Kerko: a
Edison Ypi: Fasule Perandorake
E marte, 06.10.2020, 09:07 AM
Fasule Perandorake
Nga
Edison Ypi
Nuk
shtyhet jeta duke marrë çdo drekë fasule banale në një restorant popullor ku
kuzhinierja fasulet ti hedh në një govatë alumini si arkivol i vogël.
Sot
e tutje do ha fasulet që meritoj. Fasule të mira. Superfasule. Fasule
perandorake, të cilat do ti zjej si bënte kurvi veprat e 5 vjeçarëve, me forcat
e mia.
Bëra
disa konsultime paraprake.
Një
komshie nuk ma bëri të qartë sa duhej skuqur qepa.
Tjetra
nuk më tha se në cilën fazë të zjerjes duhej hedhur kripa.
E
treta nuk e përcaktoi me përpikmëri të mjaftueshme sa duhet të jetë sasia e
ujit në raport me sasinë e fasules.
E
katërta e la të errët nëse duhet skuqur apo jo salca.
Kur
ua vura në dukje komshieve mungesën e talentit pedagogjik, apo paaftësinë
mësimdhënëse, të katra thanë të njëjtën gjë;
Ua,
po qënke fare budalla, as kaq gjë nuk ditke ti ?!
Pas
përvojës së pasuksesshme me komshiet, një dibran i tiranizuar që shet pjesë
këmbimi makinash, duke u betuar disa herë rresht "për kryt e
kalamojve", më spjegoi fijepërpe pse fasulja nuk bëhet me mish por vetëm
me kocka.
Faktin
se po të hash fasule ditë për ditë deri në vdekje nuk të gjen asnjë e keqe,
duke sjellë shembuj nga vetja, ma qartësoi një kuksian që bën vetrata.
Kur
në kafene pyeta lidhur me përdorimin e salcës u hap një debat që përfundoi me
grushta.
Pyeta
dy të moshuar që po luanin domino në trotuar se çfarë kuptimi kishte shprehja;
Më polli groshi ?!
Do
të thotë se ti që pyet për gjëra kaq të thjeshta je kokrra e budallait, u
përgjigjën të dy njëzëri.
Në
tenxhere të zakonëshme apo me presion ?
Varet
nga durimi që ke dhe fortësia e kokrrës që preferon, ishte përgjigja e dikujt
që para ca ditësh bleu një MAZDA të re.
Më
mirë fasulja e Dibrës apo ajo e Korçës ?
Një
pukjan dhe një përmetar qenë të mendimit se ngaqë çdo fasule ka pordhën e vet,
fasulja fasules nuk i ngjan. Pra, sipas tyre, zgjedhja e vendit ku do marrësh
fasulen bëhet duke pasur parasysh se aromën e cilave fasule preferojnë ata që
të rrethojnë. Nëse nuk të rrethon askush, pra nëqoftëse jeton vetëm, zgjidh atë
lloj fasule, me atë lloj origjine, që bën atë lloj pordhe, që i korespondon
asaj lloj arome, që të bën mirë për shëndetin psiqik.
Për
ta zbatuar këtë porosi, pra për të kombinuar llojin e fasules me aromën e
pordhës, zbatova këshillën e një kolonjari, i cili, edhe ai bazuar në përvojat
vetiake, tha se për këtë, e rëndësishme është të llogaritet distanca kohore nga
ngrënia tek pjerdhja. Kaq tha, dhe iku kolonjari. Duke fërshëllyer apo duke
pjerdhur, s'e mora vesh.
Pas
këtyre konsultimeve j'u futa punës, domethënë fasules, pra pordhës. I lashë në
ujë të ftohtë disa orë dhe ua ndrrova ujin e parë të valuar që fasulet të
çvisheshin nga lëkura që shkakton pordhët e tepërta. Me kujdes. Se fasula është
si femra. Nuk duhet çveshur menjëherë dhe krejtësisht. Për më tepër, po j'a
hoqe të gjitha lëkurat e të gjitha kokrrave, nuk pjerdh aspak. Po s'ja hoqe
lëkurën asnjë kokrre, rri gjithë kohën duke pjerdhur.
Duke
grirë qepën, mu kujtuan ca që thonë se Poezisë i ka ikur koha. Aty mu errën
sytë dhe gjakosa gishtin.
Heqja
e lëkurës së karrotës me atë veglën që çvesh pataten, mu shoqërua me
përfytyrimin e çveshjes me të njëjtën teknikë të lëkurës së disave që thonë se
Europa është lavire.
Coptimi
i një speci me një thikë të mprehtë më solli ndërment një reformë makabre me
therje dhe pushkatime që duhet zbatuar urgjentisht në mediat tona.
Kur
brenda ujit të përvëluar hodha qepën e Korçës, karrotën e Rrogazhinës, specin e
Fierit, fasulen e Dibrës, mu faneps Parlamenti.
Flakën
e gazit paksa anash nën tenxhere që fasula brenda tenxheres të qarkullojë në
formë cikloni, këtë e shpika vetë.
Kripa
në fund.
Fasulja
gati.
Do
nis ta ha në një moment të llogaritur që pordhët e fasules së drekës të më
vijnë kur të kenë nisur banaqet televizive të mbrëmjes.
Me
të parën pordhë fasulesh do godas në surrat atë që do flasi me shpërfillje për
të vetmin Mbret që kemi pasur.
Të
dytën pordhë fasulesh do ja zbraz atij spiunit që bën sikur flet me keqardhje
për të përndjekurit.
Pordhën
e tretë do ja dedikoj atij që do flasi me simpati për filmat e diktaturës.
Si
artilier i stërvitur i aromave të bythës do ja kërrcas gjumit të natës vetëm
pasi ta kem shkrepur të fundit pordhë shqiptareske nga fasulet perandorake të
ditës.