtë kremtim,
Le
të gjëmojë topi, qielli të hoshëtij,
Qentë
zbuten;Jemi gati për qeverin,
Sa
tundin Selvin,
Derven,
derven në radhë këta zotërinjë,
Nga
koka gjer në këmbë,
Të
armatosur me ide, çape madhështore,
Gati
për kuvend,
Përpara
syve tanë të errur, të habitur,
Të
ngrirë e të shkrirë,
Premtime
pompoze, jo, kurrë të arritur,
Tamam
si gjeli, po ajo këngë,
Dëbora
zbardh selvin në tokën e shenjtë,
Rreth
lehin qent përbashkim,
Krimbi
ha lulet e pranverës, fishk burbuqen,
Risia
vetveten vret me thikë,
Kini
mëndjen, lëngata ngjitet më e rrezikshme.