Mendime
Hilmi Saraçi: Marshi i minatorëve në krye me Ibush Jonuzin
E shtune, 25.04.2020, 12:00 PM
Marshi i minatorëve në krye me Ibush Jonuzin
Nga
Hilmi Saraçi
Mminatorët
të paknaqur mepozitën e shqiptarëve në Kosovë dhe me cungimin e atyre pak të
drejtave që në atë kohë i kishin filluan ta ngrisin zërin fuqishëm në tubimet e
organizuara në vitin 1988. Ata dolen haptas kundër pushtetit të atëhershëm, për
të manifestuar terë qëndresen e tyre.
Me
17. XI. 1988, në orët e hershme të mëngjesit pikërisht në orën gjashtë
organizuam tubime masive shpiegon Ibush Januzi, për të shfaqur paknaqësitë tona
dhe për të shkuar këmbë deri në Prishtinë. Të lodhun nga puna në ndrrimin e
natës, por të fortë nga morali, si çdo herë në raste të vështira, nuk u
hamendem as nuk u luhatem. Marshit të minatorëve iu bashkangjiten edhe të
gjitha shtresat e punëtorëve në Kosovë.
Për
pengimin dhe ndërprerjen e marshit të minatorëve u angazhuan edhe njësitë
speciale të milicisë së Kosovës. Ato dolën përpara kolonës së minatorëve te
fshati Mazgit, afër Obiliqit. Mirëpo, përkundër përpjekjeve të milicisë, kolona
e minatorëve e shpërtheu kordonin e parë e të dytë të milicisë dhe e vazhdoi
rrugën në drejtim të Prishtinës.Së bashku me minatorët ishin gjithnjë
udhëheqësit e Minierës e të Kombinatit si dhe kryetarja e Konferencës Aksionare
të Lidhjes së Komunistëve të Stari-Tërgut, Juliana Gashiq.
Marshi
i minatorëve që nxiti kryengritjen demokratike në Kosovë
Edhe
pse ekzistonte mundësia e transportit me autobus, minatorët refuzonin të hipnin
në autobusët që u shkonin pas e përpara. Në një moment, një numër i minatorëve
të sëmurë e të rraskapitur pranuan të hipnin në autobus, por këta e vërejtën
shpejt se do t`i mashtronin e do t`i kthenin në Mitrovicë, prandaj i detyruan
shoferët që t` i ndalnin autobusët e zbritën dhe e vazhduan rrugën në këmbë.
Një shofer nuk e ndali autobusin dhe me shpejtësi të madhe i solli minatorët në
stacionin e autobusëve në Mitrovicë. Pas protestave të minatorëve, një
udhëheqës i Kosovatransit të Mitrovicës e urdhëroi shoferin që t`i kthente
mbrapa.
Ibush
Jonuzi dhe minatorët grevistë të Trepçës Kështu edhe ky grup i minatorëve iu
bashkua kolonës në drejtim të Prishtinës.Po përmend vetëm nje moment- shpiegon
Ibush Jonuzi. Gjatë udhtimit këmbë prej StanTërkut deri në Prishtinë. Ku në
momentin kur arritëm në Gazimestan kishin dalë forca të mëdha të policisë
serbe. Unë isha në ball të minatorëve, shpiegon Ibush Jonuzi dhe kur po
lajmëronte një epror polic në gjuhën serbe: Nuk ka forcë që t’i ndalë
minatorët, as tubimet, as marshet nuk arriten që ti ndalin.
Minatorët
ishin të vëndosur që veprimeve të turpshme të pushtetit serb tu ndalë hovin, se
dikush duhet thënë stop, prandaj vëndosen që të hyjmë edhe në grevë urie në
minierë q? ishte një akt madhor, por edhe shum i rrezikshëm për jetën e
minatorëve.
