Kerko: a
Edison Ypi: Ambrogio Guarneri
E hene, 12.10.2020, 07:44 PM
Ambrogio Guarneri
Nga
Edison Ypi
Ka
pasur ushtarakë, klerikë, udhëtarë, politikanë, diplomatë, si dhe mbretër e
perandorë e papë, e plot apeninikë të tjerë historitë e të cilëve në një mënyrë
a një tjetër lidhen me Shqipërinë. Prej tyre ka edhe fort të rëndësishëm, nga
ata që kanë përcaktuar fatet e Europës dhe botës, nga Pompeu deri tek Benito
Mussolini dhe Giulio Andreotti, të cilët Shqipërinë edhe e kanë vizituar.
Më
shkatërruese se çdo betejë, më interesante se çdo manovër diplomatike, më
prekëse se çdo mëshirë, më pikëlluese se çdo eksod masiv, më e përgjaktë se çdo
kasaphanë, asnjë përvojë jetësore njerëzore nuk është më dramatike sa e
Ambrogio Guarnerit.
Jeta
e Ambrogio Guarnerit është një kryevepër e përmbysur, një kaos i përsosur, ku
pjesëzat nuk kanë asnjë lidhje me të tërën, dhe e tëra s'ka lidhje me pjesëzën.
Jeta,
nëse mund të quhet e tillë ajo e Ambrogio Guarnerit, është e tëra një lëmsh
vuajtjesh dhe tmerresh pa asnjë fill ku ta kapësh për ta bërë qoftë edhe
minimalisht të kuptueshme.
Ishte
një çun i mirë i urtë që mbaroi shkollën, zuri një punë, u fejua, u martua,
polli kalamaj etj. etj.
Jo
- jo !
Jeta
e Ambrogio Guarnerit është pafundësisht më larg dhe më lart se mediokritete të
tilla.
Jeta
e Ambrogio Guarnerit është përtej mundësive të mendjes njerëzore për ta
kuptuar, perceptuar, imagjinuar.
Jeta
e Ambrogio Guarnerit është një realitet përtej çdo fantazie.
Jeta
e Ambrogio Guarnerit është aq e veçantë, aq e çuditëshme, aq absurde, aq paradoksale,
sa asnjë nga mënyrat e njohura për ta rrëfyer nuk vlen. Duke qënë e tillë, pra
e pabesueshme, është ndoshta edhe mundim i kotë të rrekesh ta rrëfesh.
Përtej
çdo arsyetushmërie, ajo jetë nuk mund të rrëfehet, për shembull duke nisur nga
përjetimet më të kriminale tek ato më pak kriminalet, se çdo çast i jetës së
Ambrogios ishte pafundësisht kriminal.
As
kriteti i masës së absurdit nuk vlen për ta rrëfyer jetën e Ambrogios. Çast pas
çasti ishte e gjitha absurde.
Ndoshta
nga momentet më të dhimbshme tek ato më pak të dhimbshmet, mund të bënte sens.
Por jo. Se ajo jetë ishte e gjitha një ulurimë e zgjatur me sy drejt qiellit.
Nga
e hidhura tek më pak e hidhura ? As ashtu nuk do ishte e mundur, se ishte e
gjitha helm e zeher.
Megjithse
s'ka shqiptar, italian, amerikan, afrikan, aziatik, as njeri të kësaj bote që e
beson, ja disa momente të asaj jete në një rend pa rend, ashtu si më vijnë
ndërment.
Ambrogio
nuk e ka parë kurrë babain e tij.
Ambrogio
ka lindur dhe është rritur në internim.
Ambrogio
ka jetuar pak kohë edhe në Tiranë, ku aty mes viteve '70 desh' Zoti e njoha
unë.
