E merkure, 11.12.2024, 02:54 PM (GMT)

Mendime

Gjekë Gjonaj: Për Pashkë dhe Ramazan gjithçka njësoj, por ndryshe

E enjte, 30.04.2020, 01:04 PM


Për Pashkë dhe  Ramazan gjithçka njësoj, por ndryshe

Nga Gjekë Gjonaj

Shqiptarët, shekuj me radhë, kanë kremtuar bashkë festat fetare të njëri-tjetrit. Kjo vlerë   unike e   të së kaluarës dhe të sotmes së shqiptarëve këtë vit u shënua pak ndryshe për dallim nga vitet e më përparshme.  Situata e jashtëzakonshme e krijuar nga pandemia e koronavirusit ndryshoi ritualet fetare  të komunitetit shqiptar katolik, mysliman  e ortodoks.

Prijësit fetarë shqiptarë   në Mal të Zi pranuan menjëherë udhëzimet e qeverisë malazeze dhe e përshtatën jetën e saj në bazë të rrethanave aktuale. Ata,  pavarësisht besimit dhe qëndrimit të tyre, treguan përgjegjësi maksimale ndaj tjerëve dhe të mirës së përbashkët në përputhje me situatën. Morën vendim të anulohen të gjitha aktivitetet kishtare: meshat, ndarja e sakramenteve, mësimi besimi, vizitat familjare, bekimi i familjeve, sikurse edhe aktivitetet fetare islame si falja e gjithë namazave nëpër xhamia dhe çdo veprimtari me besimtarë. Por, në të njëjtën kohë nuk ndërprenë as edhe për një moment shpirtin e fesë, dashurisë e flijimit për ta. Pra, jeta e jashtme është ndalur, kurse ajo e brendshme është intensifikuar.

Besimtarët e  të tri konfesioneve fetare  festën e Pashkëve dhe muajin e Ramazanit i kremtuan me “ dyer të mbyllura”. Katolikët  dhe ortodoksët në Mal të Zi  për herë të parë  meshën për ringjalljen e Jezu Krishtit e ndoqën drejtpërdrejt  në shtëpiat e veta, duke e kthyer atë në folenë e mirëfilltë ku jetohet feja e Zotit,  pa shkelur brenda ambienteve të kishës. Të gjitha ritualet për Pashkët janë kryer në kisha të boshatisura e të heshtura,  ku besimtarëve u është bërë thirrje që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të mos lejojnë që një virus të shkatërrojë jetët e tyre. Bersimtarët, pasi morën   urimet nga anëtarët e drejtuesve  të kishës, atmosferën e trishtë  e shprehën  duke uruar "Gëzuar për shumë vjet Pashkët", por ajo që shprehu më shumë frymën e periudhës së Pashkës ishte  përshëndetja "Krishti u ngjall" dhe si përgjigje kishte "Vërtet u ngjall".

Në këtë atmosferë të trishtë  edhe shqiptarët e besimit islamë filluan   muajin e madhërueshëm të Ramazanit.  Agjërimi i Ramazanit është  diçka personale, ndërsa plotësimet e tjera fetare, si  falja e namazeve, lutjet e përbashkëta në xhami si dhe iftaret janë rituale,  që do të kryhen brenda 30 ditëve   individualisht ose me familjarët e vet në shtëpi. Krahas besimtarëve myslimanë ky muaj gjen përjetim të njëjtë edhe tek bektashinjtë me mesazhin e përbashkët që Zoti të rrisë  më shumë dashurinë  për njër-tjetrin, vëllazërinë,  solidaritetin dhe të forcojë më shumë marrëdhënien midis  familjes dhe shoqërisë.

E patën shumë të rëndë kremtimin e festave në izolim, në kohën e pandemisë,  sespe kurrë më parë nuk jemi mësuar që  t’i kalojmë në këtë mënyrë festattona fetare. Dhe kjo na lëmndoi të gjithëve !  Mirëpo, edhe në këto rrethana të jashtëzakonshme  deshi Zoti që njëherë ta kalojnë mirë të gjithë këtë situatë, duke respektuar  tërësisht traditën e festave tona fetare. Arritëm me të njëjtin përkushtim, lutje e pendesë t’i vlerësojmë më shumë gjërat shpirtërore, pasi që shpeshherë kemi vrapuar rreth gjërave të cilat tani nuk kanë vlerë. E kjo shpresojmë të na ketë ndihmuar  që të zgjohemi e të vlerësojmë më shumë njëri-tjetrin, veten, familjen dhe të tjerët.

Masat e distancimit fizik prej pandemisë së Covid-19 nuk arritën të na  ndajnë shpirtërisht  nga njëri-tjetri, nga vlerat dhe traditat tona kombëtare. Sepse, përqafimi shpirtëror i shqiptarëve, është po aq  i fortë  sa edhe afrimi   fizik.  Domethënë gjithçka ishte njësoj, por ndryshe.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora