Mendime
Florim Zeqa: 24 orët e fundit të 'Qeverisë Kurti'!
E premte, 01.05.2020, 08:31 AM
24 orët e fundit të 'Qeverisë Kurti'!
Shkruan:
Florim Zeqa
Për
rifreskim të memories së qytetarëve të vendit, po i sjelli disa nga rastet kur
presidentit Historik Ibrahim Rugova i është marrë "pushteti" në
mënyrë klandestine dhe të pandershme, në kohën kur ai e gëzonte mbështetjen
apsolute të qytetarëve të Kosovës.
Hera
e parë ishte në Rambujë (Francë), kur Ibrahim Rugovës nga pozicioni i kryetarit
të shtetit i mirret primati nga një figurë anonime, siq ishte asokohe, Hashim
Thaçi.
Herën
e dytë, pas lufte, poashtu formohet e ashtuquajtura 'Qeveri e Përkohshme' nga i
njëjti person dhe persona të tjerë që sot janë në PDK, LVV dhe partitë tjera.
Por
lidershipi i LDK-së dhe lideri shpirtëror i shqiptarëve të Kosovës i tejkaloi
me urtësi e gjakëftohtësi, me maturi dhe në mënyrë të kulturuar këto dy situata
të rënda, por jo të fundit, për të mirën e Kosovës.
Hera
e tretë dhe e katërt, kur LDK-ja nën udhëheqjen e presidentin Rugova si fituese
e zgjedhjeve nacionale të pasluftës, përkatësisht në zgjedhjet e vitit 2001 (48
%) dhe 2004 (45 %), nën presionin ndërkombëtar dhe trysninë e brendshme
detyorhet që timonin e qeverisë t'ua lë dy partive të dala nga lufta (PDK dhe
AAK).
Kjo
nuk ishte dobësi, por madhështi që dinë ta bëjnë vetëm burrat e mëdhenjë të
kombit për të mirën e shtetit dhe qytetarëve.
Respektimi i shumicës
parlamentare, obligim kushtetues
Pas
shkarkimit të 'Qeverisë Kurti" (më 25 mars 2020) është krijuar një shumicë
e re parlamentare konformë rregullave parlamentare.
Thirrjet
e mëhershme (2014) të Albin Kurtit për respektim të shumicës parlamentare,
duhet të vlejnë edhe sot dhe kurdoherë, derisa Kosova ta ketë njëjtin sistem
qeverisës.
Nëse
Albin Kurti i është referuar republikës parlamentare, gjegjësisht shumicës
parlamentare në vitin 2014 për tejkalimin e krizës, duhet t'i referohet dhe
respektoj edhe sot kur e ka humbur pushtetin në mënyrë legjitime në Kuvend.
Pavarësisht
mënyrës komplotiste të rrëzimit, shkarkimi i qeverisë në Kuvend ishte i
ligjshëm dhe në përputhje me rregullat parlamentare. Prandaj Albin Kurti duhet
ta merrë me qetësi largimin nga pushteti, duke i nxjerrë mësimet e duhura nga
kjo rënje.
Ngritjen
e sërishme Albin Kurti duhet të provojë ta bëjë në mënyrë demokratike në
Kuvendin e Republikës së Kosovës ose t'i presë zgjedhjet e radhës e jo përmes
rrugëve antiligjore, përmes protestave dhe trazirave...
Pra,
në situatën e tanishme, LVV-ja pas formimit të qeverisë së re, i ka dy rrugë
ligjore; të qënurit opozitë konstruktive në Kuvend deri në fund të mandatit
kushtues ose të provojë ta bëjë shumicën parlamentare për ngritjen e mocionit
për shkarkim të qeverisë së "re" për quarjen e vendit në zgjedhje të
parakohshme.
Çdo
tendencë për anashkalim të Kuvendit është shkelje dhe dhunim i demokracisë dhe
rendit kushtetues në vendin tonë!
Thirrjet për protesta,
nuk e ndihmojnë LVV-në
Nëse
vërtetë LVV-ja e mendon seriozisht ngritjen e saj politike, atëherë duhet të
shkëputet përfundimisht nga e kaluara e saj e dhunshme, përkatësisht nga
praktikat e protestave të dhunshme dhe trazirave politike.
