Mendime
Ilmi Veliu: Baton Haxhiu, mos luaj me gjakun e popullit
E enjte, 30.04.2020, 02:00 PM
BATON HAXHIU, MOS LUAJ ME GJAKUN E POPULLIT
(Batoni
ka kopjuar Esat Pashën që ka kërkuar të pajtohej dhe afrohej me serbët...)
Nga
Dr. sc. Ilmi VELIU
Krimet
serbe ndaj shqiptarëve kan filluar me Kral Millutinin,1280 dhe kan vazhduar me
Car Dushanin, i cili i pushtoi tokat shqiptare,deri në Durrës dhe Shkupin e
shpalli kryeqytet të Serbisë. BDI-ja,që ta nderonte Serbinë,i pranoi këshillat
e Baton Haxhiut dhe ia ngriti përmendoren Car Dushanit në mes të Shkupit. Kodi
famëkeq i Car Dushanit i ka detyruar shqiptarët që nga besimi katolik të
konvertoheshin në sllavo-ortodoks dhe emrat e tyre ; Gjon, Gjin, Pjetër, Kolë,
Dodë, Fan; ti zëvendësonin me emra sllavësh që përfundojnë me ,,mir dhe sllav,,
si; Dragomir-Dragosllav, Jugomir-Jugosllav,Bratomir-Bratislav,Miomir-Mirosllav,Sllavolud,Dragolub,etj.
Janë ndryshuar dhe sllavizuar emrat e fshatrave, qyteteve, lumenjëve, fushave e
maleve, e që edhe sot i gjejmë të pa ndryshuara si në tokat shqiptare jashta
Shqipërisë po edhe në Shqipëri. Në regjistrimin e parë osman i hasim shqiptarët
të regjistruar si Dragosllavi i biri i Arbanasit, Bratisllavi i biri i
Arvanitit, Slobodani i biri i Arnautit.
Krimet serbe ndaj shqiptarëve vazhdojnë gjatë Luftërave Ballkanike, Luftës së I
Botërore, të Nikolla Pashiqit, Luftës së II Botërore, koha e Titos, Rankoviqit,
Millosheviqit. Me qindëra mijë shqiptarë u vranë ose u shpërngulën për në
Turqi. Në Prishtinë eshtë ,,Mëhalla e Muhaxhirëve,, të ardhur nga Nishi e
Leskovci.
I
nderuar Baton Haxhiqamili, asnjë popull në botë nuk ka falur dhe nuk ka
amnistuar krimet e gjenocidit, as krimet e luftës dhe as populli shqiptar nuk
do t’i amnistojë krimet serbe, jo vetem në Kosovë por ne të gjitha trojet
shqiptare. Llogarti krimet serbe ndaj shqiptarëve në kohën e Luftave
Ballkanike, Luftën e I Boterore, Lufta e II Boterore, Vrasjet, burgosjet dhe
shpernguljet ne kohen e Nikolla Pashiqit, Titos, Rankoviqit e Millosheviqit.
Këtë nuk ka të ddrejtë ta bëjë asnjë politikan sado që i sëmurë e i shitur të jetë.
–A
do të pranonin hebrenjtë që ta amnistonin Hitlerin dhe krimet e
tija......?
Serbia
ka vrarë mbi 15 mijë shqipëtarë, që disave nuk u dihen as eshtrat ku u kan
mbetur, dhe ka dëbuar mbi një milion të tjerë nga Kosova, si dhe ka dhunuar më
shumë se 30 mijë gra pleqë e fëmijë. Gjykata kushtetuese e Kosovës thotë se tri vepra
penale nuk bën të amnistohen: Gjenocidi, krimet ndaj njerëzimit dhe krimet e
luftës. Në këtë mënyrë, Kosova nuk mund të falë asnjë nga këto krime edhe nëse
arrin ndonjë marrëveshje përfundimtare me Serbinë e pasardhësit të
Millosheviqit- Aleksander Vuçiq.
Baton
Haxhiqamili; edhe pse ti mund të jeshë këshilltar i Hashimitt, Ramës e Isa
Mustafës; nuk eshtë i arsyeshëm një mendim e propozim i tillë. Nuk ke të drejtë
as morale e as njerëzore që të luajsh me ndjenjat e mijëra fëmijëve, nënave,
baballarëve, vëllezërve e motrave; që
presin vite me rradhë për gjetjen e eshtrave të njerëzve të tyre të zhdukur nga
makineria vrastare serbe që ti propozon të amnestohet.