Mendime
Florim Zeqa: LAN apo LANA, koalicion i theqafjes politike për LDK-në!
E diele, 26.04.2020, 11:18 AM
LAN apo LANA, koalicion i theqafjes politike për LDK-në!
Shkruan: Florim Zeqa
Pa
dashur të ndalem tek nominimi i z. Avdullah Hoti për kryeministër, ishte i
qëlluar apo i gabuar, Isa Mustafa për të arritur qëllimin e semurë politik deri
tek posti i presidentit, fillimisht e dogji zonjen Vjosa Osmani (me tërheqje
nga qeveria), duke e shpërfillur vullnetin e elektoratit të LDK-së, i cili e
votoi Vjosa Osmanin për kryeministre e jo Avdullah Hotin.
Pasi e dogji Vjosen, po
i vë flakën edhe Avdullah Hotit
Vënja
në pazar e LDK-së për arritjen e qëllimit politik është dëshmi, se Isa Mustafës
nuk i intereson LDK-ja , as e ardhmja e shtetit dhe qytetarëve, por vetëm
interesi i tij personal.
Isa
Mustafa për arritjen e qëllimit personal (posti i presidentit)i është i gatshëm
t'i djegë një nga një bashkëpunëtorët e tij sikurse cigaret "Morava",
për t'i hudhë më pasatj si lecka në shportën e mbeturinave, ashtu siq e hudhi
Vjosa Osmanin pasi ajo e solli LDK-në në pozitën e dytë dhe i dha atij
mundësinë e manipulimit me vullnetin e elektoratit.
Vërbimi
i Isa Mustafës pas pushtetit të pakufishëm në LDK dhe fokusimi pas postit të
presidentit e ka dëmtue rëndë imazhin e LDK-së.
Një
qasje pak më pragmatike e LDK-së, do të bënte që kjo parti të fuqizohej në
elektorat për zgjedhjet e ardhshme, të cilat që tani shihen në horizont.
Ndryshe,
zgjedhjet do të jenë një mundësi e "mirë" që LDK-ja me Isa Mustafën
ta thejnë rekordin e humbjeve në zgjedhjet parlamentare!
Në
situatën e tanishme, për qytatarët e vendit të gjitha partitë politike janë bërë përafërsisht të njëjta, janë parti
të dështuara në qeverisjen e vendit, të kriminalizuara dhe në shërbim të mafias
dhe oligarkisë kriminale.
Në
mungesë të një alternative të re dhe serioze politike, qytetarët edhe nga
zgjedhjet e jashtëzakonshme nuk presin që të ketë ndryshime substanciale, pa
marrë parasysh se cila parti apo cili koalicion fiton, do të kemi vazhdim të
keq-qeverisjes, përkatësisht sundim të krimit të organizuar në institucinet më
të larta të shtetit.
Zgjedhjet e
jashtëzakonshme, sprovë e vetëdijes qytetare
Me
zgjuarsinë e qytetarëve në procesin e parakohshëm zgjedhor, mund të bëhet një
hap i madhë në pastrimin e skenës politike, si parakusht i domosdoshëm për
pastrimin e sistemit qeverisës në vend.
Koaliconi
LAN apo LANA me listën serbe është koalicion i turpit i cili nuk po bëhet për
të mirën e shtetit dhe qytetarëve, por nga frika e ndëshkimit dhe humbjes së
mundësisë për rimarrjen e pushtetit.
Prej
koalicionit të turpit, nuk do të kemi shkapje të shtetit, por vazdhimësi të
kapjes së shtetit dhe ngulfatje të vullnetit të elektoratit për ndryshime.
E
kuptoj ngutinë e Albin Kurtit dhe LVV-së për shkuarje në zgjedhje të
jashtëzakonshme, por do të jenë pikërisht zgjedhjet ato që do ta zhgënjejnë më
së shumti këtë subjekt politik, shkaku i gabimeve dhe mosmenaxhimit të mirë të
'qeverisë së shpresës' nga Albin Kurti. Si pasojë e kryeneqësisë në liderit të
saj, LVV do të mbetet shumë largë objektivave për rimarrjen e pushtetit.
Mundësia
e fundit që i mbetët LVV-së për rimarrje të pushtetit është koalicioni natyral
paszgjedhor me PDK-në e Kadri Veselit, si e vetmja alternativë.
Ndryshe,
zgjidhja më e mirë për LDK-në, do të ishte lënja e pushtetit dhe kthimi kah
vetëvetja, për t'u hapë rrugë ndryshimeve pozitive dhe reformave brenda kësaj
partie (kërkesë e elektoratit), në të kundërtën katandisja dhe theqafja politike
e LDK-së nuk do të kenë të ndalur në koalicion me ish partitë e PAN-it!
Me
shkuarjen e vetme të partive politike në zgjedhje, do të matet forca reale dhe
kredibiliteti i tyre në raport me qytetarët e vendit.
Zgjedhjet
e jashtëzakonshme kurdo që të mbahen ato, do të jenë një sprovë e madhe e
vetëdijes qytetare.