Babai
i Ambrogios, Mario Guarneri, inxhinier nafte erdhi në Shqipëri në fillim të
vitit 1943. Para tij kishin ardhur të tjerë italianë. Për shembull projektuesi
i Tiranës moderne Gherardio Bosio për të cilin sot flitet me aq simpati, çka
Bosio e meriton, se asgjë e ndërtuar në Shqipëri deri më sot nuk është aq fine
dhe monumentale sa ndërtimet e Bosios për ta bërë Shqipërinë Itali. Por Bosio
që Shqipërinë e ndikoi më tepër se çdo gjeneral, më tepër edhe se vetë
Musolini, nderohet, ndërsa babai i Ambrogios, që nuk erdhi si pushtues por si
profesionist, nuk njihet aspak. Mario Guarneri në fund të vitit '43, u njoh me
nënën e Ambrogios me të cilën vuri kurorë në Kishë. Në mbarim të luftës,
megjithse mes dy vendeve u nënëshkrua një marrveshje, nuk u lejua të kthehej në
Itali. Në fund të 44-ës e burgosën për arësye që i di vetëm kurvi. Ditën në
punë për ndërtimin e socializmit të një vendi tjetër, natën në burg për faj të
fashizmit të së kaluarës së vendit të vet me të cilin s'kishte asnjë lidhje. Më
1946 në kënetën e Maliqit, pasi një juri gjyqësore proletare e shpalli
njëkohësisht, sabotator, agjent i amerikanëve, CIA-s, spiun i spiunit Fultz,
j'u dha burgim i përjetshëm. 11 vjet e gjysëm burg skëterrë që s'bën të
shkruhet se lëndon shëndetin psiqik të lexuesve. Gjatë atyre viteve, më 1954,
j'u mundësua të kalonte një natë të vetme me të shoqen. Gjatë asaj nate u ngjiz
Ambrogio Guarneri. Në nëntër 1954 i thanë se mund të kthehet në Itali bashkë me
familjen. I çuan në Durrës. Në momentin e fundit, pas gjithatyre viteve burg
shtazarak, Marion e lejuan, familjen jo. Nëna shtatzanë me Ambrogion në bark
mbetën në bankinë. Vapori me babain që Ambrogio s'e pa kurrë, iku duke lënë pas
tym të zi.
Ambrogio
lindi më 1955.
Internimi
i parë Gjeç-Fushë, Vorë, Velipojë.
Pas
një viti në Shtyllas të Fierit, tetë vjet gjatë të cilave, Frakull, Kafaraj,
Zharës, Lushnje, ku flinim nëpër stalla lopesh. 1968 i kthejnë në Fier. Disa
vite në Tiranë ku Armiku i Klasës Ambrogio mbaroi tetëvjeçaren dhe filloi
gjimnazin Partizani. Në vitin e fundit të gjimnazit Ambrogio e pa me sytë e vet
ekspozitën e Ministrisë së Punëve të Brendëshme ku fotografia e babait me kryq
të zi si një nga armiqtë më të rrezikshëm të partisë së fitoreve inekzistente
dhe popullit të rreckosur dhe uritur ende pas mbi 20 vitesh "çlirim".
Pak ditë më pas e përjashtuan nga shkolla përpara nxënësve si armik.
Drejtoresha e shkollës dhe sekrerari i partisë bënë autokritikë se kishin
mbajtur në gjirin e tyre një gjarpër të rrezikshëm, Ambrogion 17 vjeçar, që la
shkollën dhe iku të punojë hamall mielli.
13
tetor 1975 ora 4 e mëngjezit dy civila dhe një polic i marrin i internojnë në
Fishtë të Lezhës ku Ambrogio punoi 15 vjet nga 12 orë në ditë shpesh duke e
rrahur dhe torturuar dhe lidhur me tel si i rrezikshëm për tu arratisur.
Atdheu
i Ambrogios, Dantes, Leonardos, Mikelanxhelos, nuk u kujtua kurrë për çfarë po
i ndodhte Ambrogio Guarnerit në atdheun tim të gjizës, tavës së dhesë, rakisë,
gjakmarrjes, spiunllëkut, vrasjes pas shpine.
Të
gjithë vuajtëm, por jo si Ambrogio Guarneri.
Duhen
kujtuar tmerret e jetës së Ambrogio Guarnerit. Kush diktaturën shqiptare
sadopak e njeh, kjo kujtesë e bën sadopak më të mirë.