Mendime
Skënder Kapiti: Tradhtia është nëna e poshtërsive
E merkure, 22.04.2020, 10:35 AM
Tradhtia është nëna e poshtërsive
Nga
Skënder Sadri KAPITI
Tradhtia
është pabesi, është mosmbajtje e fjalës
së dhënë dhe e as të premtimeve. Tradhtia është kur mashtron dhe kur
gënjen për të mashtruar.
Tradhtia
është imoralitet, amoralitet,
demgogji, djallëzi dhe hipokrizi.
Tradhtia
është ajo e cila shet interesin e përgjithshëm, atë publik e kombëtar për
interesin personal.
Tradhtia
është servilizëm, nënshtrim dhe bindje ndaj vesit, paturpësisë dhe ndaj
pushtetit të së keqes për përfitime, hajni, korrupsion e rehati.
Tradhtia
është injorancë por edhe inteligjencë dhe egoizëm bastard e negativ; është
personalitet i njerzëve me zhvillim psiqik të shtrembër, i njerezve shpirtlig
dhe nihilistë.
Pra,
tradhtia është nëna e të gjitha poshtersive, është edhe krim, edhe vjedhje.
Tradhtia është arma efikase e politikës, dhe sidomos e shumicës dërrmuese e
politikanëve, kryetëparëve të partive dhe pushtetarëve shqiptarë.
Tradhtia është shpifje dhe akuzë për tradhti kundër jotradhtisë, patriotizmit
dhe ndershmërsë.
Tradhtia
është pritë dhe kurth i frikacakëve dhe burracakëve. Tradhtia është maskë
efikase që fshihet pas idealit, moralit, patriotizmt e përkushtimit servil e
fals.Popujt të cilët e falin tradhtinë
dhe politikën e tradhtisë vuajnë me meritë pasojat e tyre. Fatkeqësisht
shqiptarëve nuk u është ndarë tradhtia politike sidomos.