Kerko: a
Ilmi Veliu: Një copë letër, Isa Mustafës e Hashimit Thaçit
E merkure, 22.04.2020, 03:03 PM
Kur serbët vranë gjysmë
milioni shqiptarë në vitin 1912
NJË COPË LETËR, ISA
MUSTAFËS E HASHIM THAQIT
Nga
Dr.sc. Ilmi VELIU
I
nderuar Lugat-Isa Mustafa dhe i nderuar Gjarpër-Hashim Thaqi; ju nuk kini pasur
kohë të lexoni por edhe nëse kini ndëgjuar kësi tregimesh nga gjeneratat e
vjetra në vendëlindjet tuaja, nuk u kan lënë përshtypje në trurin tuaj të thatë
e të zbrazët…
Këta
rrjeshta nuk janë të shkruara për ju, sepse ju nuk kini shpirtë e as tru për ti
kuptuar e krahasuar ngjarjet që serbi i ka berë dikur në Kosovë dhe krimet që
ia kini berë ju Kosovës në 20 vitet e fundit. Unë i shkruaj që së paku ti
lexojnë e analizojnë ata pak hajdutë që ju përkrahin dhe ndihmojnë juve.
Një
i huaj, me emrin Leo Frendlich,ebrej nga Austria, në vitin 1913 ka shkruar dhe
botuar një libër më vehte, kushtuar masakrave serbe ndaj shqiptarëve në vitet
1912-1913. Kopja e vetme e librit
,,“Akuza që ulërijnë”,eshtë një lloj proteste ndaj Evropës që nuk reagoi në
mbrojtje të shqiptarëve gjatë zhdukjes masive të pjesës më të madhe të popullit
shqiptar në Ballkan. Libri eshtë gjetur
në bibliotekën e Universitetit të Harwardit në SHBA, në vitin 1982, nga
studiuesja shqiptare Safete Juka,që punon e jeton në SHBA. Ky eshtë i vetmi
njeri që në atë kohë ka ngritur yërin dhe ka thenë se serbët vranë e masakruan
mbi gjysmëm milioni burra,gra e fëmijë shqiptarë të Kosovës e Maqedonisë
Perëndimore.
Kjo
eshtë pra dëshmia e parë për shfarosjen kolektive të një populli europian para
atij hebraik.....“Me qindra e mijëra kufoma të masakruara notonin në rrjedhat e
lumenjve. Ata që mundin tu shpëtonin plumbave të pushkëve e gjyleve të
artilerisë serbe, ziheshin e grumbulloheshin në vende të caktuara dhe u jepej
nga një plumb kokës.
Torturat
më të mëdha i pësonin gratë shqiptare, të cilat përdhunoheshin, lidheshin më
pas, bëheshin kapicë, mbuloheshin me kashtë dhe digjeshin të gjalla. Në rast se
ata ishin shtatzëna, u çahej barku me bajonetë dhe pasi u nxirrej fëmija nga
barku,vendoseshin në majë të bajonetës apo të hunjëve. Pas masakrimit serbët
pinin verë, këndonin dhe hidhnin valle. Kishte raste që ata gjatë therjes
mblidhnin gjakun në kupa dhe e hapnin gostinë me gjakun e shqiptarëve”. -“Afër
Shkupit u vranë mbi 2000 shqiptarë dhe 5000 të tjerë jo larg Prizrenit u
masakruan. Shumë fshatrave u ishte vënë flaka, e banorët e tyre ishin
masakruar. Serbët bënë të qartë se
shqiptarët myslimanë duheshin zhdukur dhe çrrënjosur, kurse ata që ishin të
krishterë, të këtheheshin në serbë. Ata,
pra serbët; pohonin se kjo është mënyra
më efektive për ta pastruar e qetësuar Kosovën që më vonë do të quhej ,,Juzhna
Serbija,,
I
nderuar Lugat Isa dhe Gjarpër Hashim, Millosheviqi provoi ta zbatonte të
njejtën metodë për çfarosjen e kosovarëve por nuk lejoi Evropa e Amerika. Nëse
Vuçiqit i vjen në dorë edhe ai e ka gati programin e vitit 1912-13. Dhe ju të
nderuar, me budallakitë tuaja jini të gatshëm që të filloni luftë qytetare si
ajo e vitit 1997 tek mëma Shqipëri dhe ti jepni shansë Serbo-Rusisë që ta bie
në vënd programin e 108 viteve të vjetër.