Speciale » Alia
Lutfi Alia: 25 nëntor 1912, Elbasani ka pranue Indipendencën e Shqypniës dhe çlirimin nga pushtimi shumëshekullor ottoman
E hene, 23.11.2020, 09:07 PM
25 NËNTOR 1912,
ELBASANI KA PRANUE
INDIPENDENCËN E SHQYPNIËS
DHE ÇLIRIMIN NGA
PUSHTIMI SHUMËSHEKULLOR OTTOMAN
Nga Lutfi
ALIA
Kryengritja mbarëshqiptare e vitit 1912 për t’u çliruar
nga zgjedha shumë shekullore e Perandorisë Osmane dhe për bashkimin në shtetin
Shqiptar të vilajeteve të Kosovës, të Shkodrës, të Manstirit dhe të Janinës, u
kurorzuan me vendimin e Kuvendit Kombëtar në Vlorë me shpalljen e pavarësisë së
Shqipërise më 28 nëntor 1912 dhe formimin e qeverisë të kryesuar nga patrioti
Ismail Qemali. Shpallja e Shqipërisë shtet më vehte, është një nga ngjarjet
kulminante të historisë të popullit tonë, ështe akti i parë politik
mbarëkombëtar, që shpalli krijimin e shtetit Shqiptar.
Ky akt i rëndësishëm u parapri me shpalljen e pavarësisë
në qyetet Elbasan (25 nëntor), Peqin (26 nëntor), Tiranë (27 nëntor) etj.
Shpallja e pavarësisë në qytete të tjera të cilët e paraprinë Kuvendin e
Vlorës, lidhet me rrethanat politiko – ushtarake të krijuara në muajt gusht –
nëntor 1912. Vendimi për ndërmarrjen e akteve lokale të shpalljes së pavarësisë
nga patriotët shqiptarë, ishte me rëndësi për faktin e vështirësive që krijuan
klanet faanatike filo-osmane të Shqipërisë së mesme, bejlerët dhe kleri
mysliman i Durrësit, të cilët me sugjerimet e Est Pashe Toptanit, nuk e lejuan
Ismail Bej Vlorën të organizoi Kuvendin Kombëtar në Durrës. Në këto rrethana,
më 14 nëntor Ismail Qemali kontaktoi telegrafikisht Aqif Pashë Biçakun, të
cilin e lajmëroi të përgatiteshin për organizimin e Kuvendit në Elbasan, si e
ka konfirmuar dhe Rudnay nën-konsulli austriak në Durrës dhe Mit’hat Frashëri,
i cili tregon se Elbasani e kishte marrë njoftimin dhe kishte filluar të lidhej
me trevat e tjera, për të bashkërenduar aktivitetet e shpalljes së pavarësisë.
U cakua Elbasani sepse ky qytet me tradita patriotik kishte përvojë në
organizimin e kuvendeve si ai i arsimit në vitin 1909.
Kur Kryengritja e p?rgjith?shme po
konkretizohej drejt shpalljes së pavar?sis? së Shqipërisë, situata politike u ndërlikua
nga ndërhyrjet brutale
të ushtrive serbe, greke dhe malazeze, q? u v?rsulën t? pushtojnë trojet
shqiptare. Ushtria serbe, pasi pushtoi Prizrenin dhe Shkupin, në nëntor
mori Manastirin, Ohrin e Strugën dhe po marshonte drejt Elbasanit. Kjo rrethan
e detyroi Ismail Qemalin të ndërpresi përpjekjet per t’u mbledhur në Elbasan
dhe shkoi në Vlorë.
M?
24 n?ntor 1912, ushtria serbe arrijti n? Quk?s dhe po marshonte
kërcënuese drejt Elbasanit. Ushtria malazeze, m? 8 tetor 1912 sulmoi Shkodrën dhe e
mbante të rrethuar. Në jug, grek?t mor?n
Janin?n e Kosturin
dhe rrethuan Korçën.
