Mendime
Skënder Kapiti: Nëse nuk respektohet Vullneti i popullit të Kosovës dhe Kushtetuta, do të ketë mosbindje civile
E enjte, 23.04.2020, 10:16 AM
Nëse nuk respektohet Vullneti i popullit të Kosovës dhe Kushtetuta, do të ketë mosbindje civile
Nga
Skënder Sadri KAPITI
Rrëzimi i qeverisë legjitime KURTI dhe më pas imponimi
dhe presioni qe behet nga Presidenti Thaçi për një qeverisje tjetër antiligjore
dhe kundërkonstitucionale realisht
ky do te ishte shfuqizim arbitrar i
rëndë i demokracisë dhe i sistemit të saj në Kosovë, pasi ky veprim bie ndesh me ligjet, kushtetutën dhe me
shtetin demokratik, pra është një grusht shteti poqese realizohet edhe qeveria
sipas skenarit Mustafa-Thaçi, formimi i ndonjë qeverie pa VETEVENDOSJEN, pa
fituesen e zgjedhjeve. Pra, nëse nuk respektohet me përpikmëri Vullneti i lirë
dhe demokratik i popullit dhe Kushtetuta e Kosovës atëhere do të ketë protesta
paqësore popullore.
Ajo e cila konstatohet është fakti se Presidenti i
Kosovës ka marrë përsiper dhe po luan edhe rolin e një opozitarizmi kërcënues
dhe destruktiv, kunder legjitimitetit
demokratik dhe kundër qeverisë
Kurti e cila ka shënuar dhe ka
hyrë në historinë gjithëshqiptare si
qeveria më e mirë, më e përgjegjshme, transparente, më e aftë dhe më e
përgjegjshme kombëtarisht e demokratikisht
dhe më se e përkushtuar për ta fituar betejën me krimin, korrupsionin
dhe me paligjshmërinë. A nuk e shikojnë Presidenti dhe klani antidemokratik e
pucist se sa mbështetje të madhe
gjithkombetare ka sot Qeveria dhe Albin Kurti?!
Kaq shumë iu është
verbuar atyre shikimi, ndërgjegjia dhe
arsyeja që nuk e shohin e nuk prekin realitetin?!
Nuk dihet se si ka
mundësi dhe ku e gjen guximin apo ku buron presioni e mbështetja e Presidentit
të Kosovës për ndërmarrjen e një veprimi
të tillë provokativ kaq të rëndë.Si është e mundur që në kohë pandemie,
të këtij kërcënimi global për jetën njerëzore që parësore dhe më kryesore për LDK-në, PDK-në,
AAK-në, dhe NISMA qënka “ fillimi i
dialogut me Serbinë”, madje edhe me një qeveri e cila nuk do të kishte
legjitimitetin popullor, kur nuk është as emergjente dhe as jetike normalizimi
pa reciprocitet dhe pa i vënë detyrime dhe kushte Serbinë për genocidin e saj
kundër shqiptarëve dhe Kosovës; pa i vënë kushte politikës arrogante dhe agresive të saj
kundër shtetit të Kosovës?! Në këto kushte dhe me këto pasoja që po u imponohet
shqiptarëve populli i Kosovës do të reagojë paqësisht deri me mosbindje civile
Mosbindja civile është një protestë
paqësore që bëhet në emër të demokracisë, ligjit, moralit, të drejtës dhe të
vërtetës.
Edhe në SHBA, në shtetin kampion të
lirive e të drejtave të njeriut, në shtetin model të demokracisë shumë të drejta civile në SHBA janë
fituar vetëm me mosbindje civile.
Proteste e mosbindjes civile ndodh kur
ndërgjegjsohet masivisht populli si për
pasojat ligjore që vijnë nga refuzimi i ligjeve të shtetit; por nga ana
tjetër mosbindja ndodh aq më tepër kur
nuk respektohen zgjedhjet demokratike, legjitimiteti demokratik dhe as
proceduralizmi konstitucional nga qeveria e politika.
Pra, nëse Presidenti i Kosovës vepron me arrogancë
në kundërshtim me vullnetin e popullit dhe me Kushtetutën për formimin e një
qeveria jolegjitime atëhere ai kështu provokon popullin, a pastaj populli nuk do ta njohë këtë lloj qeverie dhe
nuk do t’i bindet asaj. Pra, nuk do ta lejojë
që populli të qeveriset nga një qeveri e cila vjen kundër vullnetit të popullit dhe në mënyrë të
padrejtë dhe antiligjore.
Shenjat dhe paralajmërimin për
mosbindje civile shqiptarët e treguan në protestat e tyre edhe në ditet
e puçit parlamentar të datës 25 Mars 2020 ku
qytetarët që nga ballkonet e tyre protestuan duke bërë zhurmë më mjete metalike kundër
ngjarjeve politike në vend, duke
protestuar kundër mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, i iniciuar
nga LDK-ja dhe i përkrahur nga partitë opozitare.
Nëse nuk do të ishte kriza e pandemisë së koronavirusit
puçistët nuk do të kishin guxuar për ta organizuar grushtin parlamentar të
shtetit, por pabesia dhe ligësia antihumane e tyre gjeti kohët më të vështira
për të organizuar rrëzimin e qeverisë legjitime të Kosovës.
Ja se çfarë nder të tjera edhe nga Deklarata Publike e Lidhjes Qytetare
Shqiptaro Amerikane Prill 20
-Roli i Ambasadorit Grenell ishte i qartë duke e
armatosur fort liderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Isa Mustafa që të
ndahet nga Vetëvendosja (LVV) me qëllim që të rrëzojë qeverinë e koalicionit
LVV-LDK të shpresës dhe të ndryshimit, të udhëhequr nga dy politikanë më të
mbështetur publikisht — Kryeministrit Albin Kurti dhe Kryetares së Kuvendit
Vjosa Osmani, anëtare e LDK-së. Përveç Hashim Thaçit, Grenell ftoi Skender
Hysenin, ish-Ministrin e Punëve të Jashtme dhe përfaqësuesin e gardës së vjetër
të partisë së koalicionit të ri të LDK-së, për të dhënë udhëzime se si ta
përfundojë këtë qëllim disa ditë para propozimit të votimit të mosbesimit më 25
Mars. Procesi i prishjes dhe destabilizimit të qeverisë së zgjedhur në mënyrë
demokratike është në kundërshtim me vlerat amerikane, kundër vullnetit të
popullit të Kosovës dhe kundër interesave strategjikë të Shteteve të Bashkuara.
Ishte gjithashtu e turpshme sepse kjo ka ndodhur në një kohë kur Kosova,
Amerika dhe e gjithë bota po luftojnë për të shpëtuar jetët derisa koronavirusi
po përhapet. Shumica e përfaqësuesve evropianë kanë shprehur kundërshtimin e
tyre ndaj ndërhyrjes politike të administratës Trump në Kosovë.
Nëse Thaçi dhe bashkëpunëtorët e tij
të inkurajuar nga Ambasadori Grenell përpiqen të marrin qeverinë pa zgjedhje të
reja ose në kundërshtim me ndonjë dispozitë kushtetuese, trazirat dhe
destabilizimi në Kosovë do të pasojnë dhe ka gjasa që Presidenti Trump do të
fajësohet. /aktuale-lajme/1276977/vetevendosje-publikon-letren-ku-kerkohet-shkarkimi-i-richard-grennell/