Mendime
Mehmet Musa: Dueti Gaši?-Haxhabti?
E merkure, 29.04.2020, 01:08 PM
Dueti Gaši?-Haxhabti?
-...
në kuvendin e Kosovës me ndihmën e 10 votave të listës serbe të votohet ligji
për gjykatën speciale kundër USHTRISË SË LAVDISHME ÇLIRIMTARE dhe luftëtarëve
te lirisë e, të iniciuar nga dueti Hashim Thaqi-e Isa Mustafa...-
Nga
Mehmet Musa, Gjermani
Trevat
dhe trojet e Arbërit dhe pasardhësit e tyre gjatë rrebesheve të historisë kan
hequr sa gjarpëri nën gurë nuk heqë .Çdo here më shumë për vet fajin tonë sesa
për fajin e barbarëve gjakpirrës e lakmiqarë të perandorive romake, osmane e të
sllavëve të jugut që afër dy shekuj. Po ti shikosh sot, analizosh e studiosh mirë në mbarimin e
dy dekadave të shek XXI ,dhe komponentet që përbajnë kombin tonë duke i shtuar
edhe atë nivelin e shkencës dhe përparimit në çdo fushë, shikon se çfarë
përpamjesh, inatësh e xhelozishë injorante të thella të pakuptimta e të zeza ka
në kombin tonë, ku sejcila parti politike tërë natën mendon se si ta vejë para
aktit të kryer (duke shpifë, trillue e venë kurthe) partinë rivale të vëllaut
të tij, e pastaj në mëngjes nja pesë minuta mendojnë për rrafshin kombëtar.
Po shtrohet pyetja si kemi qenë së bashku
para 20,70 e para 100 viteve.
Armiqët e kombit tonë dje, sot dhe nesër
e kan per detyrë dhe e bejnë atë detyrë që vazhdimisht përmes njerzëve të ulët
e të pa kurriz, karakter e moral, (ti stërvitin, edukojnë dhe ti futin deri në
majën më të lartë të organizimit në kombin tonë si agjent). Dhe neve
vazhdimisht bëjmë sehirë,apo edhe i
ofrojmë e bashkpunojmë me ta, edhe pse fare mirë e dimë për misionin e tyre të
errët e të ndytë. Të tillë ka mjaft në
të gjitha partitë politike, pa përjashtim por kemi mjaft edhe të atillë që na
shitën si „miq“ në arenë ndërkombëtare
.Prandaj jemi këtu ku jemi të çarë e të përçarë,më shume në dëmë të vetës sonë
se sa në dobi të Atdheut tonë.
Marrëzia
ka arritë deri aqë lart sa që sejcili koxhobash ban trysni dhe diktat mbi
deputetët e klanit të tij se çfarë duhet të bejnë dhe të thonë në kuvend duke
ua dhunuar mendimin , se përndryshe degradohesh dhe suspendohesh nga vet shefi
që i takon. Shembulli më i poshtër dhe më i ulët në dobi të
armiqëve dhe në dëmë të popullit, varreve,të pa gjeturve,të mëmave, motrave dhe
vajzave tona të dhunuara të gjakut që u derdh rrëke në mbarë hapairat shqiptare
eshtë ai që në kuvendin e Kosovës me ndihmën e 10 votave të listës serbe të
votohet ligji për gjykatën speciale kundër USHTRISË SË LAVDISHME ÇLIRIMTARE dhe
luftëtarëve te lirisë e, të iniciuar nga dueti Hashim Thaqi-e Isa Mustafa, ku
në këte mynyrë u hapët rruga edhe agjentëve siq eshtë dueti Škelzen Gaši?-dhe
Baton Haxhiabdi? që në gjuhën shqipe në mes të Prishtinës të amnistojnë,të
akuzojnë e të shpifin e të qajnë me lot krokodili për padronët e tyre që aq
mirë e shume i paguajn!