Në keto rrethana të ndërlikuara, shpallja e pavarësisë në
Elbasan dhe në trevat e tjera shqiptare nga 25 deri 28 nëntor 1912, ndonëse në
përmasa lokale, përbente akte të rëndësishme patriotike për krijimin e një
realitet të ri polititk, që i kundërvihej hapur dhe guximshëm pushtetit të
Perandorisë Ottomane, por ishte dhe një mesazh ndaj shteteve ballkanike, që të
njihnin pavarësinë e shtetit të ri Shqiptare. (Kristo Frashëri. Shpallja e
pavarësisë së shqipërisë: 28 nëntor 1912. Tiranë 2008).
Kryengritja e Përgjithëshme e vitit 1912, e gjeti Elbasnin vatër të ndezur
të luftës antiosmane. Çetat e komiteve të lirisë të
Martaneshit, të Shpatit, të Dumresë,
të Byshekut dhe të Strugës, ishin më
aktivet n? Vilajetin e Manastirit në luftën për shpalljen
e Pavarësisë së Shqipërisë.
Patriotët Elbasanas në muajin gusht të vitit 1912 filluan organizimin e
kryengritjes. Në kujtimet e tij, patrioti Foti Papajani, për këto ngjarje
shkruan:
“Patriotët e Elbasanit … thirrën një mbledhje, e cila
u mbajt në një vend të mëçefët pranë katundit Kryezjarrth. Këtu murën pjesë
Ahmed Dakli, Ali Hysen Çaushi, Ali Çelirama, unë e të tjerë. Në mbledhje u
diskutua për organizimin e nji kryengritje të aarmatosun në zonën e Elbasanit,
në bashkëpunim edhe me kryengritësit e krahinave të tjera të Shqipënisë.
Mbledhja vendosi të formohehin çeta në të gjitha anët e trevës së Elbasanit dhe
për këtë punë të ngaarkoheshin ata paatriotë që njiheshin më mirë me katundarët
e asaj ane dhe që kishin me ta miqësi familjare. Aty për aty i ndamë krahinat
ku do të vepronim. Në Shpat dhe në Martanesh u caktua Ahmet Dakli, Ali Hyseen
Çaushi, Ali Çelirama, unë dhe të tjerë. Këta ishin bektashinj dhe më të shumtët
e fsshataarve të Martaneshit ishin të këtij tarikati. Teqja e Martaneshit ka
pasurr influencë të madhe në tërë krahinën. Mjerisht nuk e mbaj mend emrin e
patriotit që u caaktue të formoi çetën në fushë. Të gjitha këto çeta do të
kishin një udhëheqie të vetme. Çetat e krijueme, para se me fillue luftën, u
mblodhën në Kruyezjarrth. Në mbledhje u spjegue qëllimi i kryengritjes së
përgjitheshme”
(Lufta pë çlirimin kombëtar në vitet 1878 – 1912. Kujtime
veteranësh. Botim i Akademise së Shkencave, Insstituti i hisstorisë. F. 465)
(Hilmi Dakli. Ahmet Dakli. Botim Onufri, 2017, f. 45 –
46).
Sipas shkrimeve të Hasan Prishtinës (udhëheqës i kryengritjes mbarëpopullore në vitet 1911 - 1912) dhe kujtimeve të Ismail Tatzati, rezulton
se n? atmosfer?n lëvizjes mbarekomb?tare kunder
Perandorisë Osmane, paritë e Matit dhe të
Dibr?s, nuk
e pranonin pavar?sinë e Shqip?ris?, por donin vet?m autonomi n?n var?sin? e Perandoris? Osmane. Kundër
pavarësisë ishte dhe Ahmet Zogu, i cili u bashkua me mikun e tij, gjeneralin turk Ibrahim Pasha, i dërguari
i Portës së Lartë për të shtypur kryengritjen e popullit shqiptarë.
(L. Alia. Çeta e lirisë e Martaneshit
dhe pavaresia e Shqiperise. Martaneshi në vite lufte 1939 – 1944. Tirane 2018,
faqe 113 – 120).
