Mendime
Luan Dibrani: Të gjykohen linçuesit e Beogradit dhe të Moskës!!!
E diele, 26.04.2020, 11:52 AM
Nektari i lirisë dhe "Pavarësi së Kosovës" është përmes UÇK-së :Të gjykohen linçuesit e Beogradit dhe të Moskës!!!
Shkruan
Luan A. Dibrani
Populli
ynë është aq i mençur që edhe se nuk i ka shkruar më kohë disa gjera në të
kaluarën, fatmirësisht kemi edhe njerëz të shtyrë në moshë që e mbajnë mend
edhe luftën e dytë botërore në1945. Po
ashtu edhe për ngjarjet e pasme e lere luftën e fundit ,që se cili e dimë për
secilin se kush ishim,kush jemi, kush duhet të jemi dhe ku e kemi vendin... Po
shihet se prapa këtij aktrimi në vet brendësinë e UÇK-ës ka veprua armiku i
ashtuquajtur sigurim serb, prandaj krejt ata "Sigurimsat"kanë gëzuar
privilegje edhe ne shtetin tonë pa u
hetuar! Nga komunist, inspektor të udbës
dhe shërbëtor të Serbisë u futen në vende kyçe qe edhe sot janë fatkeqësisht!?... Kjo vjen nga vet shqiptarët
dezertorë, dhe bashkëpunëtorët e okupatorit. Një fjalë popullore thotë
"Qeni i keq ta sjell ujkun në oborr" edhe kësaj si thuhet ndryshe.
Deklaratat skandaloze nga këshilltari i zotit Albin Kurtit nga rastësia që u fut në brendësin e qeverisë Kurti ,alarmoj shumë keq në spektrin politik brenda Kosovës, po edhe jashtë!.Për çudi opozita aktuale, sikur iu gëzuar këtij përçmimi qe iu bë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovë “për krime luftë përmes një ish bashkëpunëtori apo nga një injorant politik ”!?.
Mediat
serbe Shkëlzen Gashin e quajtën shqiptar
të ndershëm sikur Ali Shukriun ,Rrahman Morinen në kohën e sish
Jugosllavisë!
Në
këto momente Kombi i ka disa divergjenca qe nuk duhet te sajohen nga këndi politik,por ato janë kombëtare siç
është rasti i UÇK-së?. Nuk duhet skandale të tilla ta gëzojnë as opozitë,as
pozitën,por kjo duhet të dënohet nga te
dy palët një zëri,sepse
“Ushtria Çlirimtare e Kosovës”
është kombëtare, edhe e pozitës edhe e opozitës.Nektari i lirisë dhe "Pavarësi së Kosovës" është
përmes UÇK-së :Kush e mohon është baras
me mohuesit e Beogradit dhe të Moskës kundër vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të
Kosovës!!!
UÇK-ja
është emblemë e lirisë së Kosovës me te cilën
njerëzit e tille si Shkëlzen
Gashi me deklaratat e tij,fyeu luftën
heroike të popullit shqiptar ne krye te se cilës ishte i madhi Adem Jashari me familje qe sakrifikoj
afër 30 anëtar të familjes!!!
Deklaratat
të tilla e rrisin propagandën serbe qe
akoma nuk po e ndal kundër Ushtria
Çlirimtare e Kosovës edhe vlerave të saj, siç ndodhi edhe me këtë rast!.
Mediat
serbe Shkëlzen Gashin e quajtën shqiptar
të ndershëm sikur Ali Shukriun ,Rrahman Morinen në kohën e ish
Jugosllavisë.
Me
këtë rast,qoftë ne forme personale, qoftë partiake, apo edhe nga pozicioni i
opozitës ti gëzohet apo te përkrahet dhe
nuk distancohet nga ky sahanlëpirës i sllavizmit radhitet dhe kalon në oborrin e tradhtareve
në shërbimin e armiqve.
Ushtria
Çlirimtare e Kosovës kërkonte ndarjen e Kosovës nga Republika Federale e
Jugosllavisë (RFJ) dhe Serbia gjatë viteve 1990 e cila e filloi në fund të viteve 1980 –ta
rezistencën e armatosur ndaj policisë dhe ushtrisë serbe.
Vet
fakti që Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës
pati një betejë të sfidave të ndryshme ngaqë edhe e fitoj . Ajo diti dhe
menaxhoj strategjinë ushtarake dhe me vet mohimin e vet e fitoj betejën nga
okupatori serb, që terrorizoj dhe bëri gjenocid mbi këtë popull. Ajo sipas
zhvillimeve të mëtejme pati edhe vështirësitë e veta nga faktorët e brendshëm
të spiunazhit dhe bashkëpunimit me okupatorin nga individ të inskenuar si
ushtarak, gjë që pati pasojat e veta edhe viktima në ushtarë, dhe popull. Kjo
po e tregon ma së miri , ngase kudo nga veteranët dëgjohen ankesa, reagime dhe
protesta për keqpërdorime, falsifikime dhe mashtrime.
Prandaj duhet demaskuar dhe dënuar te gjithë aktorët
qe e dëmtuan UÇK-në, në atë periudhë lufte,
pas saj ,po edhe shantazhimet dhe
cenimet qe po i bëhen edhe sot, si ky rasti aktual qe nuk po munden ta harrojnë kumbarinë me okupatorin???.
-
Vet po i kurdisin karthat nga radhët e "shqiptarëve"popullit tonë
heroik dhe Ushtrisë Çlirimtare të
Kosovës, madje janë akorduar, gjërat sa që janë detyruar ta themelojnë edhe
"Gjykatën Speciale kundër vlerave të UÇK-së !!!.Shiheni Kosovën se në
çfarë gjendje ka ardhur?.
-Kosova
kurrsesi s'ka guxua me qenë këtu ,ku është tani ?. Nga disa demagogë dëgjohen
shprehje me plotë gojën luftë , me plotë gojën dëshmor, patriot , luftëtarë dhe
trima .Tash kur populli me pa durim po dëshiron t'i njeh dëshmorët e vet dhe
veteranet e luftës, sot po përballët me një terror psikik nga injorimi dhe
keqpërdorimi i vlerave të UÇK-së, duke i shndërruar tradhtarët , dezertoret dhe
spektatorët e luftës në "heronj dhe patriot" brenda nate nëpër kafe
dhe duke e njollosur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës me vlerat e veta dhe me një
histori të lavdishme, qe edhe vetëm 24 ore nëse ka qenë pjesëtar i UÇK-së në
luftë kundër Serbisë ka vlerat e veta !?. Lavdia dhe heroizmi
i UÇK-së duhet te shkruhet me shkronja të arta ,prandaj përmes saj t’i
nderojmë figurat ma të çmuara qe ranë
dëshmorë për lirinë tonë dhe Republikën e Kosovës...