Mirëpo
sakrifica për Kosovën ishte mbi të gjitha. Pikërisht me 20 shkurt 1989, në orën
13 nga miniera me lajmëruan se ndrimi i parë nuk do të dalë nga miniera, sepse
ka hyrë në grevë urie. Me të marrë lajmin nga zyra ku isha, në mesin e
inxhinierve, kolegëve të mi, u morëm vesh që secili prej nesh duhet ti vizitojë
horizontet e minierës, për të biseduar me minatorët, ndërsa unë me disa kolegë zbritëm
në horizontin e nëntë, sepse aty ishte numri më i madh i minatorëve. U
pershendetem me ta dhe u njohtuam me qëndrimet e tyre. Këto qendrime ishin edhe
të minatorëve të tjerë, të ngujuar në horizonte të tjera, me kerkesa të
arsyeshme që u përkrahen edhe jasht minierës. Njëra ndër kërkesat ishte që
çeshtja e Kosovës të ngritet në nivel të
Organizates
së Kombëve të Bashkuara, kërksë e cila edhe u bë tani realitet. Kjo grevë
kishte një organizim shumë të mirë, nuk u lëndua askush, mëgjithse shumë
minatorë kanë mbetur me pasoja të rënda shëndetsore, sepse të qëndroshë tetë
ditë e tetë net në minierë mbi 800 metra thellësi, është një akt i lartë moral
dhe kombëtar…
Në
historikun e minatorëve kjo grevë është më e gjata dhe më e vështira. Këto
veprime dhe qëndrime të minatorëve i përkrahen të gjithë shqiptarët. Këto edhe
filloi rrënimi i Jugosllavisë. Në atë grevë që u kororizua me shumë sukses. Pas
përfundimit të grevës pasuan burgosjet e udhëheqëve dhe të disa Ibush Jonuzi
dhe minatorët grevistë të Trepçës minatorëve. Si gjithmonë edhe në burg kemi
qenë unik për idealet kombëtare, pramdaj e ndiej veten krenar edhe të
priveligjuar që i takoj këtij akti madhor kombëtar- thotë Ibush Jonuzi. Është e
sigurtë se masat e marra nga pushteti serb dhe vështirësitë e krijuara nuk me
kanë luhatur kurrë, por me kanë nxitur që veprimtarinë time për çëstjen
kombëtare ta zgjeroj edhe më tutje. Në këtë drejtim përveç angazhimeve që kam
pasur me minatorët, pjesëmarësit në grevë, jam përpjekur të punoj dhe të jap
kontributin tim për lirinë dhe për parvarësinë e Kosovës-thotë Ibush Jonuzi.
Tani po mbushen 30 vjet nga akti madhor i grevës së minatorëve në Trepçë. Në
zemren dhe në shpirtin tim ka mbetur kjo ngjarje ndër më të rëndësishmet në
historinë tonë kombëtare.
Minatorët
grevistë në thellësi të tokës
Minatorët,
të lodhur, të uritur e të rraskapitur, arritën në Prishtinë rreth orës 16 dhe
hynë në pallatin e sporteve " Boro e Ramizi ". Pjesëmarrësve të
marshit, të cilët kishin ecur 10 orë në këmbë, pa pushur, iu ofruan nga një sandviç
e ujë, por ata ishin kategorikë dhe nuk e pranuan ushqimin. Në shenjë të
përkrahjes e të solidarizimit, minatorëve të Stan-Tërgut iu bashkuan edhe
punëtorë të tjerë të kombinatit " Trepça ", e në marshin protestues
në rrugë dhe në Pallatin e Sporteve " Boro e Ramizi " në Prishtinë iu
bashkuan minatorët e Kishnicës, të Novobërdës, të Hajvalisë e të Goleshit si
dhe punëtorët e Kombinatit Nërtimor Industrial " Ramiz Sadiku ", të
“Kosovatransit” e të ndërmarrjeve të tjera.Me këtë rast, shumë minatorë u paraqitën
në foltorën e Pallatit të Sporteve “Boro e Ramizi " duke i artikuluar
kërkesat e qëndrimet e veta në mënyrë të qartë e koncize para Kaqusha Jasharit
e Remzi Kolgecit dhe opinionit të gjerë të
Kosovës,
të ish-Jugosllavisë e të botës- vazhdon të shpiegojë Ibush Jonuzi…
(Fragment
nga libri im monografik : “ Ibush Jonuzi dhe minatorët grevistë të Trepcës
1988-1989”)