(Irfan Bej Ohri. Kujtime: Roli i
parisë dhe i çetës së Martaneshit, në luftën për pavarësinë e kombit shqyptar.
Tiranë, janar 1913)
Qendrimet filoturke të parisë të Matit dhe
të Dibrës, rrezikonin të tërhiqnin pas vehtes dhe paritë e fushës së Tiranës, andaj p?r të parandaluar ndërlikimin e situatës, Aqif Pashë Biçaku d?rgoi në Martanesh
Irfan Numan Beun, Ahmet Daklin, Ali Hysen Çaushin,
Ali Çelirama dhe Foti Papajani, të cilët i k?rkuan paris?
të kësaj treve
patriote, t? ftonte
parin? e Matit dhe t? Dibr?s, për t’i bindur t? bashkoheshin me kryengritjen e përgjithëshme p?r pavarësinë dhe shpalljen e Shqipërisë shtet mëvehte. Takimi u zhvillua në Martanesh në gusht
1912. Pas shume debatesh,
pjesa më e madhe e parisë së Dibrës,
pranoi dhe u bashkua me kryengritjen e përgjithëshme për çlirimin e Shqipërisë nga robëria osmane, ndërsa paria e Matit me në krye Zogollët, që donin
autonominë në varësi të Sulltanit,
nuk pranuan të bashkohen me
kryengritësit.
Patrioti Hasan Prishtina, udhëheqës i kryengritjes
mbarëpopullore në vitet 1911 - 1912, në
kujtimet e tij, ndërmjet shumë dokumentave përfshinë dhe letr?n e Nën-kolonel Ismail
Haki Tatzati, i cili tregon
p?r aktivitetin patriotik të
çet?s së Martaneshit.
Shkodër, me 15. 6. 1921
Fort të ndertit Zotni
Zot. Hasan Beg Prishtinës Deputet i
Dibrës në Shkodër.
Kam
marrë vesht, se Zoteria e Juej jeni tue gatue
nji broshurë mbi ndodhinat
e kryengritjes shqyptare në vjetin
1912.
Ju
lutem të keni mirësin m’e pranue edhe ket pjesën teme e m’e shti në broshurën
e siperthanun; mbasi
ka të bajë me kryengritjen qi bahet fjalë.
Në
vjetin 1912, me qëllim për m’u bashkue me kryengritjen e Kosovës, kjemë nisë prej Elbasanit:
Ymer Bej Ohri, unë (atë herë ishe kapitan), Ahmed
Dakli e shumë
atdhetar të tjerë e
të gjithë së bashkut u bamë kund 40 vetë qi patëm formue
nji komitë dhe kjemë mbledhë
në katundin Martanesh; vend i permetueshëm për të sjellun të komitës. Këtu kje bashkue
me ne edhe Zoti Ismail Haki Libohova,
kapiten, i cilli kishte ikë prej
Dibre. Çeta e jonë mbet në Martanesh
nja dy javë e në këtë kohë pat ardh deri në kufi të Martaneshit nënprefekti i
Matit, kapiten Esadi me një batalion ushtarë e dy topa për gjurmimin e kësaj
çete, por kjo u ndalue prej saj. Tue qenë se prapë në këtë ditë patën ardhun në
Martanesh katër batalione ushtri të rregullshme, të ardhur prej Dibre, çeta u
detyrue me u largue në një mal të fortë të Martaneshit, ku filloi me ba
gatitjet e nevojshme, për të mos lanë në qetësi ushtrinë e ardhur. .. edhe çeta
e jonë qi kje ba prej 80 vetësh shkoi në Dumre e Shpat të Elbasanit. Këtu u
bashku me ne dhe kapiten Tajar Begu me shumë oficerë te tjerë…Tue qenë në Dumre
e Shpat, patën ardhë dhe shumë atdhetarë të tjerë e qe ba forca e jonë afër 800
vetë. Kjo çetë u mashtronte prej Aqif Pashë Elbasanit dhe shumë atdhetarëve të
tjerë”.
