E marte, 15.10.2024, 08:06 AM (GMT+1)

Mendime

Mehmet Musa: A ka vaksinë virusi i perçarjes së kombit!?

E shtune, 25.04.2020, 10:58 AM


A KA VAKSINE VIRUSI I PERCARJES SE KOMBIT!?

-Virusët e çarjes dhe te përçarjës në kombin tonë, ndër shekuj, ishin dhe jane edhe sot, më të rrezikshëm se virusi variola, corona e çdo virus tjetër i mundeshem. Pak e rande kjo fjale, por, fatkeqsisht krejt e vertete!-

Nga Mehmet Musa, Gjermani

A duam të kuptojmë e nuk dijmë apo ,dijmë të kuptojmë e nuk duam se nëse, Dom Lush Gjergji sot eshtë me ramazan dhe eshtë musliman dhe ,Muhamet Ternava eshtë i krishterë aq eshtë  edhe Isa Mustafa demokrat e Albin Kurti komunist. Në këte shkallë lufte, dhe gjendje katastrofike për popullin e Kosovës, sikur të ishte Kadri Veseli ,Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj, Lutfi Haziri apo edhe vetë Rrahman Morina me Isa Mustafën sikur në kohët e komunizmit serb që ishin në Qeveri nuk, eshtë dashtë të nxjerrin një akt të çoroditur si shembull për të zi në tërë botën për të rrezuar Qeveri, e as ate të Albin Kurtit. Se këti karvani i prinë kasneci Isa Mustafa me disa kasnec tjerë në LDK-së nuk na habitë, dhe se gjenë mbështetje të sjelljet „konstruktive“ të listës serbe eshtë e natyrshme, ama ti ngritin gishtët 71 deputet pa listën serbe eshtë e çuditëshme! Në këte rast partitë politike sikur të kishin këshilltar mendjeshëndoshë do të punonin së bashku për ta kaluar virusin korona dhe me punë e suksese të vetorganizohen në mënyrë që ta rrëzojnë Qeverinë Kurti , e ta rrëzojne ate me fytyrë për asfalti që për një kohë të gjatë të mos mundë të ngritët!

Partitë politike në valle, të prirë nga komunisti serb me kombësi shqiptare Isa Mustafa, le që se nuk e rrezuan Albin Kurtin por ate e ngritën lartë e më lartë se kurrnjehere më parë, në këte rast Kosova u mjegullua, dhe humbi, partitë politike humbën. E ti  shikosh sjelljet e ndyta, të ulta e të poshtëra të Isa Mustafës, që nuk la gurë pa lëvizur vetëm e vetëm që ta shijoj karrikën e Presidentit të shtetit të Kosovës, ku për këte karrikë ju deshën 4 muaj bisedime për të lidhë koalicion ,dhe tani për 4 ditë të lidhë besë për të  formuar qeveri të re edhe me listën serbe eshtë e pabesueshm, të analizosh karjerën e tij  politike, që nga 13 maji i vitit 1981 kur forcat e mëdha serbo-kuislinge mësyen Prekazin legjendar dhe vranë Tahir dhe Nebi Mehën, nuk do koment se ky bir i Ali Shukriut dhe ai i Veli Devës, Agim Veliu, gjindën në këte taborr.Isa Mustafa i cili së bashku me Bujar Kërkushin, e vjelën mërgatën shqiptare për 10 vite dhe kurrë një armë apo fishek nuk i dërguan kryeçlirimtarit Shaban Jashari me djem, ndërsa gjeneral Sali Çekun dhe Zymer Lulin vetëm pse ishin antarë të denjë të LDK-së të Ibrahim Rugovës , 6 muaj-dit i zhvatën poshtë e lartë në kohën e luftës për nje kerkesë  nga 50.000 DM gjermane dhe në fund nuk ua dha, dhe le me ate ,por e penguan, sabotun, e luftuan me intriga e spekullime, duke i ndalë edhe mjetët financiare të popullit, liderit historik Ibrahim Rugovës, duke shpifë dhe duke ju ikur takimeve me te per afër 7 vite,dhe duke shkruar në mjete të informimit se; zyra e presidentit  Ibrahim Rugova në Prishtinë mbahet me miratimin e heshtur të Serbisë, dhe duke  bërë përpjekje që çdo takim me ndërkombtarët t’ia sabotojnë Ibrahim Rugovës, ndërsa në,anën tjetër duke e përçarë degën e LDK-së në Gjermani e cila degë ishte shtylla kryesore për ndihmën e LDK-së ne atdhe. Isa Mustafa i cili kurrë nuk ka qenë antar i LDK-së, ai i cili nxjerrë me dhunë nga kuvendi kuadro me merita dhe dëshmi atdhetare familjarisht përtej një shekulli, bijën e heroit të kombit Jusuf Gërvallës, Donikën. Isa Mustafa  nga i cili shërbim nuk dihët por arriti ti ketë frejtë e LDK-së në dorë ku përdorë një diktaturë të paparë kundër antarëve aktiv e të sinqert të LDK-së por që mendojnë ndryshe.

Pra me këte Isa Mustafë të pabesë dhe dinak, çuditëm se si mundë të lidhë besë Aleanca dhe Nisma se sa për listën serbe ajo eshtë e gatshme sa herë që kërkon nevoja të rrezoj dhe të çoj Qeveri të Kosovës në mënyrë „konstruktive“ sic po shprehen tani! Dhe si përfundim, Ju, - Nisma dhe Aleanca, e harruat luftën dhe demonstratat që bashkarisht me Vetvendosjën  i zhvilluat kundër Isa Mustafës i cili plot 18 nene të kushtetutës së  Republikës së Kosovës i shkelë  dhe perdhosë me dy këmbët dhe, nuk i ep 5 pare per at pune! Me ketë beslidhje me një Sanço— Panço kumunistë serb me komsi shqiptare sic eshtë Isa Mustafa, ka rrezik sic thot populli ynë i urtë ; -shkoj shyta me i nxjerrë brinat, e ila edhe veshët!

Ndersa për zhurmën dhe pluhurin që komunistët serb po e ngritin dje ,sot dhe do flasin për ditë, për gjoja një, kundër-amerikanizëm një gjë, po ju garantoj se në trojet shqiptare, nuk mundë të ketë kurrë kundër-amerikanizëm po që se ate e këtkojnë Hashim Thaçi e Ilir Meta, Edi Rama e Lulzim Basha, Kadri Veseli e Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj e Monika Krye``vogëli``, me gjithë partitë e tyre, sepse çdo shqiptar i trojeve shqiptare eshtë i bindur dhe vendosur për mote e jetë se vendlindja e dytë e tyre eshtë miku që beri më së shumti për shqiptarët Amerika,si dhe për çdo amerikan me përjashtim  të lobit serb dhe sllav, trojet shqiptare jan vendlindja e dytë për Amerikanët...

Mehmet Musa , Gjermani

(Shok, i Nuhi Bërishës dhe Enver Topallit!)



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora