Shtesë » Lajme
Ndue Dedaj: Uji në Lufaj, një çast historik
E premte, 11.12.2020, 09:08 PM
UJI NË LUFAJ, NJË ÇAST HISTORIK…
Nga
Ndue Dedaj
Marianne
Graf është atje ku nuk janë të tjerët.
E
pandalshme dhe e gjendshme kudo në male ku ka njerëz që duhen mbështetur.
Bën
për njerëzit atë që nuk e bën tjetërkush.
Ja,
si këtë mrekullinë e nxjerrjes së ujit në fshatin e largët Lufaj, buzë Trangës
mahnitëse të Selitës. Ajo këtë e quan një moment historik, pasi:
“Për
herë të parë në historinë e këtij vendi (nga kohërat ilire), banorët e
rrafshnaltës nxjerrin ujë të freskët pusi - nga një thellësi prej 200 m. Që nga
kohërat shumë të hershme, banorëve u është dashur të sjellin ujin të ngarkuar
mbi kafshë duke e mbartur nga një burim që ndodhet rreth 3 km larg. Shumë
emigruan menjëherë pas kthesës e ata që mbetën do të ishin larguar me sot e me
nesër. Por për ku? Tani kjo pyetje nuk shtrohet më. Përkundrazi, në pyetje
shtrohet kthimi. Disa familje do të kthehen së shpejti në vatrat e tyre…”
I
ka thënë të gjitha vetë përmes këtij statusi në faqen e saj “Albania Austria
Partnerschaft”, kurse ne dëshirojmë të shtojmë vetëm dy fjalë. Kjo zonjë
austriake, që e ka fituar “pasaportën” shqiptare prej më shumë se një çerek
shekulli, kësaj here jo vetëm ka nxjerrë ujin me sondë për banorët e Lufajt,
por njëherësh ka sfiduar të gjithë ata që u janë përveshur ujërave të maleve,
burimeve, përrenjëve dhe lumenjëve për t’i bërë “dritë” për veten e tyre. Ajo
ka bërë të kundërtën, ka zgjatur “dorën” nëntokë, e kam marrë ujin e thellësive
dhe ua ka dhuruar njerëzve si të ishte ndonjë hyjni ujërash e Antikitetit… apo
e kohës moderne!
Marianne
është dora e “padukshme” e ndryshimit, me aq shumë vepra të shquara bujarie
austriake, në vendin e pirustëve. Do të duhej një libër i tërë për t’i
përshkruar një nga një.
Dhe,
me sa di, ende nuk e ka titullin “Qytetare Nderi e Mirditës”.