(Hasan Prishtina.
Një shkurtim kujtimesh mbi kryengritjen shqyptare t? vjetit 1912. Shkoder.
Shtyp shkronja Françeskane, 1921, f. 5 – 23)
Grumbullimi i patrioteve elbasanas, bashkimi i tyre me
çeten e Martaneshit dhe q?ndrimi i paris? t? Martaneshit, i shqet?soi komandat turke
të kazave t? Matit dhe t? Dibr?s, të cilat
reaguan me urgjencë, duke dërguar
ushtrinë kundër çetës së lirisë dhe popullit të Martaneshit.
Jav?n e par? t? shtatorit 1912, nënprefekti i Matit, kapiteni Esad Beu, me nj? batalion ushtarësh turq dhe dy topa fushor, marshoi drejt Martaneshit, por çeta e komit?ve e komanduar nga Murat Zhaboli dhe Ahmet Dakli, iu doli para dhe i thyen forcat turke në livadhet e Skenderit. Edhe nënprefekti i Dibrës d?rgoi katër batalione ushtarësh turqë, t? cilët ndesh?n n? rezistenc?n e çet?s të Martaneshit. Në betejën e zhvilluar në livadhet e Luçanës, ushtria turke u shpartallua dhe u kthye n? Peshkopi, ndërsa komandanti i tyre kapiten Ismail Haki Libohova, u bashkua me kryengritësit. Pas k?tyre dy betejave, çeta e Martaneshit u ngjit në Ballejë.
Të nesërmen, arrijti mesazhi
i Aqif Pashës, i cili i urdhëronte të zbrisnin sa më shpejt në
Elbasan, ku do te mblidheshin t? gjitha çetat
e komit?ve t? Sanxhakut t? Elbasanit.
N?
shtator 1912, me iniciativ?n e Aqif Pash?s,
në Byshek të Elbasanit u mblodhën mbi 2000 komita të çetave të lirisë,
që vepronin në Sanxhakun
e Elbasanit, si Çeta e Martaneshit me komandant Murat Zhabolin, Çeta e Byshekut
me komandant Ahmet Daklin, Çeta e Shpatit me komandant
Sif Nosin, Çeta e Dumresë me komandant Irfan
Numan Beun etj. Qëllimi i këtij tubimi
ishte të bashkoheshin të gjitha çetat,
n? nj? njesi të vetme luftarake, për të sulmuar
garnizonin turk, institucionet e administratës turke
të kazasë dhe të Sanxhakut të Elbasanit. Këto çeta të bashkuara,
Aqif Pashë Elbasani,
i pagëzoi me em?rin Çeta
e Martaneshit. Komandant u caktua Sheh Hysen Sulova.
Vendimin, që kjo forcë e bashkuar komitësh, të quhej çeta e Martaneshit, Aqif Pashë Biçakçiu e bazoi në faktin, se çeta e Martaneshit ishte më e vjetra jo vetëm e Sanxhakut të Elbasanit, por dhe e Vilajetit të Manastirit dhe ishte çeta më e shquara në luftimet kundër pushtuesve osmanë.
Më 24 nëntor 1912, Çeta e Martaneshit, rrethoi garnizonin turk t? Elbasanit. Komanda dhe ushtria turke të bllokuara brenda gazermës, ishin të pafuqishëm të ragonin kundër komitëve te bashkuar. Të nesërmen me 25 nëntor 1912, komitet e çetaave të lirise, me flamurin e kuq me shqipen dy kren?she në krye, hyn? triumfues në qytetin e Elbasanit, kaluan para ushtrisë dhe autoriteteve turke të Sanxhakut. Me këtë akt trimërie, luftëtarët e lirisë e ngrijtën lart moralin politik dhe ndërgjegjien kombëtare të popullit të Elbasanit.
M? 25 nëntor
1912, Aqif Pasha, çeta e lirisë e Martaneshit dhe populli i Elbasanit kryen
një akt të lartë patriotik dhe atdhedashurie.
Si qyteti i parë që shpalli pavarësinë, shprehu dhe kapacitetin
politiko-juridik të patriotëve elbasanas, të cilët në rrethanat e ndërlikuara
të nëntorit 1912, bënë një zgjidhje të guximëshme, të drejtë dhe të
domsodoshme.
Kjo ngjarje patriotike, është pasqyruar në historinë dhe
në kulturën qytetare elbasanase, kështu shume gra e qendisnin flamurin e kuq me
shqiponjen dy krenëshe me datën e shpalljes së pavarësisë 25 nëntor 1912, si
rasti i flamurit të qendisur në jastek nga Marie Buda, vajzë 19 vjeçare vitin
kur u shpall pavarësia në Elbasan. Ky flamur ruhet dhe është dëshmi me vlera të
mëdha historike.
M?
25 n?ntor 1912, Aqif Pasha, ngriti flamurin e kuq me
shkab?n dy krer?she n? Elbasan
dhe njoftoi Ismail Qemalin, me telegramin e firmosur nga 35
patriot?t, p?rfaq?suesit e popullit t? Elbasanit,
t? cil?t deklaruan se “kanë
pranue indipendencën e Shqypniës”.
Nr. 12050 – fjalë 100 – O. T
Elbasan 12 Vjesht e Tretë 1328 (25 nentor 1912)
1. 25 ora e natës
Shk. Tija Ismail Qemal Beut
Vlonë
Gjithë popylli ynë, mysliman e të krishtenë, me nji za
kanë pranue indipendencën e Shqypniës.
N’emën të të gjithë popullit të Prefekturës s’Elbasanit
Haxhi Hafëz Sulejman Kungulli, Zav. i Mitrop. Papa
Dhimitër Dhimitrruka, Aqif Pashë Biçakçiu, Shefqet Bej Vërlaci, Hasan Bej
Biçaku, Abdulla Bej Tirana, Fuat Bej Biçaku, Kahreman Beu, Servet Zylfi, Ismail
Bej Xhelayddin Bej, Ali Agjah Bej, Adil Beu, Maliq Bej Riza Beu, Demir Bej
Sulçe Beu, Refik Myftiu, Sheh Mahmut Guma, Sheh Xhafer Pasmaqi, Sheh Hysen
Sulova, Kryetari i Bashkiës Ruzhdi Alush Saraçi, Papa Beniamin Deliana,
Beniamin Nosi, Taq Buda, Kolë Papajani, Lazër Papajani, Serafin Jorgaqi, Haxhi
Nikolla Jorgaqi, Mihal Profti, Dhimtër Paparisto, Emin Haxhiadem Shijaku,
Rrapush Demeti, Mahmut Hakani, Hysein Dakli, Jusuf Bej Taushani, Hasan Çifte,
Ymer Peni, Hysein Hastopalli, Demir Zenel Hoxha.
(Marre nga dokumentat historike të Lef Nosit, botim Viti
I – 1924, Nr. 2, faqe 38)
(Arkivi Digital i Elbasanit: 20. 11. 2020)
(Hyqmet Kotherja. Pavarësia e Elbasanit 1912 (35
firmetarët). Tiranë 2012, f. 3 – 114)
Në pasditen e 25 nëntorit 1912, krijohet Qeveria e
Përkohëshme Lokale e Elbasanit dhe në ditet e më pasme u organizua milicia, per
ruajtjen e rendit publik. Aqif Pashë Biçaku është Prefekti i parë i Elbasanit
të çliruar nga zgjedha osmane dhe i pari në historinë e administratës vendore
kombëtare Shqiptare.
