Kulturë
Fritz Radovani: Një Vigan që kujton Viganin
E shtune, 19.09.2020, 01:16 PM
Nga
Fritz RADOVANI
Kujtoj…Sot,
mbas disa vjetësh...
Një
Vigan që kujton Viganin...
INGJ.
PETRAQ KOLEVICA
Për
kujtim dhe nderim...
“EPIKUT
MË TË MADH TË SHEKULLIT”
AT
GJERGJ FISHTA
Një
frat të pafat po tërhiqnin me dhunë.
Në
terrin e natës, nja katër spiunë,
E
nxorën nga burgu, ku hoqi sa mundi.
Tani,
më të keqen, do hiqte së fundi.
E
shanin, e tallnin, gjith’ rrugës, parreshtur,
Sa
vajtën te varri në kishën e heshtur.
Atje
ishte varri, ku prehej poeti,
Vigan’
i lahutës që prehje nuk gjeti.
Dhe
frati shpejt puthi një gur të llustruar,
Kur
pa përmbi të – At Gjergj Fishta – të shkruar.
O
frato, – i thirrën, – na kazmën dhe bjeri,
Shkallmoje
krejt varrin me pllaka mermeri!
“Ky
varr, ba m’u prish, ka m’u prish dhe Shqypnia”.
Dhe
ra, pushtoi varrin me krahët e tija.
Po
horrat e çuan, e shembën me grushta
Dhe
varrin e prishën me kazm’ ata pushta.
Tani,
frat-o, jepi, gërmo shpejt e shpejt
Dhe
eshtrat e varrit këtu nxirri krejt.
Dhe
frati gërmonte, ç’të fliste më kot?
Dhe
eshtrat që nxirrte i lante me lot.
I
nxori të gjitha, po kafka ku ish?
Kërkoje!
– i thirrën, – kërkoje sërish!
Dhe
frati gërmonte me thonj e me duar
Që
mos të dëmtontë at’ kafkë të çmuar.
Dhe
ja ku e gjeti! Me gishtat e mpirë,
E
ngriti, e puthi dhe ngeli i ngrirë.
Si
dridhej në duar kjo kafk’ e poetit!
Figura
e fratit – fantazm’ e Hamletit.
Tani,
frat-o, futi kokallat në thes!
Dhe
frati i fuste ngadal’, me kujdes.
Dhe
thesin ata përmbi shpinë ia vunë.
Rrëshqanthi
e shpunë tek ura mbi Bunë.
Tani,
o frat, flaki kokallat në lumë.
Këtë,
jo! – tha frati, – këtë s’e bëj unë.
Si
the, mo! – i thirrën, – si the ti, mor qyq?
Po
frati s’përgjigjej se po bënte Kryq.
Këputi
një shkelm, të dëgjojë, idioti.
Po
frati s’dëgjonte se lutej te Zoti.
Dhe
qentë e tërbuar s’duruan më shumë
Dhe
kockat dhe fratin i flakën në lumë.
Dhe
ikën të qeshur e duke nxituar
Të
merrnin shpërblimin për krim’n e shëmtuar.
Po
ndërsa fundosej kufoma e fratit
Agimi
zbardhonte nga pas Rozafatit.
Dhe
uj’rat e Bunës vërshonin, ushtonin,
Poetit
dhe fratit lavdin’ i këndonin.
Tiranë,
16 Shkurt 2006.
Shenim
nga F.Radovani: Ingj. Arkitekt Petraq Kolevica, asht nder Figurat ma të
nderueme t’ artit dhe të kulturës sonë kombtare.
Ai
asht Vigan që kujton vetem Viganët e Atdheut! I uroj jetë të gjatë e shëndet!
Melbourne, 4 Shtator 2020.