Mendime
Florim Zeqa: Kushtetuesja të veprojë me urgjencë në zgjidhjen e krizës institucionale!
E shtune, 25.04.2020, 11:27 AM
Kushtetuesja të veprojë me urgjencë në zgjidhjen e krizës institucionale!
Shkruan:
Florim Zeqa
Kushtetuta
e Kosovës e hartuar nga të huajt, e shkruar nga vendorët duke kopjuar nene dhe
ligje nga kushtetutat e vendeve të ndryshme evro-perëndimore nuk po mund e
gjenë zbatimin e duhur në praktikë.
Siq
dihet Gjykata Kushtetuese është autoriteti përfundimtar në Republikën e Kosovës
për interpretimin e Kushtetutës dhe të përputhshmërisë së ligjeve me
Kushtetutën. Ajo siguron funksionalitetin e institucioneve të vendit në pajtim
me Kushtetutën dhe garanton mbrojtjen e të drejtave dhe të lirive individuale
të garantuara me Kushtetutë.
Vakumet
ligjore në kushtetutën tonë, përveq interpretimeve të shumëfishta po lënë
hapësirë të manipulimit nga politikanët e papërgjegjshëm kosovarë.
Për
të vërtetuar vakumet ligjore që ekzistojnë në Kushtetutën e Republikës së
Kosovës, për lexuesit, nga kushtetuta i kam shkëputur disa nga nenet dhe pikat
më të kontestuara ditëve të fundit nga politikanët dhe jo vetëm.
Neni
82 [Shpërndarja e Kuvendit]
2.
Kuvendi mund të shpërndahet nga Presidenti i Republikës së Kosovës, pas votimit
të suksesshëm të mosbesimit të Qeverisë.
Neni
84 [Kompetencat e Presidentit]
(14)
cakton mandatarin për formimin e Qeverisë, pas propozimit të partisë politike
ose të koalicionit, që përbën shumicën e Kuvendit;
Neni
95 [Zgjedhja e Qeverisë]
1.
Pas zgjedhjeve, Presidenti i Republikës së Kosovës i propozon Kuvendit
kandidatin për Kryeministër, në konsultim me partinë politike ose koalicionin
që ka fituar shumicën e nevojshme në
Kuvend për të formuar Qeverinë.
Neni
95 [Zgjedhja e Qeverisë]
5.
Nëse Kryeministri jep dorëheqjen ose për arsye të tjera, posti i tij/saj mbetet
i lirë, Qeveria bie, dhe Presidenti i Republikës së Kosovës, në konsultim me
partitë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën në Kuvend, mandaton
kandidatin e ri, për të formuar Qeverinë.
Neni
100 [Mocioni i Votëbesimit]
1.
Mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë mund të ngrihet me propozimin e një të
tretës (1/3) të të gjithë deputetëve të Kuvendit.
6.
Nëse mocioni i mosbesimit votohet për Qeverinë në tërësi, Qeveria konsiderohet
në dorëheqje.
Neni
112 [Parimet e Përgjithshme]
1.
Gjykata Kushtetuese është autoriteti përfundimtar në Republikën e Kosovës për
interpretimin e Kushtetutës dhe përputhshmërisë së ligjeve me Kushtetutën.
2.
Gjykata Kushtetuese është plotësisht e pavarur në kryerjen e përgjegjësive të
saj.
Siq
shihet rrëmujën më të madhe e kanë shkaktuar vakumet ligjore në këto nene të
kushtetutës; Neni 82, pika 2, Neni 95, pika 5, në të cilin nuk përfshihen fare
afatet kohore si dhe Neni 100, pika 6, ku mungojnë qartësitë ligjore në
procedimin e zgjedhjes së qeverisë së re pas mocionit në kuvend.
Kërkohet
ndërhyrje urgjente e Gjykatës Kushtetuese
Në
këtë rast, është e pashmangshme ndërhyrja e Gjykatës Kushtetuese. Situata e
krijuar pas mocionit të votëbesimit ndaj 'Qeverisë Kurti' me 25 mars 2020, e
shtron nevojën e ndërhyrjes së mënjershme të Gjykatës Kushtetuese, për të
qartësuar rrugën ligjore për formimin e qeverisë së re, për t'i dhënë epiog
ligjor krizës institucionale të krijuar pas shkarkimit të qeverisë.
Gjykata
Kushtetuese e ka për obligim, që sa më parë të qartësoj situatën konfliktuoze
mes kryeministrit dhe presidentit, gjegjësisht të qartësojë kompetencat e
kryeministrit në detyrë dhe mënyrën e zgjedhjes së qeverisë së re pas mocionit
të suksesshëm në kuvend.
Gjykata
Kushtetuese le të na tregojë të gjithëve, por në radhë të parë Albin Kurtit, se
a ka të drejtë në këmbëngulsinë e tij për ta quar vendin në zgjedhje në
situatën kur partia fituese e zgjedhjeve (LVV) ka mbetur pakicë në Kuvend, apo,
a ka të drejtë presidenti Thaçi t'ia jepë të drejtën shumicës prlamentare në
kuvned që ta zgjedhë qeverinë e re pa shkuar vendi në zgjedhje!?
E
nderuara kryetare e gjykatës, zonja Arta Rama-Hajrizi, të nderuar gjyqtarë të
Gjykatës Kushtetuese, ju gardian të parë të kushtetutës së vendit, jam i bindur
që edhe ju, sikurse ne, jeni duke i përcjellur me vëmendje zhvillimet politike në vend pas shkarkimit të
qeverisë.
Partia
fituese e zgjedhjeve (LVV) po ngulë këmbë në të drejtën e saj për ta quar
vendin në zgjedhje, ndërsa partitë tjera në emër të shumicës në kuvend po duan
ta e bëjnë të kundërtën e saj, duke e formuar qeverinë e re nga shumica
parlamentare në Kuvend!
Meqë
e kemi një kushtetutë, duhet ta kemi vetëm një zgjidhje ligjore, e jo dy siq po
na ofrohen nga liderët shtetërorë.
Edhe
pse fillimi i një procedure në Gjykatën Kushtetuese bëhet vetëm pas
parashtrimit të kërkesës me shkrim në gjykatë nga personi fizik siq thuhet në
kushtetutë, Gjykata Kushtetuese pa humbur kohë dhe pa respektuar
"rregullat burokratike" duhet të jepë sqarimet e duhura për dalje nga
kriza institucionale, për shkak se vonesat në interpretimin e Gjykatës
Kushtetuese për zgjedhjen e qeverisë së re pas mocionit në kuvend, mund të
shkaktojë situata të paparashikuara konfliktuoze me pasoja zinxhiorore për
vendin tonë.