Më 25 nëntor, çetat e komitëve dhe populli u mblodhën në
sheshin qendror të qytetit, një manifestim i përgjithshëm për të shprehur
gëzimin për lirinë e fituar dhe shpalljen e pavarësisë. Dokumenti i shpalljes
se pavarësisë në prefekturën e Elbasanit i firmosur nga 35 patriotët dhe
përfaqësuesit e të gjitha shtresave shoqërore dhe të besimeve fetare, me pas u
shoqërua me një deklaratë, të cilën me shumë të drejtë Mësuesi i Merituar
Rudolf Deliana e quan “Karta e lirisë e Elbasanit”, të cilën po e prezantojmë
në vazhdim:
Vjesht’ e 3të 1912
Shpallje për vetëqeverimin e Shqipëniës
25 – XI – 1912
Na gjindja e Elbasanit, pa ndonjë
shtërngim të jashtëmi ose së brendëshmi, po nga dëshiri’i ynë i lirë bashkë me
të gjitha qytetet e Shqipëniës po bajmë të ditunë gjithë botës së qytetëruarë
se sot shpallim vehten tonë fare të shkëputin nga mbreënija Ottomane tue
numëruar si nje komb i lirë, i cili me ndihmën e të madhit Zot, mbrojtësit të
të gjithë kombeevet edhe me mprojtjen e qeverive të Europës, shpëreh se do të
qeverisë me nderë, drejtësi, dhe me një panësi të plotë pa vënë re ndryshim
feje ose dogme. Ç’ do shqiptarë ose i huaj, ndën këtë qeverië shqipëtare, do të
mundi të rroi lirisht, dyke i gëzuar të
gjitha të drejtat njerëzore.
E na kemi ndërmend të rrojmë
vëllazërisht edhe me qeveritë fqinje, pa dashtun t’u bajmë as të paktin damë,
po duke iu lutun të na ndihmojnë në vetëqeverimin tonë, sikur na ndihnë edhe në
rrëzimin e qeverisë Ottomane.
Rroftë Shqipënia e lirë
Kështu e baftë Zoti!
Na përfaqësuesit e Elbasanit
vërtetojmë të sipërmen dyke vumë ndënshkrimin tonë.
(Rudolf Deliana. Arkivi Digital i Elbasanit; 04. 01.
2018)
P?r
t? p?rballuar sulmin e serbëve kundër Elbasanit, Aqif Pasha u detyrua ta anulloi udhëtimin
për n? Vlor?, pra nuk shkoi
e nuk mori pjesë n? Kuvendin Komb?tar t? shpalljes s? Pavar?sis?. Ne kuvendin e Vlores,
Elbasani u përfaqësua me delegatet Lef Nosi, Shefqet Daiu (avokat
sekretar i Kuvendit), Qemal Bej Karaosmani dhe Dervish Bej Biçaku, të cilët
janë firmëtarët e aktit histroik të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Aqif
Pashe Biçaku qendroi ne Elbasan dhe se bashku me Sheh Hysen Sulova, Ahmet
Daklin, Irfan Ohrin, Murat Zhabolin, Sif Nosin
organizoi çetat e komit?ve dhe vullnetarëve, p?r mbrojtjen
e Elbasanit nga sulmet e ushtrisë serbe, q? po c?nonte
pavar?sin? e Shqip?ris?
t? saposhpallur vend sovran
dhe i pavarur.
Më 28 nëntor
1912, ndërsa në Vlorë u ngrit flamuri dhe Kuvendi Kombëtar shpalli Shqipërinë shtet me vehte dhe po festohej
pavarësia, disa pjesë të
Shqipëris? t? brisht?
dhe t? porsalindur, u pushtuan nga ushtrit? greke, serbe dhe malazeze.
Në këto rrethana
të ndërlikura, Aqif Pasha urdhëroi
një pjesë e çet?s t? Martaneshit, e komanduar nga Man Bala dhe çetën e Shpatit të komanduar nga Sif Nosi, te
shkonin në Labinot, për të ndaluar marshimin
e ushtrisë serbe drejt
Elbasanit. Njëkohësisht, me 29 nëntor 1912 qeveria e Vlores i dërgoi Aqif Pashë
Biçakut, tekstin e dokumentit, per t’ia dorëzuar komandantit të ushtrisë serbe,
që po marshonte në trojet e shtetit shqiptar të sapo shpallur i pavarur. Më 29
nëntor, Komisioni i Elbasanit u takua në Qukes dhe i dorëzoi dokumentin,
komandantit të ushtrisë serbe.
Në fund të vitit 1912 dhe fillimet e
vitit 1913, Shqipëria e porsa çliruar nga zgjedha shume shekullore e
Perandorise Osmane, u ballafaqua me ngjarje te nderlikuara politike. Ushtria e
Mali te zi nga 8 tetori 1912 kishte rrethuar Shkodrën. Në këto rrethana Aqif
Pashë Biçaakçiu, çetën e
Byshekut të komanduar
nga Ahmet Dakli dhe një pjesë të çetës të Martaneshit të komanduar nga Murat Zhaboli,
i d?rgoi n?
Shkod?r, ku u bashkuan me forcat e tjera, q? po luftonin kund?r ushtrisë
malazeze, që kishte hyrë në trojet shqiptare. Populli i Shkodrës, rezervist?t shqiptar?, çetat e lirisë dhe forcat vullnetare, i rezistuan gjatë sulmeve të ushtrisë malazeze,
nga Zogaj në Tarabosh,
nga Kraja deri në Bushat,
nga Hani i Hotit në fushat e Shtojit, nga Shengjini në Lezhë.
(Fatos Baxhaku. 1912 – 1913, Rethimi i fundit i Shkodrës.
Gazeta Shqip. Gusht 2012).
Gjatë udhëtimit për në Shkodër, kur arrijtën në Lezhë, çetat e Elbasanit u ndeshën me forcat malazeze, të cilat kishin pushtuar Shengjinin dhe kishin depërtuar deri te ura e Drinit në Lezhë. Pas luftime të ashpra, forcat malazeze u thyen dhe u tërhoqën në Shengjin, ndërsa komitët elbasanas vazhduan marshimin për në Shkodër. Në mbrojtjen e Shkodrës, u zhvilluan luftime të ashpëra. Sa arrijtën, komitët e ardhur nga Elbasani i dërguan në frontin e malit Tarabosh, ku hynë në luftime që ditën e parë dhe iu takoi të p?rballen me sulmet m? t? eg?ra t? ushtrisë malazeze.
Në frontin e Taraboshit, komitat e Çetës së
Byshekut dhe të Martaneshit, së bashku me çetën e Malësisë
së Madhe, zhvilluan luftime të ashpra deri përleshje trup me trup, duke rezistuar heroikisht sulmeve të ushtrisë
malazeze, që u detyrua të tërhiqej me humbje. Trim?ria e martaneshasve b?ri jehon? n? popull
dhe në
shtypin e koh?s. Të gjithë ndiqnin me preokupim luftimet për mbrojtjen e qytetit të Shkodres. Aqif Pasha i d?rgoi telegram Esat Pash? Toptanit,
aso kohe zv-komandanti i forcave
që
mbronin Shkodr?n, të cilit i k?rkoi ta informonte urgjencë me telegram, p?r
shendetin e Ahmet Daklit, të
Murat Zhabolit dhe gjëndjen e luftëtar?ve martaneshas.
Mbrojtjae Shkodrës, bëri jehonë në vendet
perëndimimore. Giulio Barella,
korespondenti i gazetës
italiane “Corriere della sera”, i cili ndiqte luftimet nga fronti i malazezëve dhe gazetari anglez Henry Nevinson,
korespondenti i gazetës “Times”, në frontin shqiptar, kanë botuar artikuj
me lajme nga lufta e Shkodrës dhe shpesh kanë treguar trimëritë e komitave
të Martaneshit, te Byshekut dhe të Malësisë së Madhe.
(Giulio Barella. La guerra turca – balcanica. Vista e
vissuta agli avamposti dei montenegrini. Diario di G. Barella, corrispondente
di guerra in Montenegro. Ribotim: Roma 2013).