Mendime
Ibrahim Kabili: Koronaviruesi dhe në politikën Kosovare
E premte, 01.05.2020, 11:20 AM
Koronaviruesi dhe në politikën Kosovare
Nga
Ibrahim Kabili
Zhvillimet
e fundit në politikën kosovare të bëjnë të ndihesh keq, të ngjallin trishtim
dhe neveri. Një pjesë e mirë e politikanëve në Kosovë kanë braktisur interesat
e votuesve dhe duan të krijojnë një qeveri të re pa forcën e parë fituese
VV-sjen. Po si mund të ndodhë kjo në një shtet ku pretendon se është republikë
parlamentare? Këtë e dinë drejtuesit e forcave politike të: LDK, AAK, NISMES.
Asgjë nuk duan me ditë këto politikanë. Etja për pushtet ju ka verbuar sytë. Në
funksion të kësaj maskarade politike është vënë dhe një pjesë e mirë e medias.
Disa televizione, gazeta, gazetarë, analistë, dhe portale janë vënë në shërbim
të "kastës" politike në Kosovë. Me shumë "krenari" flasin
për rënjen e qeverisë e krekosen duke "argumentuar" rënjen e saj. Sa
keq! Në rastin më të mirë kjo do thotë: Përçudnim dinjiteti! Ulje
personaliteti! Shthurje e figurës morale! Mungesë vizioni intelektual etj! Unë
nuk jam i prirur ti besoj këto sepse kohë më parë një pjesë e mirë e tyre
kishin një qëndrim më ndryshe. Në rastin më të keq unë mendoj se këto gazetar,
analistë, këshilltar apo dhe specialistë janë vënë në shërbim të politikës e
politikanëve. Po pse? Si shkak i gjithë kësaj katrahure është politika virusale
në Kosovë, është lufta e pandershme politike, është lufta për pushtet. Dhe më
gjerë shtë krijimi i kushteve normale për formimin e qeverisë së re, që mund të
quhet qeveria e Isës. Sa shpejt u arrit marrveshja politike me Isën për
qeverinë e re! Dhe më e "lezetëshmja" qe në një pikë të saj thuhej se
asnjë nga partnerët e koalicionit nuk do mbështesin mocion mosbesimi në Kuvend!
Sa keq Isa, me mocion e hoqi Kurtin! E megjithë atë, me këtë qeveri krijohen
kushtet dhe sigurohen votat për miratimin në kuvend të marrveshjes me Serbinë.
Kjo marrveshje e shumë përfolur është e rëndë dhe e pa pranueshme për Kosovën.
Kjo është thembra e akilit, këtu flen ariu, duhet "me çdo kusht"
veriu, sipas tyre. Po si mund të dali gazetari dhe të thotë se marrveshja me
serbinë mund të arrihet:
? Me amnistin e krimeve midis dy vendeve.
? Me shbërjen e Gjykatës Speciale.
? Me definimin i veriut.
Këto
teza janë krejtësisht të pa pranueshme. Eshtë "çorbë" serbe e gatuar
në Beograd dhe në forma të ndryshme u serviret, herë pas here, shqiptarëve. Për
fatin e keq përkthimi nga serbishtja në shqip "bëhet" nëpërmjet
"shqipfolësve" të këtj takëmi. Sa turp! Turp dhe injorancë! Shpresojmë të jetë lajthitje, pasi autori në
fjalë kërkoj dhe "falje".
Nga
ana tjetër del këshilltari i kryeministrit dhe hedh baltë mbi UÇK-në duke thënë
se ajo është përfshirë në krime. Sa infantil, këshilltari! Po mirë ai, pasi i
ka buzët me "qumësht", po kryeministri pse heshti fillimisht? Apo
kishte të njejtin mendim me të? Mirë bëri që e shkarkoi, këtë palo këshilltar,
por dhe tani Kurti nuk është distancuar nga deklaratat e tij.
Lufta
heroike e UÇK-së qe e lavdishme. Gjaku i dëshmorëve solli lirinë e pavarësinë e
Kosovës. E Kosovës martire që e ka paguar shtrejt lirinë e saj. Komandantët e
UÇK e kryen më së miri detyrën e tyre në luftë. Sjelljet e ture politike në
paqë nuk kanë qenë në lartësinë e detyrave që kanë kryer në këto vite.
Lufta
për pushtet dhe pasuri shpesh ju ka verbuar sytë. Ata për pushtetin kanë
sakrifikuar dhe shtetin e Kosovës. Nuk u shkon përshtat Haradinajt, Limajt dhe
Veselit të rrëzojnë qeverinë Kurti! Përse? "Antiamerikan"! Gjepura!
Qiqra në hell, thotë një fjalë e urtë popullore. Atëherë përse? Sepse duan
pushtet, privilegje, pasuri. Ish komandantat duan pushtetin në tavolinë. E për
këtë ju erdhi në ndihmë Isa i LDK-së. Sa shpejt u bashkuan me të. E kishin
anatemuar në të shkuarën e afërt!
Sipas
planit, Presidentit Thaçi arriti të shkarkoj kundërshtarin e vjetër politik
Kurtin. Me shkarkimin e Tij si kryeministër Thaçi mundi:
? Të "eleminoj" përkohësisht nga skena politike kundërshtarin
e tij kryesor.
? Të vendos në vend të tij një kryeministër jo të fortë, por më shumë
teknik.
? Të kontrolloj parlamentin.
? Të nënshkruaj marrveshjen e shumëpërfolur me Serbinë e ta
ratifikojë në Kuvend atë.
? Të siguroj rizgjedhjen si president.
Të
gjitha këto janë pjesë e lojës politike. Por, jo pjesë e lojës së ndershme
politike. Nuk mund të krijohet një qeveri e re pa pjesmarrjen e forcës së parë
fituese në zgjedhje. Ju dërguan disa letra formalisht Kurtit, por shtëpia ish
rrënuar nga themelet, nën dhe', në Kuvend.Të gjithë u bënë kundër njërit! Ky
njëri duhej provuar zotërinj politikanë. Duhej provuar sepse:
? Fitoj bindshëm zgjedhjet dhe ka mbështetje popullore.
? Eshtë absolutisht kundër ndarjes së Kosovës apo shkëmbimit të
territoreve.
? Ka hyrë
dhe ka duar të pastra në politikë.
? Ka qenë një zë ndryshe dhe tani ndërmori reforma dinjitoze etj.
E
me gjithë këto, Kuvendi, do votoj Qeverinë e re me kryeministër Hotin. Mendoj
se ky veprim është i pa drejtë pasi akoma Gjykata Kushtetuese nuk e ka thënë
fjalën e saj. Më e mira dhe më demokratikja do ishte, që Kuvendi të mblidhej
pasi të jepte vendimin Gjykata Kushtetuese. Sipas rrjedhës së ngjarjeve kjo ska
shanse të ndodhë! Po kështu dhe zgjedhjet e parakohshe si alternativa më
demokratike nuk parapëlqehen nga këto politikan. Besoj dhe mendoj se për ti
dhënë një zgjidhe në këto kushte duhet që deputetët ti thirrin arsyes dhe të
votojnë kundër qeverisë së re, po kështu dhe mbështetësit e zonjës Osmani.
Zgjedhjet e parakohshme janë obsioni më i mirë i mundshëm. Fjala e fundit i
mbetet Gjykatës Kushtetuese.
IBRAHIM KABILI
Tiranë 01.05.2020