Mendime
Florim Zeqa: Qeveria e "re" e praktikave të vjetra!
E enjte, 30.04.2020, 01:04 PM
Qeveria e "re" e praktikave të vjetra!
Shkruan:
Florim Zeqa
Praktika
e keqe e drejtimit të qeverisë nga partia humbëse e zgjedhjeve zanafillën e ka
nga pas lufta, kur LDK-së rugoviane në vitin 2001, si fituese e zgjedhjeve me
48 përqind të votave, i imponohet nga bashkësia ndërkombëtare që ta pranoj
mandatarin nga partia e dytë, që ishte PDK-ja me vetëm 26 përqind të votave të
qytetarëve.
Binomi Thaçi-Mustafa,
projektues të shkarkimit të 'Qeverisë Kurti'
Tashmë
nuk ka asnjë dilemë, që projektuesit e shkarkimit të qeverisë Kurti ishin
binomi Thaçi-Mustafa, të cilët tjetërsuan pamëshirshëm vullnetin e qytetarëve
të shprehur me votë në zgjedhjet e 6 tetorit 2019.
Binomi
fatkeq për vendin Thaçi-Mustafa e shfrytëzuan gabimin e parë për ta ndëshkuar
kryeministrin Albin Kurti përmes "bombës së kurdisur" të quajtur Agim
Veliu, e cila u finalizu shpejtë dhe në formën e prerë të mocionit për shkarkim
nga LDK-ja në mes të pendemisë "Covid-19".
Vërtetë
mocioni për shkarkimin e qeverisë do të kishte kuptim sikur LDK-ja të tërhiqej
në opozite dhe vendi të shkonte në zgjedhje të jashtëzakonshme menjëherë pas
pandemisë, me ç'rast do të matej forca reale e LDK-së pa Vjosa Osmanini si dhe
do të verifikohej mbështetja e vërtetë e zonjes së nderuar tek elektorati i
këtij subjekti politik.
Në
anën tjetër, poashtu do t'i hiqej meraku edhe Albin Kurtit për synimin e 51
përqindëshit te votave, gjë e cila është e pamundur në rrethanat aktuale, kur i
kemi më pak se 50 % (më 6 tetor 2019 vetëm 44 %) të daljes së votuesve në
zgjedhje.
Rënja
e papritur dhe në kohë pandemie e 'Qeverisë Kurti', ka hapur dilema të shumta
për të ardhmen e shtetit.
LDK pas asnjë fitore nga
viti 2004, kthehet sërish në pushtet
Fitorja
e fundit e LDK-së në zgjedhjet nacioanle ishte ajo e vitit 2004, në epokën e
Ibrahim Rugovës me mbi 45 përqind të votave të qytetarëve. Edhe pse në
zgjedhjet e 6 tetorit 2019, LDK ishte shumë afër fitores historike, por nuk e
shijoj fitoren shkaku i shantazhit nga
brenda që iu bë kandidates për kryeministre, zonjes Vjosa Osmani e cila u votua
në mënyrë plebishitare nga elektorati rugovian.
Edhe
përkundër humbjeve të vazhdueshme të LDK-së, humbësit serik në krye me Isa
Mustafën paradoksalisht dhe në mënyrë totalitare po vazhdojnë ta drejtojnë këtë
subjekt politik. Po ndodhë pikërisht kështu, për faktin se, nga pozicioni i
humbësit, LDK-ja po kthehet gjithnjë në pushtet.
Është
hera e dytë, pas vitit 2014 që LDK-ja nga pozicioni i humbësit të zgjedhjeve,
përmes pazareve të fshehta me Hashim Thaçin po e merrë timonin e ekzekutivit të
vendit.
Të
mos flasim për partinë e vogël si AAK-ja, e cila poashtu si humbëse apsolute e
zgjedhjeve e ka drejtuar dy herë qeverinë; në vitin 2004 (100 ditë) dhe vitin
2017 (afro dy vite).
