Mendime
Nue Oroshi: Dashuria për pushtuesit nga të pushtuarit
E diele, 26.04.2020, 12:22 PM
Dashuria për pushtuesit nga të pushtuarit
Nga
Nue Oroshi
Një
pjesë e shqiptarëve historikisht kanë vajtuar dhe gjemuar për pushtuesit të
cilët i kanë pushtuar trojet etnike shqiptare gjatë shumë shekujve të
historisë.Siqë është bërë tash më e ditur se pushtuesit më të ashpër në tokat
shqiptare janë pushtuesit karpatian dhe ata aziatikë të cilët për plotë gjashtë
shekuj me radhë pushtuan tokat shqiptare, vranë, dhunuan ,masakruanë dhe bën
çka ju ra për dore.Por gjatë këtij rrugëtimi gjashtëshekullor pushtuesit serb e
turq gjetën edhe bashkëpuntorë në trojet tona shqiptare.
Ky
bashkpunim në mes të këtyre dy pushtusve sot e asaj dite ka lënë pasojat në
trojet shqiptare.Për faktin se aty këto tek familjet pa traditë dhe tabanë
kombëtar kanë arritur që ta lanë farën e tyre dhe kjo farë fatkeqësisht është
shumzuar dhe është perzier. Nuk është e rastësishme sot që të shiturit tek
serbët dhe bashkëpuntorët e tyre të mbrojnë interesat e tyre.Historikisht është
i njohur fakti se në shekullin e kaluar dy pushtuesit më të egër të trojeve
shqiptare turqit në vitin 1912 dhe serbët në vitin 1999 u dëbuan nga trojet
shqiptare falë qendresës shekullore të shqiptarëve dhe përkrahjes së botës
perëndimore konkretisht Amerikës, Gjermanisë,Anglisë, Austrisë dhe shumë
shteteve perëndimore miq tradicionalë të shqiptarëve.Por fatkqesisa është se
mbetjet aziatike e karpatiane si dhe mbetjet e ideologjisë komuniste që është
fryt i karpatizmit janë shumuar në botën
shqiptare dhe dita-ditës janë duke e rrezikuar qenien kombëtare.
A
nuk është tragjike që pushtuesit pesë shekullor sot të quhen vëllezër jo nga
qytetarët e thjeshtë por nga Presidenti i Kosovës Hashim Thaqi e Kryeministri i
Shqipërisë Edi Rama.Kjo vërtetë nuk don koment dhe don një studim të
hollësishëm psikologjik se si ësht kjo çështje e mundur.E njëjta gjë është edhe
tek mbeturinat karpatiane të cilët e sulmojnë luftën e shenjët te Ushtrisë
Çlrimtare të Kosovës dhe i mbrojnë
politikat e Çubrilloviçit Garashaninit, Andriqit e shumë viçave tjerë që
elaborat e kishin shfarosjen e shqiptarëve siç është rasti me Shkëlzen Gashin,Baton
Haxhiun e ndonjë tjetër.Historikisht tek popujt e robëruar krijohet një mllef
dhe një inat për robëruesin sa që duhet
kaluar edhe shekuj me radhë dhe marëdhëniet ndërshtetërore nuk vendosen në
binarët e duhur.Edhe nëse vendosen ato mardhënie ata gjithmonë i kujtojnë
pushtuesit dhe masakruesit veprat që i kanë kryer.
Kurse
unë e shtroj pyetjen pa dallim partie apo ideologjie.Pse për 20 vjet
institucionet e Kosovës nuk arritën që ta dërgojnë një Padi për krime të luftës
kundër krimineleve serb?Pra 20 vjet nuk janë pak që të mos i regjistrosh dhe
dokumentosh krimet dhe gjenocidin që ka kryer Serbia në Kosovë.Pse prej vitit
1912 e deri në vitin 2020 kanë kaluar 108 vite të ekzistimit të shtetit
shqiptar dhe asnjëherë asnjë dosje e krimit për krimet e turqeve nuk është dërguar në gjykatat
ndërkombëtare të drejtësisë.Kjo është për ta studiuar në thellësi mentalitetin
e politikanëve shqiptar gjatë shumë shekujve.Kjo fletë qartë se politikanët
tanë pas pushtimeve shumë shpejt i kanë harruar pushtimet e tokave shqiptare
apo edhe me keq një pjesë e tyre kanë bashkëpunuar shumë ngushtë me ish
pushtuesit. Këtu shihet edhe një zbehje tek një pjesë e shqiptarëve për
luftërat heroike të Gjergj Kastriotit -Skënderbeut,për luftërat e Lidhjes
Shqiptare të Prizrenit. Ende institucionet shkencore në Kosovë dhe Shqipëri nuk
organizojnë sesione shkencore për luftërat e Shaban Polluzhës e Mehmet
Gradicës,Ndue Përlleshit e Profesor Ymer Berishës dhe shumë e shumë
nacionalistëve shqiptar.Edhe në Shqipërinë e cunguar ende asnjë institucion
shkencor nuk ka organizuar asnjë akademi shkencore per luftën heroike të
Kapidan Mark Gjon Markut me shokë dhe luftëtarë, që është luftë e rrallë dhe
qëndresë shumë e fortë që ju bëhej
dominimit të ideologjisë ruse në Evropë.
Këto
gjëra ndodhin nga fakti i dashurisë së të pushtuarve ndaj pushtuesit.Për tu
hequr kjo dashuri e të pushtuarve ndaj pushtuesit duhet veprim kombëtar dhe
bashkëpunim të ngushtë me shtetet mike të shqiptarëve në këtë rast
Amerikën,Anglinë dhe Gjermaninë.