Mendime
Klara Matja: Nostalgjiket e diktatures ne kohen e pandemise
E premte, 24.04.2020, 02:50 PM
Nostalgjiket e diktatures ne kohen e pandemise
Nga
Klara Matja
S'kishin
faj, ishin mesuar me privilegje, kur ra rregjimi, deti u be kos e o burra kush
te rrembente nen sqetull nje karrige edhe ne demokraci. Te gjithe emrat qe
permenden tek shkrimi me titull: “Brenda redaksive të gazetave në komunizëm”,
reflektime nga karantina: Prapaskenat, pabesitë dhe miqësitë – Dosja AL,
perfishire dhe autorin, morren perseri ofiqe. Vune luget ne brez e u nisen
"si triumfatore" drejt bulevardit "Deshmoret e kombit" sot
"Zogu i pare" per perlarjen e ndonje llokme te majme.
Nuk
ishte e veshtire per ta, pasi vecanerisht njerezit e medias qe i zgjaten jeten
diktatures, te gjithe u rregulluan. Ca deputete, ca ministra, zv/ ministra,
ambasadore, kryeredaktore, botues gazetash, femijet i derguan me bursa studimi,
grate i sistemuan neper dikastere te larta shteterore.
Ata
njerez qe sigurimi i shtetit i vrau, i shkaterroi e i nxiu jeten mbeten te pasur vetem ne dinjitet, por
pa pune, pa strehe e mijra prej tyre morren rruget e kurbetit.
Sigurisht
te varfer, por krenare mbeten te persekutuarit politike te Shqiperise, qe kurre
nuk ju gjunjezuan atij rregjimi makaber, qe me dhimbje e guxim perballuan
torturat, burgjet, internimet, vuajtjet duke sfiduar diktaturen me te eger ne
Europe.
Ndersa
don zhuanet e medias se komunizmit vazhdojne te kujtojne me nostalgji ate kohe
edhe sot ne pandemine e vdekjes. S'kishin faj se deti u be kos, e kosi u be
dhalle nga ujrat e trubullta qe vershuan ne PD per te holluar kosin, e sot e
kesaj dite ajo parti akoma nuk po e merr dot veten....