Mendime » Nexhipi
Reshat Nexhipi: Dy fjalë për akademikun Kapllan Burrëviçi
E premte, 24.04.2020, 02:56 PM
Dy fjalë për akademikun Kapllan Burrëviçin dhe ,,Enciklopedinë maqedonase,, që përfundoi në tualet
Nga Reshat Nexhipi
Që të paraqitem me këtë reagim, më
motivoi një shkrimi i tij, në të cilin,
demanton, jo vetëm origjinën pellazge, por edhe atë ilire, edhepse, këtë, nuk e
bën asnjë një nxënës, që ka kryer shkollën fillore, para paraqitjes në skenën
politike të ,,kasapit,, serb, Sllobodan Millosheviqit, e jo, një njeri, që mban
veten akademik!!. Por, të hymë në temë.
Ky Zotri,, derisa merrte honorar nga
,,Flaka e Vëllazërimit,, mbante mbiemër puro-shqiptar Resuli, kurse
tani, ka një mbiemër, i përbërë nga dy fjalë: burë dhe viç,
gjë të cilën, nuk hezitova t ia them,
gojarisht, gjatë polemikave me të, pas promovimit të librit të tij në Manastir,
më 2006-tën, me titull ,,Origjina e
shqiptarëve,, si dhe në gazetën ,,Bitollski vesnik,, të Manastirit, me titull
,,Akademik Kapllan Buroviçi, la njollë të zezë në Manastir,,.
I xhindosur edhe nga kjo,
menjëherë, pra, të njëjtin vit,
2006, botoi në Ulqin një broshurë, në disa gjuhë, e dispersuar gratis në Manastir, ndoshta edhe
gjetkë, kurse objekt i saj, isha,
pikërisht unë. Qëllimi ishte të demantojë opinionet e mia rreth origjinës së shqiptarëve,
të cilat, me argumente i pata elabororuar në gazetën e posatheksuar. Jo vetëm
kaqë, por për të më kompromituar edhe më tepër, nxiti dhe, sipas disave,
ndihmoi materialisht, botimin e ,,Enciklopedisë,, maqedonase, e cila
kompromitoi në maksimum, AKSHM-në, dhe anëtarët e ndershëm të saj, para botës
të qytetëruar.
Mirëpo ,,Çdo e keqe, ka edhe ndonjë të
mirë,, thotë fjala e urtë popullore, gjë që vlen edhe për rastin në fjalë. Sepse, kjo ,,Enciklopedi,, pati për pasojë, nxjerrjen në dritë të librit voluminoz me titull ,,Maqedonia
Shqiptare,, e përgatitur nga disa intelektualë të njohur të Tetovës, në
krye me opinionistin dhe patriotin e njohur, Nijazi Muhamedin. Konsulent
i librit, me një titull të këtillë ,,delikat,, isha, pikërisht unë, dhe, jo
rastësisht.
Për këtë nder të posaçëm, përfitoj
rastin t iu falenderohem edhe njëherë iniciatorëve, posaçërisht zotri Alush
Kamberit, i cili, qe i pari që, kontaktoi me mua dhe, më njoftoi me
iniciativën, duke kërkuar edhe mendimin tim. U pajtova plotësisht dhe ndjehem
tepër i kënaqur kur shikoj emrin tim, si
konsulent i një vepre të rrallë, mos them unikate, gjer më sot, në trojet shqiptare, sepse,
në mënyrë të argumentuar, hodhi poshtë të lehurat e të ashtuquajturës enciklopedi, letrat e së
cilës, familjeve të vobegta të shqiptarëve, u shërbyen tepër, kuptohet për çka.
Përndryshe, korespodenti i njohur nga
Manastiri, i ndjeri Qenan Hasani, prezent në mbledhjen gjatë promovimit
të librit, ka shkruar disa herë dhe, gjerësisht, lidhur me polemikat e mia me
autorin, prandaj dhe, ata që preferojnë
të dinë më tepër rreth kësaj çështje, mund të klikojnë emrin im, të gazetarit në fjalë, dhe kakademikut.
Ps. Shpresoj që shkrimtari, opinonisti dhe
patrioti i njohur Zotri Kalosh Çeliku, nuk do më quajë plagjiator që u shërbeva me fjalën e tij, të
cilën e vendosa fare në fund të
tekstit. Dhe, kur jam te
plagjiatura, rasti e kërkon, të njoftoj
lexuesit e nderuar, se, nëpër portale të ndryshme, lexoj vazhdimisht
artikujt e mij, pa emrin tim. Një ndër
to është edhe shkrimi voluminoz,, për të
cilim kam shpenzuar mjaft kohë dhe kam
derdhuar mjaf djersë, me titull,,
Çkanë shkruar të tjerët për shqiptarët,, botuar në portalin Agjencioni
Floripres, blogspot com, june 13, 2011. U përpoqa të gjej imelin e këti
portali, por kot, prandaj veprova në këtë mënyrë, për çka, kërkoj ndjesë nga
Kryesia e këti portali të sukseshëm dhe tepër i vlefshëm për kombin tonë, nëse
këtë intervenim, e quajnë të tepëruar nga ana ime.