Mendime » Radovani
Fritz Radovani: At Pjeter Meshkalla - Biografi e shkurtë
E premte, 01.01.2021, 11:30 AM
2021
VITI
AT
PJETER MESHKALLA S.J.
(1901
– 1988)
120
VJETORI KUR U Lé
N’
SHKODER I MADHI
AT
MESHKALLA !
(PERGATITI
FRITZ RADOVANI, 2021)
AT PJETER MESHKALLA S.J.
(Biografi e shkurtë)
Në
këte 120 vjetor kujtojmë një nga Figurat ma të mëdha, që i dha Shkodra
Historisë së Lavdishme të Qytetit të Rozafës dhe asaj të Klerit Katolik
Shqiptar, në Trojet e Gjergj Kastriotit!
Ky
ishte Trimi i pashoq i Shqipnisë “komuniste” nen tiraninë e saj 47 vjeçare: Ky
ishte At Pjeter Meshkalla i ynë, dhe ndoshta, i krejtë Lindjes komuniste nën
diktaturën barbare stalinjane.
At
Pjetër Mëshkalla S.J., asht lé në Shkodër me 25 shtator 1901 prej prindve të
nderuem Hil’ e Age Mëshkalla, familje bujare, mjaft e vorfën qytetare, që
banonte në një jerevijë në fund të rrugës së Daulles, përballë rrugës së
Motrave Stigmatine, në Gjuhadol, ku ngjitë me deren e Tij ishte Sigurimi i
Shtetit.
Mësimet
e para i mori në vendlindje, ndërsa ata ma të naltat teologjike i përfundoi në
Linz të Austrisë. Prej vitit 1924, ka vazhdue në Goricie të Sllovenisë studime
për letërsi, i shtymë nga pasioni që kishte për atë degë. Mbasi kishte vëndosë
me iu kushtue Urdhnit Jezuit të “Shoqnisë Jezu” (S.J.), Ai ishte i detyruem
(simbas rregullave të Urdhnit) me plotësue moshën 32 vjeçare, tue vazhdue
studime të tjera mbasuniversitare, kështu që, vazhdoi përgatitjën në filozofi e
teologji në Poloni, në Torino dhe në Napoli të Italisë, ku spikati si student
dhe si përvetësues i gjuhëve ndër këta vende. Ishte një poliglot i vërtetë;
edhe pse ishte në moshë të re. Në burgun e Burrelit ma vonë mësoi rusishten,
edhe pervetsoj mirë anglishten.
Në
vitin 1931 kje kthye në Shkodër, ku u Shugurue meshtar pranë Jezuitëve. Po në
seminarin e tyne dha mësim që nga shkolla fillore e deri tek kurset ma të
nalta, në gjuhë shqipe, letërsi, filozofi, teologji etj. Në vitin 1934 themeloi
rrethin “Shën Gjon Bosko”, i shtymë nga dëshira që kishte me punue për edukimin
e rinisë sonë.
Në
vitin 1937 trasferohet në Tiranë dhe menjëherë atje formoi rrethin e “Shën
Pjetrit”, me fëmijët e kryeqytetit. Në vitin 1938 asht aty kur inaugurohet
Kisha e Jezuitëve, dhe ajo e “Zemrës së Krishtit”, që ishte edhe si qendër e
famullisë. Viti 1939 e gjen në Tiranë. Okupacionin fashist Ai e priti keq,
ashtu si shumica e krejt Klerit Katolik Shqiptar. At Mëshkalla kishte kohë që
pikëpamjet Atdhetare i kishte shprehë botnisht nëpërmjet predikimeve publike,
shkrimeve, revistave dhe debateve me jezuitët italianë të cilët punonin në
Shqipni.
Në
pranverën e vitit 1940, kur At Gjergj Fishta vizitoi shkollën dhe kuvendin e
Jezuitëve e njëkohësisht edhe rrethin e “Shën Pjetrit”, At Mëshkalla u flet të
rijve që mos me përshëndetë në mënyrën fashiste, madje, bashkë me At Fishtën,
shprehin tek eprorët jezuitë paknaqësinë e tyne të madhe kundër dhunimit të
Flamurit Shqipnisë nga Italia fashiste.
Gjatë
kohës së pushtimit nazist, bashkë me Don Shtjefën Kurtin, kanë ndihmue dhe
strehue popullatën e Tiranës dhe mjaft ebrej gjatë reprezaljeve dhe bombardimeve.
Të dy nga komunistet u konsideruen “fashistë” e “armiqë të popullit”, madje Don
Shtjefën Kurti, në vitin 1971, edhe u pushkatue me akuza fallse se: “Pagzoi një
fëmijë dhe shtoi një Katolik në Shqipninë ‘ateiste’ të 1967”.
Okupacioni
komunist i vitit 1944 për At Mëshkallën, ishte një okupacion diktatorial si dy
të parët, por me fëtyrë nga Lindja. Në vitin 1942 shprehet haptas se partizanët
që kanë dalë në mal dhe luftojnë nën drejtimin e komunistëve jugosllav dhe
shqiptarë, ata nuk janë tjetër veç ushtarët e Titos dhe të Stalinit. Ata nuk do
të sjellin as lirinë e vendit dhe asgja të mirë per Pushtetin “demokratik” të
mbas luftës Botnore.
Në
vitin 1945, në predkun me rastin e vdekjes së Imz.Bumçit, flet haptas kundër
shkeljës së të drejtave të katolikëve dhe e fillon fjalën e përmortëshme
kështu: “Imzot Bumçi, Ti nuk vdiqe, por, plase!..”. Në vitin 1946, bashkë me
Prelatët e Klerit Katolik të gjithë Shqipnisë, bani dhe një “promemorje” për
kryetarin e shtetit komunist, gjeneral kol. Enver Hoxhën, teksti i së ciles u
pergatitë nga At Meshkalla dhe At Frano Kiri. Në takimet që bani me disa nga
udhëheqësit komunistë shpreh haptë përsekutimin që po i bahët popullsisë
katolike, rinisë, intelektualëve shqiptarë dhe klerit, tue e theksue këte edhe
në shtypin e kohës, si dhe në organet shtetnore, se Kleri Katolik Shqiptar asht
Atdhetar ka punue per shkollimin e rinisë sonë dhe, as nuk do të shkëputet nga
Vatikani dhe Papa. Sigurisht, kjo ishte një deklaratë e të gjithë Klerit dhe jo
përsonale, mbasi gjamët e këtij qendrimi do të ndigjohën shumë shpejtë.
Shenim nga Fritz Radovani: Do të vazhdojmë me materiale dhe disa dokumenta të
domosdoshme që duhen me u njoftë nga Rinia Shqiptare, në ketë 120 vjetor që At
Pjetri kje le në Shkoder, në vitin 1901, dhe asht konsiderue nder Figurat ma te
mëdha të Kombit Shqiptar.
Melbourne, 1 Janar 2021.