Mendime
Ibrahim Kabili: Pas qeverisë Kurti, ditë të rënda për Kosovën
E merkure, 22.04.2020, 07:06 PM
Pas qeverisë Kurti, ditë të rënda për Kosovën
Nga
Ibrahim Kabili
Mesa
duket plani i Serbisë për ndarjen e Kosovës po funksionon sipas skenarit të
mëparshëm. Pas rënjes së qeverisë Haradinaj dhe së fundmi dhe të asaj Kurti,
pothuajse nuk ka më pengesa për ndalimin e kësaj gjëme që po i kurdiset dhe
inskenohet Kosovës. Kjo është e trishtueshme! Kjo të bën të mendosh se
filozofia e nënshtrimit dhe servilizmi politik nga "elita" politike
kosovare ka patur rrënjë të thella. Ndërkohë që UÇK-ja vazhdonte luftën dhe
komandantët ushtarak Haradinaj, Limaj, Veseli etj. ishin në llogoret e saj,
kishte dhe politikanë pacifistë që
takoheshin me Millosheviçin. Edhe gjatë luftës së UÇK-së në Kosovë ka patur
qasje të ndryshme. Shumica e mbështeti luftën por një pjesë tjetër e aftë për
luftë, ju shmang asaj. Nga këto të fundit kam takuar plot në Tiranë! Unë në ato
vite krijova një përceptim e ndjesi shumë të keqe për ato burra e djem të rij
që silleshin vërdallë dhe nuk shkonin në front, tek forcat e armatosura të
UÇK-së. Nga ana tjetër kam admiruar luftën e UÇK-se dhe luftëtarët e saj që
luftuan për lirinë e pavarësinë e Kosovës. Kam ndjer dhimbje në shpirt dhe
trishtim të jashtëzakonshëm për qindra mijra gra, vajza, fëmijë, pleq dhe plaka
kosovare që u zhvendosën nga gjenocidi dhe dhuna serbe në Shqipëri e gjetkë.
Këto u pritën, u strehuan dhe u ndihmuan nga shqiptarët dhe jo vetëm. Ndjeja
dhimbje deri në palcë për viktimat civile të shkaktuara nga ushtria dhe forcat
paramilitare serbe të Millosheviçit dhe
bashkëpunëtorëve të tij Vuçiçi e Daçiçi. Dhimbje për vrasjet dhe varret masive.
Dhimbje për masakrat e shkaktuara. Dhimbje për përdhunimet serbe në Kosovë.
Dhimbje dhe solidaritet sot, për Vesmije Krasniqin dhe shoqet që kanë pasur
fatin e dhimbshëm të saj. Dhimbje për mijra e mijra të arrestuar, keqtrajtuar,
burgosur, internuar, masakruar nga regjimi barbar serb. Dhimbje për më shumë se
12.5 mijë viktima nga lufta e vitit 1998-99. Dhimbjet për shumë masakra të
tjera... Dhimbje të tilla nuk mund të harrohen kurrë nga kombi shqiptar. Liria
arrihet me gjak. Me ndërhyrjen e NATO-s, mbështetjen e SHBA-së dhe vendeve më
të fuqishme të BE-së Kosova u çlirua. Kjo qe arritja më e madhe e shqiptarëve
pas Shpalljes së Pavarësisë.
U
organizua Rambujeja, Deltoni dhe u bënë shumë takime të tjera. Kosova bëri
lëshim pas lëshimi vetëm që të arrihet pajtimi. Mirë bëri, por kundërshtari si
gjithnjë dinak dhe i pa besë asgjë nuk nënshkroi! Me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve
dhe veçanërisht BE-së u arritën disa marrveshje, që në këndvështrimin tim,
shumica në disfavor të Kosovës. Pa pritur e pa kujtuar u kalua nga bisedimet të
ashtuquajtura"teknike" në ato politike! Marrveshjet e ndërmjetësuara
nga Mogherini në shumicën prej tyre qenë në disfavor të Kosovës! Menduam se
diçka do "ndryshoj" pas saj. Por jo. Vjen Grenell dhe ky
ndërmjetësonon dy marrveshje ekonomoke si; linja ajrore Prishtinë-Beograd dhe
marrveshja për linjën hekurudhore Kosovë-Serbi. Mirë kjo në bashkëpunimin
ekonomik. Lind pyetja a ndikojnë këto në arritjen e marrveshjes politike?