I
bëjë thirrje liderit të LVV-së, zotit Kurti, drejtuesve dhe simpatizantëve të
këtij subjekti politik, që të tregohen të kujdesshëm në marrjen e vendimeve dhe
të jenë të përgjegjshëm në veprime pas formimit të qeverisë së "re".
Realitetin
duhet pranuar ashtu siq është e jo siq e dëshirojmë. Vullneti elektoratit dhe
simpatizantëve të LVV-së nuk është vullnet i shumicës së qytetarëve të këtij vendi.
Meqë
është kështu, atëherë duhet respektuar vullnetin e shumicës së qytetarëve të
përfaqësuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Lideri
i LVV-së duhet t'i bindet realitetit të krijuar me tërë përgjegjësinë e tij
politike. Edhe pse Albin Kurti është lideri më i votuar në zgjedhjet e fundit
parlamentare, nuk është i preferuari i të gjithë qytetarëve të vendit, sikurse
që LVV-ja nuk është e gjithë Kosova, por vetëm çereku i saj (26 %).
Zërat
për dalje në rrugë nuk janë zëra të ndërgjegjës qytetare dhe as kombëtare, por
janë zëra kobëzi që kërkojnë shkatërrimin e sistemit politik dhe rrënimin e
shtetit të Kosovës
Andaj,
Albin Kurti si liderë i partisë më të madhe në vend,e mbanë përgjegjësinë
historike në këtë ndërrim pushteti, që pas 51 ditëve të qeverisjes legjitime të
largohet me qetësi nga pushteti, të paktën, ashtu siq u largua PDK-ja pas 12
vjetëve të qëndrimit në pushtet.
Albin
Kurti duhet t'i ftojë të gjithë simpatizantët e LVV-së për vetëpërmbajtje e
durim, qetësi e sjellje qytetarë pas votimit të qeverisë së re në Kuvendin e
Republikës së Kosovës.
Protestat nuk e kthejnë
LVV-në në qeveri, e ndihmojnë Serbinë
24
orët e fundit të 'Qeverisë Kurti" dhe 24 orët e para të qeverisë së
"re" do të jenë testimi i fundit i Albin Kurtit para qytetarëve të
vendit. Na mbetët të shohim në praktikë kohezionin dhe largëpamësinë politike,
dashurinë për shtetin dhe qytetarët e Kosovës nga ana e Albin Kurtit!
Albin
Kurti si liderë opozitarë i duhet Kosovës më shumë se asnjëherë më parë, për të
parandaluar votimin e marrëveshjeve të dëmshme me Serbinë në Kuvendin e
Republikës së Kosovës.
Në
të kundërtën, me një Kosovë të mbërthyer në trazira, Serbia do ta ketë më lehtë
në realizimin e aspiratave të saj hegjemoniste.
Albin
Kurti duhet të reflektojë më pozitivisht se asnjëherë më parë, duhet të
tregohet i përgjegjshëm dhe i kujdesshëm në veprime, i matur në deklarata dhe
në paraqitje publike.
Qasja
pragmatike dhe sjellja civilizuese do ta ngrisnin akoma më lartë liderin e
LVV-së, në të kundërtën, protestat dhe trazirat do ta ulin imazhin e Kurtit dhe
kthenin vendin në anarki, shkatërrim dhe izolim të mëtutjeshëm.
Me
gjakëftohtësi dhe në mënyrë të kulturuar Albin Kurti duhet të pranoj verdiktin
e shumicës në kuvend dhe të zbatojë në përpikmëri rregullat e lojes demokratike,
përkatësisht rregullave të sistemit parlamentar, të cilave ju nënshtrua
plotësisht me 3 shkurt të këtij viti.
Albin
Kurti, sikurse e pranoj zgjedhjen kryeministër (me 64 vota) dhe shkarkimin (me 82 vota) në mënyrë legjitime në Kuvendin
e Republikës së Kosovës, ashtu duhet ta pranoj dhe respektoj edhe vendimin e
radhës për formimin e qeverisë së "re", të paraparë për të shtunën e
2 majit 2020.