Kerko: a
Gëzim Llojdia: Revolta e Musaraj në vjeshtën e vitit 43
E merkure, 26.08.2020, 07:33 PM
Dosjer
Revolta
e Musaraj në vjeshtën e vitit 43
Nga
Gëzim Llojdia
1.
Një
pasdite duke lexuar librin;”Jam shok me ty” të shkrimtarit Shevqet Musaraj ,
një shkrimtar, që i përket brezit të
shkrimtarëve të paraluftës, shprehet
Rexhep Qosja,kurse si krijues të dalluar
janë afirmuar në vjetët pas saj. Ka një
të vërtetë të çuditshme në një botim të
vitit 2014 nga :”Toena”për shkrimtarin Shevqet Musaraj.Në fakt është një letër
e shkrimtarit Sh.Musaraj, drejtuar Enver Hoxhës në 25 tetor 1943.Shkrimtari i
revoltuar i drejtohet E.Hoxhës për vrasjen e Zenel Avdurramanit .Shkrimtari i
përmend faktin se:"Shumë nga fshataret thonë: nevej një gjë na mbetet dhe
kjo është që të mos qasem as njërën as tjetrën pale gjersa ato te mos e kenë
gjetur fjalën me njëra- tjetrën, që do të thotë që të mos pranojnë në fshat as
një palë politike ,as Ballin dhe as
Çlirimtaren.Të duket e çuditshme se autori që shkroi “Epopen e Ballit....do të denonconte vete me fakte
një vrasje të një nacionalisti në fshatin Drashovicë të Vlorës.
Ja si e fillon letrën shkrimtar i njohur:
"Shumë
nga fshatarët thonë: nevej një gjë na mbetet dhe kjo është që të mos qasëm as
njërën as tjetrën palë gjersa ato te mos e kenë gjetur fjalën me njëra-
tjetrën. Kështu duke qëndruar punët, ballë-kombetaristet mundohen me çdo mënyre
të sfruktojne ne favor të tyre edhe gabimet
më të vogla që mund të bëhen nga shokët tanë. Po, me gjithë këtë, një
fare shprese për afrim gjene ekzistonte, se e kërkon populli vete, i madh e i
vogël. Kisha biseduar këtu me disa veta të mirënjohur në rrethet e atjeshme, që
të provokonin një mbledhje të gjerë me
popull, me komunistë e nationalistë, për t'u shpjeguar me gjakftohtësi punët (
shkaku se tek Hysni Lepenica kanë një fare simpathije edhe disa elemente tanë
të ndershëm e të vendosur për çdo sakrifice) dhe kjo mbledhje , mësova se ishte
vënë në vij që do të bëhej këto ditët e
fundit.
2.
Shkrimtari
Musaraj ,dihej që mbante anën e nacional
çlirimtares dhe kishte dalë në armë në dorë në luftën kundër pushtuesve.Ai
mbetet i shqetësuar se ndërsa pritej një bashkëpunim mes dy palëve në luftë
kundër pushtuesve befasisht vritet një nacionalist si
Z.Avdurramani.Musaraj dënon vrasësin
dhe duke hedhur madje edhe një fjalë të
rëndë si:”miq të Arshiut, të cilët "janë futur" në parti vetëm e
vetëm për të kryer ambiciet e tyre. Sh.Musaraj
shkruan:”Mirëpo, pikërisht ne këto momente, vritet Zejnel Abduhrramani
nga Drashovica, rival i Arshi Halilit për punëra private, një njeri që po qe
fjala për ballë-komëtarist i rrezikshëm, qëndron në bisht të të gjithëve. Kush
e vrau? Pse u vra?Ball-kombëtaristët ishin hazër ta sfruktonin rastin: E vranë
djemtë e Arshi Halilit me kaninjotët e tjerë, miq të Arshiut, të cilët
"janë futur" në parti vetëm e vetëm për të kryer ambiciet e
tyre.Partia lëshon komunikatë:" Dora e drejtësisë ekzekutoi Zejnel
Abduhrramanin, spiun provokator i njohur prej popullit". Abduhrramanin e
njeh populli për spiun!? Zejnel Abduhrramanin, hanedanin e vendit tonë, sofrën
e kazasë? Si është e mundur? Lot ndonjë gjë këtu, thonë nëpër popull.Djemtë e
Arshiut me kaninjotë do i kenë ndezur urët në këtë mes. Po partia si është e
mundur ta bëjë këtë gafë?...
3.
Shkrimtari
Sh. Musaraj tregon se në këtë zonë
operative se konflitete i ndezin të
tjerë.Ai madje përmend Liri Gegën si dhe pohimet e saj , që duhej personi i vrarë demaskuar më parë si spiun provokator...Por ja si shprehet shkrimtari
Sh.Musaraj:
...Muzhiku
(Liri Gega) thotë: "Me të vërtetë shokët duhet ta kishin demaskuar me parë
këtë njeri si spiun provokator, gjë që nuk është bërë.Po s'ka gjë, a derëzi,
populli i vërtetë dëshiron t'i shohë në litar të këtillët. Ja, nevej po
fillojmë t'i demaskojmë me radhë të gjithë ballë-kombtaristët e këtushëm.
S'kemi c’presëm.
4.
Shkrimtari,
që shkoi :”Epopenë e Ballit....” me
pohimet e një komunisti të vërtetë
shkruan në letër se :njeriu i vrarë si spiun, s'ka njeri që ta njohe për
të këtillë. Ish një njeri, që shikonte mjaft interesin e tij, por jo të shitej
në të huaj për punë interesi. Ish një njeri ,që s'i mbushej mendja për
komunizmë (gjë që s'mund ti themi faj)
se komunizmi, sipas xhahillëkut të tij, do t'i rrëmbente arat, që kish vënë me
mundim.Vijimi i letrës së shkrimtarit të njohur:”Në qoftë se Zejnel
Abduhrramani është ekzekutuar vetëm si " spiun", unë deklaroj me
sinqeritetin e një komunisti se Zejnel Abduhrramanin, s'ka njeri që ta njohë
për të këtillë. Ish një njeri ,që shikonte mjaft interesin e tij, por jo të
shitej në të huaj për punë interesi. Ish një njeri që s'i mbushej mendja për
komunizmë(gjë që s'mund ti themi faj) se komunizmi, sipas xhahillëkut të tij, do
t'i rrëmbente arat që kish vënë me mundim. Pastaj, në komunizmë bënte pjesë
Arshi Halili me të bijtë, si ishte e mundur, që të futej edhe ai në atë
rreth?.. Zejnel Abduhrramani është vrarë udhës ,që të shpie nga shtëpia e tij
në fshat. Është vrarë në momentin, që po shkonte në një mbledhje që do të bëhej
në Drashovicë midis komunisteve dhe nationalistësve, në të cilën ishte thirrur
edhe ai të merrte pjesë.
5.
Veç
të shohësh, aty më sipër rreshtat e
fundit të letrës, që shkroi shkrimtari
Sh.Musaraj , në vjeshtën e vitit ’43 dhe ja dërgoi udhëheqësit të tij luftës.
Bie në sy,revolta për vrasjen e një
nacionalisti si dhe manipulimi që
bënin drejtuesit e njohur si :”Muzhiku” në këtë rast. Letra e shkrimtarit Sh.Musaraj
shpreh sinqeritetin e tij në ato kohë të trazuara të luftës së dytë botërore.
Ishte koha kur po çuditërisht, po
ndodhte krisja e madhe mes shqiptarëve.