Besoj, jo. Po përse? Sepse këto linja kanë qenë që në kohën e ish Jugosllavisë.
Serbia dhe tani Kosovën e konsideron pjesë të saj! Kjo është absurde! Serbia
ende nuk don ta kuptoj se e ka humbur Kosovën. Klintoni dhe Bushi bënë gjithçka
për Kosovën dhe pavarësinë e saj. Kosova është shtet i krijuar para së gjithash
nga SHBA-të. Situata e tanishme është më komplekse. Besoj se presidenti i
SHBA-së Tramp do pranoj një marrveshje Kosovë-Serbi me njohje reciproke, një
Kosovë si shtet sovran në kufijtë ekzistues. Le të shpresojmë!
Duke
radhitur fatkeqësitë që ka shkaktuar regjimi serb dhe analizuar situatën
politike sot, dalin disa pikëpyetje që në realitetin kosovar janë tepër
shqetësuese dhe nuk kanë përgjigje:
?-Si
është e mundur që në një republikë parlamentare të rrëzohet qeveria e dalë nga
vota e sovranit, nga partneri i koalicionit?
?-Si
është e mundur të rrëzohet një kabinet qeveritar i ndërtuar në shumicë nga
intelektualë dhe profesionistë?
?-Si
është e mundur të rrëzohet një qeveri që është e prerë kundër shkëmbimit të
territorit dhe ndryshimit të kufijve?
?-Si
është e mundur të rrëzohet një qeveri e cila në pak ditë ndërmori shumë reforma
në organizimin e shtetit dhe uljen e shpenzimeve qeveritare?
?-Si
mund të rrëzohet një kryeministër që ka qenë në këto vite gjithmonë opozitar
dhe nuk është i korruptuar?
?-Si
është e mundur që të gjitha forcat parlamentare si:LDK-ja, AAK-ja, PDK-ja,
Nisma dhe grupet pakicë (jo serbe) të bëhen bashkë kundër Kurtit ?
?-Si
është e mundur që Kurti të shkarkohet si kryeministër nga forcat politike
parlamentare në një kohë kur në sondazhe ka mbështetjen e 80% të anketuarve?
?-Si
është e mundur që në një qeveri të re të mundëshme të LDK-së, të largohet një
"antiamerikan" si Kurti dhe të pranohet një "antiamerikan"
tjetër si Haradinaj?
?-Përse
politikanët e Kosovës kohët e fundit kanë krijuar një diskurs midis SHBA-së e
BE-së, kur vendi ka nevojë për ndihmën e të dy palëve?
Natyrisht
këto pyetje janë retorike dhe përgjigjet i
kanë brenda tyre. Të gjitha këto janë pazare politike që duhen ndalur
për hir të Kosovës. Pjesa më e madhe e kastës së vjetër politike në Kosovë në
këto 20 vite, kanë parë interesat e tyre dhe jo të Kosovës e shtetit të saj.
Qeveria Kurti është e rrëzuar. Vendit i duhet një qeveri e re të cilën e presin
detyra shumë të vështira. Për fat të keq kjo qeveri e LDK-së po bëhet pa VV,
por në partneritet me AAK-në, Nismën dhe me listën serbska e pakicat. Me listën
Beogradi kontrollon tani më jo vetëm veriun,por dhe qeverinë.
Meqenëse
Kurti nuk ka dhënë dorëheqje por është rrëzuar me mocion, vendi duhet të shkojë
në zgjedhje të reja të parakohëshme. Sovrani me votë le të vendosë për
mandatarin e ri... Kjo gjë ka pak gjasa të ndodhë! E deri sa të ndodhë kohë të
vështira e presin Kosovën!
IBRAHIM KABILI
Tiranë më 22.04.2020