Nga
partitë aktuale, PDK-ja është partia e vetme që nga viti 2007 për 12 vite
rresht (së fundit herë përmes koalicionit PAN) e mbajti pushtetin në Kosovë.
Mungesa e përvojes në
qeverisje dhe vetëkënaqësia e pushtetit iu kthyen bumerang LVV-së së Albin
Kurtit
LVV-ja,
edhe përkundër se doli dy herë radhazi subjekti më i votuar në vend, nuk po
arrinë të qeverisë me vendin. Përderisa herën e parë, në vitin 2017 u mund në
zgjedhje nga koalicioni parazgjedhor PAN, herën e dytë me 2019, pas vetëm 45
ditë qeverisje, u mund në prapaskenë nga marrëveshja e fshehtë politike e
binomit Thaçi-Mustafa.
Për
herën e fundit, duhet pranuar faktin, se përgjegjës për humbjen e pushtetit
është edhe vetë lideri i VV-së, Albin Kurti, i cili nuk arriti ta menaxhojë
situatën e parë konfliktuoze në qeveri me 'bombën e kurdisur Agim Veliu'.
Tani
kur jemi në prag të krijimit të qeverisë së "re" përmes koalicionit
LDK,-AAK-NISMA-Lista Serbe dhe pakicat tjera, vendi do të përballet me një
situatë të re destabilizuese dhe të paparashikuar nga pas lufta.
Fillimi
i mbarë i 'Qeverisë Kurti' kishte ngjallur shpresat e qytetarëve për ndryshim.
Shteti i së drejtës, që ishte proklamim paraelektoral dhe premtim elektoral për
luftimin e të gjitha të këqijave dhe në
veqanti luftimin e krimit të organizuar, korrupsionit, nepotizmit dhe krimin në
përgjithësi, u rrenuan nga brenda dhe nga jashtë, por edhe nga vetëkënaqesia e
pushtetit nga ana e Albin Kurtit pa e shijuar ende mirë pushtetin.
Vetëdijësimi i
qytetarëve, kusht i domosdoshëm për ndryshim
Pas
rënjes së 'Qeverisë Kurti', qytetarët e Kosovës duhet të vetëdijesohen akoma më
shumë për t'ia dhënë goditjen përfundimtare kësaj klase politike të korruptuar
dhe tejinkriminuar në zgjedhjet e radhës, për ta sjellë në pushtet një brez ri
të politikanëve përgjegjshëm, të pa korruptuar dhe pa inkriminuar që janë
shtetas dhe banorë të përhershëm të Republikës së Kosovës, për ta kthyer
shpresën dhe besimin për jetë në shtetin e Kosovës, në mënyrë që të ndalet
trendi i largimit nga vendi i të rinjëve dhe gjitha shtresave të popullsisë.
Është
e vështirë të kthehet shpresa për jetë në Kosovë, përderisa fituesit e
zgjedhjeve kthehen në humbës apo ansjelltas, kur humbësit kthehen në pushtet.
Akoma
më e vështirë bëhet kthesa pozitive në vendin tonë përderisa të mençurit dhe të
ndershmit anashkalohen dhe linçohen, ndërsa injorantët avancohen në pozita të larta shtetërore,
kurse hajdutët dhe kriminelët në vend që të përfundojnë në burg, ngriten në
majat e pushtetit!
Nuk
e kam as idenë më të vogël, se çfarë e mirë e pret këtë vend në qeverisje po
nga të njëjtit njerëz që thyen shpresat e qytetarëve dhe lëkundën themelet dhe
tkurren territorin e Republikës së Kosovës.
Nuk
i dihet se çfarë epilogu do të merrë prioriteti i parë i qeverisë së
"re" në dialog me Serbinë! A do të mbetemi më pak se shtet apo më
shumë se autonomi, siq e kishte projektuar Serbia millosheviqiane qysh në
fillim të viteve të '90-ta!?