Mendime
Florim Zeqa: Kush i ra "mësysh" Albin Kurtit!?
E marte, 28.04.2020, 10:06 AM
Kush i ra "mësysh" Albin Kurtit!?
Shkruan:
Florim Zeqa
Në
ditën e 6 tetorit të vjeshtës së hershme të 2019-s, shumica e qytetarëve të
Kosovës votuan për ndryshime politike në vendin tonë. Ai ndryshim u konkretizua në ditën e 3 shkurtit
të dimrit pa borë të vitit 2020.
Fillimi
i mbarë i punës së 'Qeverisë Kurti', apo siq e quanin ndryshe qytetarët
'qeveria e shpresës", me përgjysmimin e pagave të kabinetit qeveritarë dhe
anulimit të vendimeve të kryeministrit në dorëheqje (Haradinaj), vërtetë kishte
ngjallë shpresat e qytetarëve për ndryshime substanciale në vendin tonë.
Nuk
e di, në ishte pasojë e mësyshit apo ndjenjes së krenarisë së tepruar të
kryeministrit Kurti, por ndjenja e shpresës së qytetarëve u venit në ditën e 45
të lindjes së qeverisë, gjegjësisht në ditën e 51-të të datës 25 mars 2020 me
ç'rast shpresat e qytetarëve u kthyen në iluzione të mëdha.
Nuk
ka njeri të përkryer në këtë botë, secili prej nesh mund të bëjmë gabime, por,
kur pas gabimit ndodhë kërkimfalja, ndodhë edhe përmirësimi. Në të kundërtën,
kur mungon kërkimfalja, mundësia e përseritjes së gabimeve është e madhe.
Siq
dihet gabimet e Kurtit fillojnë akoma pa u formuar qeveria, me emërimin e Glauk
Konjufcës në postin e kryeparlamentarit, mirëpo gabimi i parë i madh dhe i
pariparueshëm i Albinit si kryeministër ndodhi me rastin e shkarkimit të
ministrit Veliu, jo pse ai nuk e ka merituar ndëshkimin për gabimin e bërë, por
duke e ditur Albini, se nuk ka aleatë tjetër për bashkëqeverisje, nuk është
dashtë ta "djegë jorganin për një plesht" siq e thotë populli, anipse
pse Agim Veliu nuk ishte plesht as miligonë, por zyrtari i dytë me peshë në
hierarkinë e LDK-së.
Edhe
pse Albini kishte kohë për riparim të gabimit me rastin e shkarkimit të ministrit
nga dita e 54-të deri në ditën e 51-të, nuk e bëri një gjë të tillë, nuk e bëri
as gjatë debatit për mocion, kur ju kërkua nga një deputet (Anton Quni) që ta
tërheq vendimin për shkarkim dhe t'i kthehet normaliteti 'qeverisë së
shpresës', por prapë se prap Albini nuk ndërroi mendje!
Nga shkarkimet
individuale, në shkarkime kolektive
Edhe
pas mocionit në kuvend, kryeministri i
shkarkuar vazdoi me shkarkimin e zv. kryeministrit të parë nga ish partneri
qeverisës, z. Avdullah Hoti. Shkarkimet nuk po ndalen nga atë*+herë deri në
ditët e sotme.
Shkarkimi
i bordeve të ndërmarrjeve publike, sikurse emërimi i tyre duhet të ndodhë në
Kuvendin e Kosovës e jo nga një kryeministr i shkarkuar.
Paraprakisht
shkarkimeve dhe pas tyre nëpër borde të ndërmarrjeve publike, duhet të merret
prokuoria e jo politika!
Përderisa
në vendin tonë politika e merr rolin e policit hetues, të prokurorit dhe të
gjykatesit, nuk do të bëhet fjalë për shkapje të shtetit dhe as luftim të
korrupsionit dhe krimit të organizuar, por vetëm për shkarkime dhe emërime
partiake, klanore apo grupore.
Kap
njëri, shkap tjetri, ndreq njëri, e tjetri shkatërro, shteti asnjëherë nuk
shkon përpara, por vetëm prapa deri bankrotim total!
Kryeministri
i shkarkuar, Albin Kurti, në rrethanat aktuale do duhej të merrej vetëm me
menaxhimin e situatës me "Coronavirus"-in e jo të mirret me vendime
populliste të shkarkimit të bordeve, për shkak se të njëjtat vendime gjatë
pozitës në detyrë të kryeministrit aktual mund të anulohen nga qeveria në
ardhje, ashtu siq kishte vepruar 'Qeveria Kurti' me anulimin e vendimeve të
'Qeverisë Haradinaj' në fillim të mandatit të saj.
E
meqë do të ndodhë pikërsiht kështu, atëherë kësaj i thonë; "ku ke,
askund,...çfarë bëre, asgjë,...çfarë fitove, një faqë t'zezë dhe një parë
pishtole,...m'rrove, t'rrova, brisku i berberit" (popullore)!
Vetëkënaqësia e
pushtetit akoma pa e shijuar mirë pushtetin
Në
vendet demokratike qeveritë ndërrohen njëra pas tjetrës, por politikat e
brendshme dhe të jashtme të shtetit mbeten të njëjta, pra vazhdohen, ndërsa të
arriturat e qeverive paraprake avancohen.
Në
situatën dëshpruese në të cilen po kalon kyeministër në largim, zotri Kurti
është mirë që kënaqësinë shpirtërore të mos e kërkojë në hakmarrje politike,
porqë largimin nga pushteti ta bëjë në mënyrë sa më të qetë, paqësore dhe
demokratike, duke bërë sa më pak gabime, për ta pritur turnin e zgjedhjeve të
radhës, në të cilat përseri mund ta matë veten para qytetarëve të vendit.
Edhe
përgjatë punës si kryeministër i shkarkuar, Albin Kurti vazhdoj me gafe e
gabime të njëpanjëshme;
-Gafi
i parë, edhe pse Kosova është shtet laik, kryeministri e zgjodhi kohën e
"ezanit" për konferenca shtypi, të cilat kanë lënë shije të keqe tek
shqiptarët dhe të qytetarët e Kosovës në përgjithësi.
-Gafi
i dytë i kryeministrit Kurti ka të bëjë me thirrjen publike për ndihmë nga
Diaspora, në kohën kur mërgimtarët po përballen me krizën financiare shkaku i
pandemisë.
-Gafi
i tretë janë masat frikësuese kufizuese të kryeministrit, të lansuara
jashtëligjshëm përmes ministrit të shëndetësisë, thuajse Kosova është në
gjëndje të jashtëzakonshme.
Për
të vazhduar me gabimet më trashanike dhe të rrezikshme për shëndetin e qytetarëve,
si;
-futja
e mëse 100 "mantilbardhëve" të paverifikuar nga Serbia në veri të
Kosovës.
-futja
e 1000 testeve të dyshimta për "Covid-19" nga Serbia.
-amnistimi
për gabimin dhe mbështetja që i dha këshilltarit të tij (Shkelzen Gashi) për
deklaratën fyese dhe denoncuese ndaj UÇK-së.
Të
paktën unë e kam kuptuar kësisoji tekstin e lirimit (shpërblimit) të
këshilltarit të tij, të cilën po e publikoj më poshtë;
"Sot
e kam takuar dhe më pas e kam liruar nga detyra këshilltarin tim politik, z.
Shkëlzen Gashi.
Disa
deklarata të djeshme të tij patën pasoja shpërqendruese nga puna e mirë e
qeverisë në detyrë. Konsideroj që është më mirë që debatin në të cilin është
përfshirë ai të mos e bëjë nga pozita e këshilltarit tim.
E
falenderoj për kontributin e dhënë. E çmoj për mendimin kritik. Ka aq shumë
gjëra për të cilat pajtohemi në të tashmen, ka edhe të atilla për të cilat nuk
pajtohemi nga e kaluara. Z. Gashi nuk është një bashkëbisedues i lehtë. Nga kjo
vështirësi kam mësuar".
Nisur
nga gafet dhe gabimet si dhe nga deklarata e mësipërme e kryeministrit të
shkarkuar, nuk kemi të bëjmë fare me Albin Kurtin e dikurshëm si opozitar i
pathyeshëm ndaj Serbisë dhe i pamposhtur në mbrojtjen e parimeve politike.
Vërtetë
nuk e kam të qartë, a mos vallë i ra dikush "mësysh" Albin Kurtit apo
ju rrit mendja nga froni i pushtetit!?
Si
do që të jetë, nëse zgjatë edhe pak në "maje" të pushtetit, nuk do të
mbetet më gjë nga Albin Kurti i dikurshëm!